Connect with us

Lajmet kryesore

Boki 13: Aq sa jam takuar me Janevën, aq jam takuar edhe me Ruskoskën

Published

on

Bojan Jovanovski – Boki 13 sot para gjykatësve ka thënë se po jeton vetëm për ditën kur do të mund të flasë, sepse ishte në shënjestër të një linçimi publik për pesë muaj me radhë për një rast tipik të montuar të quajtur “Zhvatja”.

“Përmes këtij rasti udhëhiqen beteja politike që bien mbi supet e mia. E vërtetë është që unë jam i papunë dhe me një llogari të bllokuar kur me një linçim publik shkatërrohet medium. Paraburgimi më shkatërroi shëndetin dhe përkeqësoi pasojat e dy operacioneve të kryera në spitalin e Jordan Kamçevit”, ka thënë Boki 13, përcjell in7.

Që dikush të ketë ndikim të vërtetë ose të perceptuar duhet të ketë autoritet të vërtetë, dhe e vetmja gjë e vërtetë në këtë rast, siç thekson Boki 13, është se djali i Katica Janeva ishte i punësuar në mediumin e tij – 1TV, duke shtuar se ai me Janevën është takuar aq sa edhe me Ruskoskën, përcjell in7.

“Kjo prokurore ka qenë mysafire në televizionin tim dhe aq sa kam ndenjur në restorant me të pandehurën e tretë, aq jam ulur edhe tani me prokuroren kompetente”, ka thënë Boki 13.

Boki 13 ka bërë thirrje deri tek publiku ndërkombëtar dhe deri tek ambasadat e SHBA-së dhe të Francës që ta ndjekin këtë proces gjyqësor, duke thënë se është i gatshëm që të dëshmojë për gjithçka.

“Do të dëshmoj për të gjithë të involvuarit në këtë ngjarje, do të dëshmoj për organizatorin dhe të gjithë ndihmësit, dhe përmes mbrojtjes sime do të paraqes padi përkatëse”, ka thënë Boki 13.

Më herët, avokati i Bokit 13, Saso Dukovski, ka thënë se nuk ishte e mjaftueshme vetëm të thuhet se ka pasur ndikim të pretenduar, por se duhet të pyesim se si një artist i estradës mund të ndikonte tek një kryeprokuror, duke shtuar se ky rast është i pari në RMV-në, nuk ngrihet në procedurë e tërë gjyqësore vetëm nga një opinion i një prokurori publik.

“Kjo është hera e parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në bazë të një opinioni të prokurorit publik të ngritet një proces i tërë gjyqësor. Por më e rëndësishmja është se çfarë vepre penale është kryer me këtë ndikim të pretenduar, lirimin nga paraburgimi”, ka thënë Dukovski.

Ai gjithashtu ka propozuar edhe një këshilltar teknik, për të përcaktuar origjinalitetin, kohën dhe vendndodhjen e regjistrimeve audio dhe video.

Ai para gjykatës ka theksuar se nga aspekti material nuk mund të udhëhiqet padi penale për pastrim parashë, derisa të vërtetohet vepra penale e parë.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Zudi Enuzi: Higjiena Komunale Shkup me 30 punëtorë në terren, pastron borën dhe akullin

Published

on

By

Shkruan Zudi Enuzi Koka në facebook:

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Continue Reading

Lajme

Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Continue Reading

Aktuale