Connect with us

Lajmet kryesore

ASH: Godina e spitalit në Kërçovë, vendstrehim për qentë endacak (VIDEO)

Published

on

Spitali i Kërçovës funksionon i shkapërderdhur nëpër disa objekte të ndryshme në qytetin e Kërçovës e të ndara në reparte. Ndërtimi i një objekti të ri dhe të përshtatshëm është nevojë imediate për qytetarët e këtij vendbanimi, shkruan in7.

Ndërtimi i këtij objekti kishte filluar qysh para dy dekadave, respektivisht që nga viti 1989/90.

Këtë mision ja dha vetes edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila shumë herë kishte premtuar realizimin e këtij projekti.

Në lidhje me këtë problematikë të ngritur nga in7, sot para godinës së këtij spitali Dega e ASH-së në Kërçovë ka realizuar një konferencë për shtyp.

Nga kjo parti thonë se banorë t Kërcovës për tre dekada po mashtrohen nga pushteti se do të ndërtohet godina e spitalit.

“Të nderuar qytetarë të Kërçovës, të nderuara mediume ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë press të Aleancës për Shqiptarët. Ndodhemi përpara godinës të Spitalit të pa përfunduar, në emër të të cilit banorët e kësaj ane mashtrohen gati 3 dekada duke mos e përfunduar së ndertuari që të jetë funksional. Për të qenë më e dhimbshme dhe dëmprurse për banorët e kësaj ane, ambientet disa metra me larg ku ofrohen shërbimet spitalore godinat datojnë nga vitet e 40 të shekullit të kaluar që përveç se janë të dëmtuara dhe shkapërderdhura nuk posedojn as kushtet minimale bile disa herë janë edhe vendstrehimore për qend endacak, dhe vetë ambienti i spitalit bëhet vatër patogjene nga ku mund të marrësh smundje dhe asesi të shërohesh”, thonë nga ASH.

Afati i paraparë për përfundimin e punimeve ishte viti 2015, por nuk u arrit në ndonjë përfundim konkret, ndaj ASH akuzon partinë shqiptare në pushtet për mos përmbushje të asaj që i është premtuar qytetarëve.

“Vetëm për ta kujtuar BDI-në që spitali i Kërçoves është dashur që të kryhet që në vitin 2015 kur edhe e premtuan si projekt kapital në fushatën e zgjedhjeve të 2013. Që ta vërtetoni se nuk e keni në plan ndërtimin e këtij objekti vetëm ju kujtojm deklaratat e funksionarëve të BDI-se të cilët në çdo fushatë zgjedhore premtonjin vendosjen në funksion të objektit të papërfunduar i cili edhe sot e kësaj dite është në gjendjen e njejt që nga v.2013”, thuhet më tek në reagimin e ASH-së në Kërçovë, duke I kërkuar llogari BDI-së dhe duke i parashtruar disa pyetje.

“Duke e parë moskujdesin për banoret e Kërçovës nga funksionarët e BDI-se, ne si ASH disa here kemi reaguar për spitalin e papërfunduar dhe nevojën imediate për vendosjen në funksion të këtij objekti mirëpo këto reagime kan hasur në vesh të shurdhër nga po të njejtit. Kërçovarët kane nevoje të dine: Edhe sa herë do të duhet që kjo godinë të jetë objekt i tenderimit (fazë e cila është më e përshtatshmja për funksionarët e BDI)? Cila është pengesa e mosnisjes së fazës së dytë të ndërtimit të objektit? Cila është firma e cila ka fituar tenderimin? A është mosmarrëveshja e “pazarit” të tenderimit shkak që akoma rrin pezull vendosja në funksion të godinës? A duhet që kërçovarët të jenë akoma peng i pazareve politike në dëm të shëndetit të tyre? Urojmë dhe shpresojmë që spitali i Kërçovës mos ngeli gjithmon në fazën e tenderimit sepse kërçovarët kanë nevojë për një spital me kushte normale të funksionimit dhe të mund ti kryejn të gjitha trajtimet”, përfundojnë nga Dega e ASH-së në Kërçovë.

Kohë më parë për këtë çështje in7.tv pyeti edhe Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili nuk dha ndonjë përgjigje decide se kur do të jetë gati ky objekt, por vetëm tha se sa të tejkalohen problemet që ka do të fillohet me ndërtimin aty ku ka ngelur.

A.Sh.-in7.tv

 

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Zudi Enuzi: Higjiena Komunale Shkup me 30 punëtorë në terren, pastron borën dhe akullin

Published

on

By

Shkruan Zudi Enuzi Koka në facebook:

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Continue Reading

Lajme

Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Continue Reading

Aktuale