Connect with us

Bota

Sot fillon me punë Komisioni i ri Evropian

Published

on

Tani edhe zyrtarisht – këtë të hënë Ursula von der Leyen ka filluar punën si shefe e Komisionit të Bashkimit Evropian. Ish-ministrja gjermane nuk do ta ketë fare lehtë.

Ajo është dashur të fillojë këtë punë me 1 nëntor, por fillimi është shtyrë për shkak të mos votimit të Komisionit të saj në Parlamentin Evropian. Ursula von der Leyen ishte e gatshme edhe para një muaji, por jo edhe Komisioni i saj. Nominimet u bënë me vonesë, sepse disa prej tyre u refuzuan nga PE. Por Komisioni tani është plotësuar. Në Bruksel u organizua një ceremoni për fillimin e mandatit. Megjithatë atje nuk ka kohë për festime të shumta, sepse sfidat janë tepër të mëdha. Edhe pritjet nga Komisioni janë të mëdha.

Mbrojtja e klimës

Evropa duhet të shndërrohet në një kontinent neutral për klimën deri në vitin 2050. Deri në vitin 2030 duhet të zvoglohet për 55 % lirimi i gazrave të dëmshme. Deri tani synimi ishte 40%. Por von der Leyen nuk do të fusë tatime të veöanta për klimën. Me qëllim që firmat nga vendet e treta të mos dëmtojnë tepër mjedisin, parashikohet të futet edhe një tatim për CO2.

Migracioni

Numri i nëpunësve që do të angazhohen për mbrojtjen e kufijëve të jashtëm të BE do të rritet më shpejtë se sa që ishte planifikuar më parë. Frontexi do të ketë deri në vitin 2024 deri në 10.000 pjesëtarë. Në planet e deritanishme thuhej se kjo shifer do të arrihet deri në vitin 2027. Von der Leyen planifikon edhe një refromë për azilin në BE. Ajo parashikon një shpërndarje të re të obligimeve për migrantët. Duhet të gjendet edhe një “përgjigje e përhershme”, për shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe.

Evropa sociale

Von der Leyen synon një projekt më të suksesshëm për punësimin e të rinjve. Ndërkohë që synon edhe një “rrogë të pranueshme minimale” dhe një siguri për të punësuarit. Kjo do të ndihmonte vendet anëtare në kohën e krizës.

Tregtia e jashtme

Von der Leyen synon që në ödo marrëveshje për BE-në të shënohen edhe obligimet dhe “standardet më të larta” për klimën, mbrojtjen e punëtorëve, luftën kudër punës së fëmijëve… Ajo pretendon të krijojë edhe një autoritet të posaöëm për realizimin e këtyre qëllimeëve.

Brexiti

Marrëveshja me Londrën për Brexitin është për von der Leyenin “zgjidhja më e mirë e mundshme”. Dalja që është shtyrë tre herë, parashiohet të realizohen në fund ta janarit. Por kjo mund të jetë një faktor rreziku për sigurinë, për shkak se kjo mund të dëmtojë edhe punën e Komisionit.

Politika e Jashtme dhe e mbrojtjes

Ish-ministrja e Mbrojtjes kërkon një politikë më të qëndrueshme të jashtme dhe të sigurisë, e cila do të bazohej tek vendimet e shumicës së vendeve anëtare. BE duhet të ketë më shumë të drejta dhe aftësi në sektorin e mbrojtjes. Ajo duhet të mbështetet më shumë “tek muskujt e vet”. Von der Leyen nuk synon krijimin e një “ushtrie evropane” por “ushtrie të evropianëve”, duke shtuar se vendimet për ndërhyrje të rrezikshme duhet të mbeten tek vendet anëtare.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Bota

“Nuk i harrojmë traditat tona, jemi Iuftarak!”/ Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë (Video)

Published

on

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një Iufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Continue Reading

Bota

Pentagoni vendos 8.500 trupa në “gatishmëri të lartë” mes tensioneve në Ukrainë

Published

on

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III ka vënë 8,500 trupa amerikane në “gatishmëri të lartë” për vendosje të mundshme në Evropën Lindore, ndërsa NATO dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, ka bërë të ditur Pentagoni.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e 8.500 trupave do të marrin pjesë në një forcë reagimi të NATO-s që mund të aktivizohet së shpejti, tha John F. Kirby, zëdhënësi i Pentagonit.

Personeli i mbetur do të ishte pjesë e një reagimi specifik të SHBA-së ndaj krizës në thellim, thanë zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes, me shumë gjasa për t’u dhënë garanci aleatëve amerikanë në Evropën Lindore, të cilët kanë frikë se planet e Rusisë për Ukrainën mund të shtrihen në Baltik dhe vende të tjera në të ashtuquajturin krahu lindor i NATO-s.

“Është shumë e qartë se rusët nuk kanë asnjë qëllim për momentin të de-përshkallëzojnë”, tha zoti Kirby në një konferencë shtypi të hënën. “Megjithatë, ajo që bëhet fjalë është siguria për aleatët tanë të NATO-s”.

Njoftimi i zotit Kirby vjen pasi New York Times raportoi të dielën se presidenti Joe Biden po konsideronte vendosjen e disa mijëra trupave amerikane, si dhe anijeve luftarake dhe avionëve, në aleatët e NATO-s në Baltik dhe Evropën Lindore.

Pjesa më e madhe e trupave që janë vënë në gatishmëri më të lartë janë trupa tokësore në detyrë aktive, duke përfshirë brigada luftarake, dhe forcat mjekësore, aviacioni, transporti, inteligjencës dhe mbikëqyrjes me pajisjet e tyre, u tha zoti Kirby gazetarëve.

Continue Reading

Aktuale