Connect with us

Shqipëri

Qendra islamike Shqiptaro-Amerikane në ndihmë të dëmtuarëve nga tërmeti

Published

on

Këshilli i Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane në Çikago në mbledhjen e mbajtur dje ka vendosur që të ndihmojë popullatën e prekur shqiptare nga tërmeti në zonën e Durrësit, Lezhës dhe Thumanës, përcjell in7.

“Në mbledhjen e sotme ( 1 dhjetor, 2019 ) Këshilli i Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane në Chicago, diskutoi gjërë ë gjatë lidhur me situatën e vështirë të popullatës shqiptare në vëndet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Lidhur me këtë kjo kryesi morri këto qëndrime :

1. Vet Qendra si institucion dhuroi shumën prej 50.000 dollarëve,
2. Kryesia e Qendrës, muajin dhjetor e shpalli muaj të aktiviteteve për donacione kryesisht financiare të destinuara për zonat e dëmtuara,
3. Kryesia votoi komisionin financiar i cili brënda një muaji do të raportojë para këshillit.

Këshilli financiar :
– Ilaz Kadriu, kryetar, tel. 847 322 7209
– Vllaznim Sherifi, anëtar, tel.708 516 3587
– Neser Hoxha, anëtar, tel. 773 895 8156
– Sinan Sadiku, anëtar, tel. 630 290 7773
– Imam Ejupi, anëtar, tel. 817 9084978

Këshilli i Qendrës informon të gjithë të interesuarit për të kontribuar financiarish të kontaktojnë anëtarët e komisionit në telefonat e lartpërmendur.

Për çdo donacion financiar, anëtarët e komisionit duhet të lëshojmë dëftesë/receipt.”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Lajme

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

Published

on

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre. /Abcnews/

Continue Reading

Lajme

I riu gjendet me këmbë të ngrira në oborrin e xhamisë

Published

on

Mesditën e së enjtes, është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd një shtetas nga Maroku.

Raportohet se ai u pa aty në gjendje kritike për jetën nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha i cili menjëherë ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit.

Policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin e xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezultonte të ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin e Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore.

Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Edhe pse në gjendje kritike emigranti maroken ka arritur t’iu shprehë mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së Spitalit të Librazhdit.

Ndërkohë rreth orës 15:30 emigranti maroken që u gjend i ngrirë është transportuar për në Repartin e djegieve në Tiranë./Balkan Web/

Continue Reading

Aktuale