Connect with us

Shqipëri

Nga tërmeti katastrofik e deri më tani në Shqipëri ka pasur mbi 1.300 dridhje të tokës

Published

on

Ministria e Mbrojtjes njofton se numri total i pasgoditjeve që është shënuar pas tërmetit të 26 nëntorit është 1376.

Lëkundjet që vijuan pas atij me magnitudë 6.4, ishin shpesh me magnitudë mbi 3.5, transmeton Top Channel, përcjell in7.

Ndërkohë sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur 9 pasgoditje.

Continue Reading

Lajme

Berisha për foton me Enver Hoxhën: Kam pasur miqësi me renë e tij! (Video)

Published

on

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpjeguar foton në të cilën shihet duke buzëqeshur me ish-liderin komunist Enver Hoxha, e cila qarkulloi në rrjetet sociale kohët e fundit.

Berisha tregoi se ka pasur miqësi me renë e Enver Hoxhës, dhe aty ishin me ftesë për një ditëlindje, por thotë se nuk e vizitoi kurrë atë.

“Nuk kam qenë kurrë mjek i Enver Hoxhës. Një mik i imi shumë i mirë ka qenë, Isuf Kalo. Kam pasur miqësi me renë e Enver Hoxhës, Liljana Hoxha, që ishte drejtore e bordit “Revista dhe Shkenca”. Unë si mjek, e mbuloja shëndetësinë në atë revistë. Ka qenë një ditëlindje e njërit prej fëmijëve dhe na kanë ftuar të gjithë stafin e revistës për një kafe dhe Enver Hoxha ka kaluar aty dhe doli të na përshëndeste. Kjo ka qenë e gjithë fotoja. Unë nuk i kam vizituar kurrë. Këtë e ka shpjeguar më së miri gruaja e Enver Hoxhës. Unë nuk i kam plotësuar kriteret për t’u takuar me të”, u shpreh Berisha në “Java Sonte Me Rronin” në KTV.

Continue Reading

Lajme

Meta: Mezi pres t’i kthehem betejave politike, vendi ka nevojë për lidership real

Published

on

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se mezi pret që t’i kthehet “betejave politike” pas përfundimit të mandatit.

Sipas tij, kjo është e nevojshme në “kushtet kur vendi ka nevojë për lidership real”.

“Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi pres të lirohem nga eskorta, automjetet e policisë sa andej e këndej, se nuk i duroj dot më. Mezi pres të bëj më të mirën për këtë popull të mrekullueshëm që ka nevojë për lidership të vërtetë. Zgjedhjet e para, pasi heq këtë kostum të zi, më çojnë në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që shesin ndeshje”, tha Meta i cili ndodhej sot në Korçë.

Ai shtoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të kaluar nuk u fituan por një ndeshje e shitur.

“Nuk ka fitues, por një ndeshje e shitur, para se të fillojë. Ilir Meta nuk është ai që tradhton popullin”, tha ai.

Meta nuk pranoi të komentojë nëse 21 janari që të mos përdoret për qëllime politike.

Më 21 janar të vitit 2011, kur ai ishte në koalicionin qeverisës me Sali Berishën, u zhvilluan protesta të organizuara nga Partia Socialiste, në atë kohë opozitare, ku mbetën të vrarë katër persona, të afërmit e të cilëve edhe sot kërkojnë drejtësi.

Kreu i socialistëve dhe kryeministri aktual Edi Rama asokohe dhe sot fajësoi Sali Berishën, asokohe kryeministër dhe Lulzim Bashën si minister i Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Basha përkujton Rugovën: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi mbetet frymëzim për çdo shqiptar

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten përkujtoi 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një shënim të shkurtër në Twitter, Basha shkruan se Rugova është simboli i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, duke shtuar se përkulet me mirënjohje kombëtare ndaj tij, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne.

Postimi i plotë

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës

Continue Reading

Aktuale