Connect with us

Sport

Largohet nga futbolli i Kosovës, shkak martesa në Gjermani (FOTO)

Published

on

Dardana, skuadra e Ligës së Parë dje ka zhvilluar ndeshjen e fundit këtë edicion në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Por në njoftimin para ndeshjes, kjo skuadër ka shkruar se për sulmuesin, Egzon Huruglica takimi ndaj Ramiz Sadikut do të jetë i fundit për të, pasi pritet të dal jashtë vendi.

Gazeta Olle, gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me sulmuesin Huruglica, i cili ka zbuluar arsyet se përse ka vendosur të largohet nga Kosova.

“Arsyeja pse unë kam vendosur ta lë Kosovën është se jam martuar me një vajzë nga Gjermania, vend ky tashmë të cilin kam zgjedhur edhe të jetoi”, tha fillimisht Huruglica.

Tutje, sulmuesi zbuloi se futbollistin do ta praktikon edhe në Gjermani.

Për fund, Huruglica komentoi edhe edicionin vjeshtor me skuadrën e tij, Dardana.

“Për mua ky gjysmë edicion ka qenë i mirë, kemi pasur shumë lojtarë të transferuar në skuadër dhe kemi pasur paksa probleme deri sa jemi komponuar si ekip. Por, kemi ecur mirë dhe jemi aty ku ka qenë objektivi i klubit”, përfundoi Huruglica.

 

Continue Reading

Sport

Sulmohet autobusi i gjigantit spanjoll, i cili po i dërgonte futbollistët në stadium (Video)

Published

on

Real Sociedadi dhe Athletico Madridit po luajnë aktualisht në kuadër të çerekfinales së Copa Del Rey, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Reale Arena’, kur kanë kaluar 45 minuta lojë, skuadra e Real Sociedadit është duke fituat me rezultat minimal 1-0.

Golin për vendasit e ka realizuar sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj.

Por, para se të niste kjo ndeshje ka ndodhur një incident jashtë stadiumit.

Autobusi i klubit të Atletico Madrid, që po barte futbollistët për në stadium, është sulmuar nga tifozët e Real Sociedadit.

Megjithatë, gjithçka kaloi shpejtë, pasi policia e mori situatën në kontroll dhe takimi filloi me kohë.

Më poshtë gjeni pamje se si tifozët vendas sulmuan autobusin e klubit madrilen./Gazeta inFokus/

Continue Reading

Sport

Henry pritet të marrë drejtimin e ekipit të njohur francez

Published

on

Ditët e Vladimir Petkovic janë të numëruara te Bordeaux.

Ndeshja ndaj Strasburgut do të ishte shansi i fundit për ish-trajnerin e Zvicrës për të shpëtuar kokën.

Drejtuesit po punojnë për disa zgjidhje në rast të zëvendësimit të trajnerit të saj.

Sipas informacioneve të RMC Sport, Thierry Henry është një nga rrugët që konsiderohet për të plotësuar pozicionin nëse Petkoviç largohet.

Continue Reading

Sport

Mike Tyson gjen kundërshtarin e radhës për zhvillimin e një super-meçi

Published

on

By

Mike Tyson gjen kundërshtarin e radhës për zhvillimin e një super-meçi

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Mike Tyson është në bisedime me personazhin e njohur të YouTube, Jake Paul, për të zhvilluar një përballje “shoë” në Las Vegas gjatë këtij viti.

Lajmin e konfirmoi “Sun Online”, që tha se palët kanë kohë që janë në bisedime, një duel që pritet të gjenerojë rreth 40 milionë dollarë.

“Iron Mike”, 55 vjeç, u rikthye në vitin 2020 në ring pas 15 vitesh mungesë, në një duel ndaj Roy Jones Jr, sfidë që u mbyll në barazim.

Ndërsa Jake Paul, 24 vjeç, është 31 vite më i ri dhe ka një rekord prej 5 fitoresh e asnjë humbje në ring.

“Mike dhe Jake kanë kohë që bisedojnë për një duel “shoë” në Las Vegas. Madje kanë një marrëveshje verbale, por janë duke biseduar në lidhje me anën financiare. Të dy sportistët duan një duel që të gjenerojë mjaft fitim”, shkruajnë mediat amerikane.

Continue Reading

Aktuale