Connect with us

Maqedonia e Veriut

Kuvendi do të debatojë për autenticitetin e ligjit për falje

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve sot në takimin e rregullt të së hënës duhet të dakordohen nëse dhe kur Komisioni ligjvënës-juridik do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë kërkesën e LSDM-së për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje.

Qëllimi i interpretimit autentik, sipas parashtruese, është që të pengohen tentimet për shmangien e drejtësisë dhe sigurim të mosndëshkimit për vepra serioze penale, gjegjësisht aktivizim të faljeve të paligjshme të dhëna nga ish-presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa në kontekst të vendimit të mundshëm të Gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e nenit 11 nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje nga viti 2016.

Nga Kabineti i Xhaferit informojnë se kërkesa për interpretim autentik që ka arritur të premten menjëherë është përcjell deri tek deputetët.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska kërkoi interpretim autentik nga Kuvendi, ndërsa grupi i deputetëve i LSDM-së të premten e dorëzoi deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas procedurës kuvedore, kërkesa për interpretim autentik së pari duhet të kalojë përmes sitës së Komisionit ligjvënës-juridik.

Në Komisionin ligjvënës-juridik shumicë nuk kanë as partitë qeveritare, as opozita, por kjo nuk do të thotë se interpretimi autentik i LSDM-së nuk do të marrë mbështetje. Përveç nga LSDM-ja, deputetët e partive më të mëdha BDI dhe VMRO-DPMNE ende direkt nuk kanë thënë në opinion si do të votojnë. Partitë më të vogla parlamentare si PLD, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa theksojnë se nuk mbështesin amnisti.

Ministrja e Drejtësisë Deskoska, të premten e ka ftuar Kuvendin të jep interpretim autentik për nenin 11 të Ligjit për amnisti me qëllim, që siç thuhet, “të pengohen tentimet e përditshme të llojit të ndryshëm për shmangien e drejtësisë dhe sigurimit të mosndëshkimit për vepra serioze penale”.

Pas dy viteve e gjysmë politikë të fuqishme dhe me përgjegjësi, qytetarët filluan t’i ndjejnë përfitimet – janë rritur rrogat, janë zvogëluar harxhimet, ndihmë për kategoritë e rrezikuara, rriten investimet e huaja, ndërsa papunësia është në shkallën historike më të ulët prej 17,4 për qind, thekson mes tjerash kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e sotëm deri te qytetarët. Ai paralajmëron se Qeveria do të vazhdojë të investojë në ekonomi stabile dhe në kapitalin njerëzor.

VMRO-DPMNE është kundër amnistive dhe kundër faljeve. VMRO-DPMNE nuk d të përkrah amnisti dhe falje. Nëse Zaevi vazhdon me planin e tij dhe i zemëron qytetarët, VMRO-DPMNE-ja do të dalë me ta në protesta.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE në një kumtesë me shkrim theksoi se siç po e sheh ai po bëhet aktuale tema me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, brenda natës dhe vetëm disa muaj para zgjedhjeve.

“Kur bëhet fjalë për amnisti si parim dhe sidomos që në krye të Qeverisë kemi dikë që tashmë ka kaluar përmes këtij procesi dhe është amnistuar do të them se jam person që nuk e mbështet faljen si parim”, theksoi Mickovski

Kuvendi, siç theksoi ai, duhet të sjell vendim për interpretim autentik të ligjit.

BDI zyrtarisht nuk u deklarua me këtë qëndrim, por një pjesë e mediumeve duke iu referuar burimeve partiake njoftuan se ato para se të ndërtojnë mendimin e tyre do të konsultohen ekspertë juridikë.

Continue Reading

Lajme

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Published

on

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.

Fqinjët në lagjen Koltuk janë trembur nga forca e zjarrit për shkak të një flake të fortë. Po ashtu, të gjitha shtëpitë e këtij vendbanimi në një pjesë kodrinore janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka qenë shkak për frikë shtesë tek ata nga zgjerimi i mundshëm i zjarrit.

“Rreth orës 19:00 dëgjova një sirenë, dola të shikoja si ishte dhe pashë një flakë. Pashë që këta ishin fqinjët sipër meje, vrapova, pashë tym dhe flakë 15 metra nga çatia lart. Me fqinjët u përpoqëm të ndihmonim me ujin nga cisternat, ju e dini që këtu është specifike për ujin. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, falë tyre, nëse do të vonoheshin pesë minuta, një shtëpi tjetër do të digjej. Nuk pati shpërthim, por u prishën kabllot e rrymës. E gjithë lagjja Koltuk dhe ‘Dva Bresta’ dhe Çarshia e Epërme nuk kanë rrymë”, tha Ivica Gjorgjeski.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës kanë bërë të ditur se janë dërguar katër makina zjarrfikëse për të intervenuar në këtë zjarr./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Kovaçevski: Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë së Përzhinës, dëshmi se shoqëria është më demokratike

Published

on

Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë teknike nga ana e opozitares VMRO-DPMNE, është dëshmia më e madhe se tani jetojmë në një shoqëri demokratike me media të lira, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Nuk ka dëshmi më të madhe nga kjo kërkesë e opozitës për shfuqizim të Qeverisë teknike se kemi shoqëri demokratike, kemi media të lira ku secili ka qasje. Ju, e dini, se më parë, lideri i opozitës nuk kishte mundësi të shfaqej në televizion, kurse tani lideri i opozitës mund që çdo mbrëmje të jetë i pranishëm në çdo televizion nacional”, tha Kovaçevski në intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Ndërkaq, për më 10 shkurt është caktuar seanca ku në rend dite është ndryshimi i Ligjit për qeveri me të cilin parashihet shfuqizim i Qeverisë teknike që del nga Marrëveshja e Përzhinës./TV21/

Continue Reading

Lajme

Ambasadori i BE-së vizitë në Kumanovë, duhet përshpejtuar ndërtimi i deponisë në rajonin lindor

Published

on

Ndërtimi i deponisë rajonale në Shën Nikollë që do t’i shërbejë të rajonit lindor dhe veri-lindor si dhe problemi me ndotjen e ajrit ishin temat kryesore që sot u diskutuan në takimin në Kumanovë mes ambasadorit të BE-së Dejvid Gir dhe kryetarit të Komunës Maksim Dimitrievskit.

“Ky është projekt i realizuar nga një numër më i madh i komunave në rajonin lindor dhe verilindor dhe qëllimi kryesor është mbyllja e deponisë së qytetit “Krasta” dhe ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mbetjeve në këto dy rajone në territorin e Komunës Shën Nikollë, ku Komuna e Kumanovës është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në projekt dhe i gjithi projekti është grant i BE-së”, deklaroi Dimitrievski.

Sipas ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, ky është një projekt kompleks, por realizimi i të njëjtit do të përmirësonte menaxhimit e mbetjeve në të gjithë rajonin.

“Është një projekt kompleks, i cili përfshinë shumë faktorë dhe duhet shumë punë, në këtë moment duhet të fillojmë të punojmë më shpejt dhe të përparojmë me realizimin e saj. Natyrisht folëm për aspekte të ndryshme si ta bëjmë qytetin ekologjikisht të pastër dhe përmirësojmë mjedisin. Ajri i pastër është thelbësor, ne jetojmë këtu çdo ditë, ne thithim atë ajër dhe jemi të lumtur që mund të flasim për të gjitha mënyrat për të cilat BE mund të ndihmojë”, deklaroi Gir.

Gir siguroi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kumanovës, e në veçanti të të rinjve. E kryetari Dimitrievski sqaroi se deri më tani kanë realizuar disa projekte me ndihmën e BE të cilat kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa ka kuadro dhe potencial për realizimin të edhe më shumë projekteve. Ndryshe Kumanovës shumë herë është radhitur ndër qytet më të ndotura në vend, ndërsa problem serioz mbeten deponitë.

Continue Reading

Aktuale