Connect with us

Maqedonia e Veriut

Hetimi i pronës së Jovo Vangellovskit dhe gjykatësve nga “bombat”, 8 muaj të bllokuara

Published

on

“Antikorrupsioni do të kontrollojë pronat e gjykatësve nga bombat”. Ky është titulli me të cilin mediat në mars publikuan se Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit me iniciativë të veten do të kontrollojë të dhënat nga listat anketuese dhe deklaratat për interes për pesë gjykatës nga “bombat”. Kjo u bë e ditur pas raportit të Departamentit të shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin ishin theksuar emrat e gjykatësve për të cilët PSP-ja kishte përgatitur raport special.

Por, ka tetë muaj, kontrolli i pronës së këtyre gjykatësve ka ngecur ndërmjet tre institucioneve. Anëtarët e Antikorrupsionit në një kolegjium me drejtorin e Policisë financiare, Arafat Muaremi dhe prokuroren Villma Ruskoska kanë ra dakord që hetuesit t’i ndihmojnë KShPK-së për të hetuar gjendjen e pronës së pesë gjykatësve.

Por, kur ka ardhur koha për të punuar në terren, Antikorrupsioni ka hasur në pengesë lidhur me kompetencat ndërmjet Policisë financiare dhe Prokurorisë. Raportet për hetimin e pronës së gjykatësve për KShPK, Policia financiare i ka dërguar deri te Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, prej ku kanë pritur urdhëresë për të filluar me aktivitete dhe angazhimin e hetuesve.

Prokurorja Villma Ruskoska për “A1on” thotë se Drejtoria e Policisë financiare mund të veprojë edhe pa urdhëresë speciale nga Prokuroria.

Drejtori i DPF-së, Arafat Muaremi, për “A1on” tha se procesi ka pasur ngecje disa muaj dhe se ato në aspektin hierarkik janë në Prokurori prej ku kishin pritur udhëzime, por shton se problemi është tejkaluar.

Muaremi tha se ata do të verojnë sipas nismës së KShPK, ndërsa nëse vërtetohet se ka elemente për ndjekje penale, do ta njoftojnë Prokurorinë, e cila, në bazë të veprimeve të tyre mund të hape hetim.

Kontrolli i pronës është për kryetarin e shkarkuar të Gjykatës Kushtetuese, Jovo Vangellovski. Sipas raportit të PSP-së, Vangellovski ka ndarë informata të rëndësishme për raste aktive me politikanë lidhur me gjykimet.

Në këtë listë gjendet edhe Gjykatësja e lartë administrative Svetllana Kostova, e cila ishte zënë në bomba duke biseduar me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ku ai i thotë se e ka rregulluar punën që të bëhet gjykatëse, ndërsa ajo ia kthen se do të ketë borxh ndaj tij tërë jetën dhe se do të qerasë për atë. Opozita ngrit aktpadi penale për Kostovën me pretendim se përmes saj Mijallkovi e ka rregulluar provizionin për blerje të pajisjes për MPB-në nga një kompani izraelite me çmime më të larta se ato reale.

Në listën për kontroll është edhe gjykatësja Sofija Llaliçiq, të cilës Mijallkovi ia uron përzgjedhjen për gjykatëse, ndërsa ajo e pyet: “Cilët gjykatës tjerë i rregulluat” dhe e nxitë ish drejtorin e DSK-së që ta zgjedhin Violeta Arnaudovskën, motra e gjykatëses në Supreme, Snazhana Bajllozova, e cila ishte këshilltare në Këshillin gjyqësor. Ajo e zu trenin e fundit dhe, në bazë të ligjit të vjetër, në moshën 53 vjeçe u bë gjykatëse civile edhe pa akademi.

Në listë për kontroll të pronës janë edhe ish kryetarja e Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska, e cila e informon Lençe Samarxhiskën, sekretare e Nikolla Gruevskit, se do të publikonte shpallje për gjykatës. KShPK paralajmëroi kontroll edhe për ish kryetarin e Gjykatës themelore në Shkup, Vlladimir Pançevski, të cilin Këshilli gjyqësor e pezulloi për abuzimin me AKMIS-sistemin dhe për atë ka ngritur aktakuzë.

Në raportin e Departamentit të shtetit ishte theksuar se në periudhën 2011 deri 2015 katër gjykatës kishin qenë të përfshirë në “shkelje flagrante të integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe abuzime”.

Ndërkohë, prokurorja Villma Ruskoska paralajmëroi hetim financiar për gjykatësit të cilët e liruan Katica Janevën në paraburgim shtëpiak.

BURIMI: A1on

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale