Connect with us

Lajme

ASH: Falja e presidentit Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund të vlejë

Published

on

Përpjekjet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas gjykatësve të të cilës duhet të ndryshohet neni 11-a i cili i mundëson presidentit të shtetit të tërheqë tashmë vendime të miratuara për falje, gjegjësisht për rastin në fjalë të të gjithë të akuzuarve nga bisedat e përgjuara, respektivisht nga rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike, qojnë drejt një sistemi gjyqësor të një anshëm.

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj të gjitha zbrazëtirave juridike të cilat shfrytëzohen për manipulime, njëjtë si kjo e fundit nga ku kontestohet tërheqja e vendimit për falje e ish presidentit Gjorge Ivanov.

Kujtojmë se, falja e vitit 2016 u vlerësua si jo kushtetuese në rend të parë pasi që personat të cilët Ivanov vendosi t’i falte nuk ishin të dënuar por vetëm të akuzuar. Në bazë të kërkesave të fundit të Gjykatës Kushtetuese duhet të kontestohet edhe falja e Ivanovit njëjtë sa mundësia për tërheqjen e vendimit që do të kishin rezultatin e njëjtë.

Gjithashtu kujtojmë se, falja në fjalë u tërhoq nga vetë presidenti Ivanov për shkak të jo kushtetutshmërisë dhe presionit që iu bë për këtë arsye, qoftë nga opinioni, faktori ndërkombëtar apo edhe njohësit e mirë të kësaj fushe!
Nga kjo mund të konstatojmë se Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se falja e presidentit Ivanov nuk mund të vlejë qoftë vendimi i tij i revokueshëm apo i pa revokueshëm, për arsyet që i cekëm paraprakisht.

Aleanca për Shqiptarët do të shfrytëzojë gjithë fuqinë e saj që personat që me vite të tëra kanë mashtruar dhe vjedhur popullin, duke dëmtuar buxhetin e shtetit të dënohen!

Aleanca për Shqiptarët,
02.12.2019

Continue Reading

Kosovë

Qytetari: O bre ja honksha zemrën Albinit, se pak e ka shtrenjtu rrymën sa është dashtë, shumë bre e du (Video)

Published

on

Vendimi i Qeverisë për rritje të rrymës duket se ka gjetur mirëkuptim tek disa prej qytetarëve. Një person ka thënë se rryma ka është dashur të shtrenjtohet më shumë dhe ka shtuar se e do shumë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Një qytetar ka thënë se është bërë shumë mirë kur është pyetur për vendimin për shtrenjtim të rrymës.

“Pak e ka shterju duhet ma shumë. Po kqyrin mu nxjerr. Ska aty. Shumë e respektoj dhe e du Kurtin shumë që i ka shti në burg. E arsyeshme, e paarsyeshme. Pak ka shti në burg se kanë vjedh që 20 vjet. Edhe me mi qit këto fjalë. Cili televizion jeni. Me mi qit edhe me thonë shumë mirë se e dua shumë dhe e respektoj shumë. O ja hongsha zemrën”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Continue Reading

Lajme

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

Published

on

Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europaine”, u shpreh përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrel./Dosja.al/

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Aktuale