Connect with us

Kosovë

Arrestohet një grua në Mitrovicë, ecte me flamurin serb në dorë (VIDEO)

Published

on

Një qytetare serbe është arrestuar nga autoritetet kosovare pasi u kap duke ecur me flamurin serb në territorin kosovar.

Mësohet se gruaja po kalonte me flamurin serb nga Mitrovica Veriore drejt Mitrovicës Jugore.

Në videot e publikuara në mediat sociale serbja shihet me flamur në dorë ndërsa shoqërohet nga autoritetet kosovare.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Kosovë

Kosova blen 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga SHBA-ja

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruan Shephardmedia, FSK-ja do të marrë pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS”, që janë të prodhuara nga AeroVironment, përmes programit FMs, transmeton Klankosova.tv.

Ofertuesi i vetëm AeroVironment duhej të përfundonte punën për kontratën prej 11.01 milionë dollarësh më 25 janar.

Kosova ka porositur 40 njësi gjithsej, bazuar në një kosto të vlerësuar për njësi prej 215,000 dollarë.

Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Mund të qëndrojnë në ajër deri në gjashtë orë.

Trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur Puma LE për misionet e mbikëqyrjes kufitare.

Continue Reading

Kosovë

Protestë kundër masave anticovid të qeverisë së Kosovës, vihen nën hetim dy qytetarë

Published

on

By

Dy banorë të Kukësit janë vënë nën hetim pasi një ditë më parë organizuan protestë në Pikën Kufitare të Morinës.

64-vjeçari dhe 37-vjeçari akuzohen për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit

të mjeteve të transportit”, pasi protestuan për rregullat anticovid të vendosura nga qeveria kosovare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve”, sipas policisë.

Prej të shtunës, banorët e Kukësit që duan të hyjnë në Kosovë po kthehen për shkak të mungesës së dozës së tretë të vaksinës.

Kjo i revoltoi qytetarët e të hënën organizuan protestë në pikën kufitare në Morinë, pasi sipas tyre është e padrejtë të mos lejohen të kalojnë kufirin pa dozën e tretë të vaksinës.

Banorët e Kukësit bllokuan edhe korsinë e automjeteve që hynin në Shqipëri me arsyetimin se edhe qytetarëve të Kosovës iu duhen tri doza për të hyrë në Shqipëri.

Sipas qeverisë kosovare, të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të kenë tri doza të vaksinës ose dy doza të vaksinës e testin PCR, masa që janë të vlefshme deri më 4 shkurt. Kjo masë e Kosovës është kundërshtuar edhe nga Maqedonia e Veriut./Top Channel

Continue Reading

Aktuale