Connect with us

Sport

“Topi i Artë” për Lionel Mesin, zyrtarizimi nesër

Published

on

Lionel Mesi nga Barcelona është shpallur futbollisti më i mirë në vitin 2019 në zgjedhjen e “Frans Futball”-it, ndërsa si dëshmi, në opinion u paraqit edhe një fotografi me numrin e votave, të cilët i kanë marrë dhjetë më të mirët.

Zyrtarisht ndarja e “Topit të Artë” do të vendoset në ceremoninë solemne. Sipas fotografisë ku shihen pikët, Mesi është i pari, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e mbajnë futbollistët e Liverpulit, Virxhil Van Dajk, respektivisht Mohamed Salah.

Portugezi Kristiano Ronaldo nga Juventusi është vetëm i katërti, dhe për këtë shkak paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në ceremoninë. I pesti është Sadio Mane nga Liverpuli.

Për Mesin ky do të ishte çmimi i gjashtë “Topi i Artë” në karrierë dhe do të ketë një më shumë se Ronaldo.

Continue Reading

Sport

Ibrahimovic bind yllin e Juventusit të transferohet te Milan

Published

on

Dejan Kulusevski duket se do të qëndrojë në Serie A dhe nëse largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar.

Suedezi është duke luftuar për të performuar në Juve dhe ai është lidhur me një largim në janar nga klubi.

Arsenal dhe Tottenham janë të lidhur për transferimin e tij.

Megjithatë, “Todofichajes” pretendon se ai ka shumë të ngajrë të përfundojë te Milan për gjysëm e dytë të këtij sezoni.

Raporti thotë se ai ka folur me Zlatan Ibrahimovic, i cili është bashkëkombësi i tij dhe sulmuesi veteran e ka bindur atë të bashkohet me skuadrën e Stefano Piolit.

Raportohet gjithashtu se të dy klubet janë takuar dje dhe ata vetëm duhet të bien dakord nëse ai do të qëndrojë në huazim te Milani për gjashtë muaj apo 18 muaj me një klauzolë që i detyron ata ta transferojnë suedezin në një marrëveshje të përhershme./Arbresh.info/

Continue Reading

Sport

Cristiano Ronaldo pranon çmimin golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Dubai (Video)

Published

on

Cristiano Ronaldo mori çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Globe Soccer në Dubai Expo 2020 sot.

Ronaldo ka shënuar gjithsej 803 gola gjatë karrierës së tij deri më tani. Ronaldos iu dorëzua çmimi gjatë pushimeve në Dubai në Al Wasl Plaza.

36-vjeçari u përshëndet nga qindra mbështetës të cilët kishin dalur për të takuar lojtarin e tyre të preferuar.

Ronaldo po kalon pushimet në Dubai me familjen e tij.

Continue Reading

Sport

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Portugali

Published

on

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e ka nisur vitin 2022 si kampione. Ajo e ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.

Në finale ajo e mposhti me ippon kroaten Ana Viktorija Puljiz.Xhudistja kosovare ka zhvilluar garën në kategorinë 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të marrë medaljen e artë.

Continue Reading

Aktuale