Connect with us

Shqipëri

Momenti i sikletshëm, Rama shtyn Braçen: “Ik andej, mos më rri mbrapa” (VIDEO)

Published

on

Shpeshherë momente të sikletshme janë publikuar në rrjet ku politikanët kanë treguar një anë tjetër tyre përvec asaj të kuruarës përballë mikrofonit.

Një video është publikuar këtë herë ku duket Kryeministri që shtyn numrin 2 të qeverisë, Erion Bracen.

Në mesin e kësaj dhimbjeje, duket se qeveria e ka mendjen që të ruajë imazhin dhe formën sesi paraqitet të publiku.

27.al shkruan se Kryeministri Edi Rama shtyu Bracën dhe iu drejtua me fjalët “Ik andej, mos më rri mbrapa”.

Momenti i sikletshëm ka ndodhur në Lezhë.

Continue Reading

Lajme

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Published

on

By

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka reaguar ndaj kritikëve që ia përmenden heroin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në ditën kur për vizitë në Shqipëri ishte presidenti turk, Erdogan.

Rama thotë se ‘shumë prej komentuesve dje e mësuan se ishte 17 janari dita e vdekjes së Skënderbeut’.

Ai thotë se këto reagime janë si ajo shprehja “për inati të vjehrrës shkoj e fle me mullinxhinë’.

“Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”. Po shokë ama, natyrisht!/Periskopi

Continue Reading

Lajme

Duma: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD

Published

on

By

Duma: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD

Deputetja Grida Duma dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë shvilluar një takim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH-së.

Duma ka folur edhe për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu dhe situatën aktuale të partisë. Deputetja foli edhe për ish kryeministrin Berisha, për të cilin thotë se s’ka mjerim më të madh që nxjerr 5 njerëz kundër Partisë Demokratike.

“Ne kemi forcën e argumentit, jo forcën e dhunës”, shton më tej Duma

“Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditën se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet. E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët?

Unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që ne kemi. Sfida më e madhe që kemi, është që durimi, forca e argumentit dhe logjika, të jetë ajo që do të triumfojë si forcë, jo si dobësi. Dhe është më e madhe forca e durimit dhe e vetëpërmbajtjes, se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron, veçse nuk shikon dhe është errësuar në gjithçka. Në arsyetim dhe në gjithçka. Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledh 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet. Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes”, tha Duma.

Continue Reading

Bota

“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”- Erdogan poston fotot nga vizita në Shqipëri

Published

on

By

“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”- Erdogan poston fotot nga vizita në Shqipëri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duket se është ndjerë mjaft mirë gjatë vizitës në Shqipëri. Në mbyllje të vizitës, në llogarinë e tij në Instagram u postua një galeri me foto, me një përshkrim në shqip: “Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”.

Dita e Erdoganit në Shqipëri nisi me dorëzimin e çelësave të shtëpive të reja për banorët e Laçit, të cilët i kishin humbur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në total Turqia kontribuoi për ndërtimin e 522 banesave të reja, për një kosto prej 42 milionë eurosh, siç tha vetë presidenti turk. Në Laç, sheshi kryesor i qytetit mori gjithashtu emrin e Erdogan, si vlerësim për ndihmën e Turqisë.

Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe protokolleve mes dy qeverive, Erdogan mbajti edhe një fjalim në kuvendin e Shqipërisë, ku kërkoi që të luftohej shtrirja e organizatës “Hizmet” e klerikut Fetullah Gulen, e quajtur organizatë terroriste (FETO) nga ana e Turqisë.

“Rrezikoni që të përsëritet në Shqipëri, ajo që ndodhi në Turqi”, ishte mesazhi i Erdogan për ligjvënësit shqiptarë, duke kujtuar përpjekjen për grusht shteti të vitit 2015 në vendin e tij, që sipas autoriteteve turke u orkestrua nga Gulen.

Vizitën në Shqipëri, Erdogan e mbylli me përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, të restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim.

Në sheshin “Skënderbej” Erdogan u prit nga disa qindra mbështetës të tij, të ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut e Kosova, të cilët mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Continue Reading

Aktuale