Connect with us

Shqipëri

‘Kam 5 ditë pa gjumë, s’do fle këtu’, Rama batuta në Kënetë

Published

on

Kryeministri Edi Rama bashkë me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca dhe me ekspertët francezë kanë vizituar disa banesa në zonën e ish-Kënetës në Durrës duke parë nga afër dëmet në banesat e tyre.

Gjatë komunikimit me ekspertët francezë Rama tha se duhet dhënë më shumë siguri dhe besim te banorët duke evidentuat problemet që kanë banesat e tyre.

Rama: Është shumë e rëndësishme sepse siç e dini, sepse për të gjithë ka probleme. Është e rëndësishme për të dhënë më shumë besim dhe siguri. Duhet ndarë se çfarë problemi kanë banesat e tyre.

Eksperti francez: Të gjithë duhet të dalin jashtë banesave. Në këtë pjesë duhet të qëndrojnë vetëm inxhinierët.

Më pas Rama vizitoi një familje në zonën e Kënetës duke shkëmbyer edhe disa batuta me të zonjën e shtëpisë.

Rama: Kam pesë ditë pa gjumë, nuk do fle këtu. Nuk kemi ardhur për të fjetur. Të gjithë nga Gramshi keni ardhur, sa frikacakë qenkeni ju nga Gramshi. Do më kërkosh punë shteti tani ti.

Banorja: Jo më dua një punë të punoj, në market atje.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Lajme

“Rrëmbehet” avioni në Rinas, shihni pamjet nga aksioni i ndërhyrjes së forcave RENEA (Foto)

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndoqi nga afër, në Rinas, stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, për rastet e pengmarrjes së avionëve.

Prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit (TIA), Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cenuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Në fund të stërvitjes, Drejtor Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

Nano: “Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.

Përfaqësuesit e TIA-s kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për miratimin e kësaj stërvitjeje dhe kanë vlerësuar përgatitjen profesionale të punonjësve të Repartit Special RENEA.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale