Connect with us

Shqipëri

Ja si Ben Blushi dhe Top Channel “kryqëzuan” kryebashkiaken e Durrësit

Published

on

Mbrëmjen e djeshme qarkulloi në rrjet intervista e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, për televizionin Top Channel.

Sako bëri një deklaratë shokuese lidhur me viktimat që la pas tërmeti duke u shprehur: Për hirë të vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për asye se në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima.

Kjo deklaratë e Sakos gjatë intevistës nuk u ndoq dhe nuk u dënua në moment nga gazetarja e cila po intervistonte.
Më pas ishte gazeta Shqip, po pjesë e Top Medias e cila ripublikoi videon e cila bëri xhiron e rrjetit mbrëmjen e djeshme.

Ky është një skenar alla Ben Blushi ka “dëshmore” një kryebashkiake të PS.

Deklarata e Sakos ngjalli reagime të ashpra nga njerëz në radhët e politikës por edhe nga njerëz të thjeshtë të cilët e kryqëzuan me komente negative.

Ndërkohë pas publikimit të videos, Sako iu hakërrye publikuesve, duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti.

“Në vend që të kontribuojnë për familjet në nevojë, ka nga ata që i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkëputur fjalë nga konteksti dhe për t’i shtrembëruar ato”, tha Sako.

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiakja Sako ka vendosur të japë dorëhqejen nga detyra.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, thuhen në njoftimin e Sakos.

Continue Reading

Lajme

E rëndë në Elbasan, humb jetën 32-vjeçari, ishte vaksinuar dje me “Pfizer”

Published

on

Një 32-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme.

Sipas “FaxNews” Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku.

32-vjeçari ditën e djeshme kishte marrë dozën e vaksinës “Pfizer”, për tú mbrojtur nga Covid.

Sipas informacioneve paraprake i riu mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Continue Reading

Lajme

Meta: Mora garancinë nga Balla, më tha se janë gati për zgjedhje në çdo kohë

Published

on

Presidenti i Republikës Ilir Meta të mërkurën u takua në Presidencë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me Ballën, Meta tha se mori garancinë se Partia Socialiste është gati për zgjedhjet e pjesshme vendore në çdo kohë.

Presidenti sqaroi se nuk ka pasur ftesë nga ana e tij për asnjë parti për tu konsultuar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore, por se takimi me zotin Balla u zhvillua pasi ai është përfaqësuesi i shumicës në Kuvend, dhe ai duhej të sigurohej se shumica nuk do i bojkotonte zgjedhjet.

Meta tha se dy janë mundësitë kur mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore,27 shkurti ose 6 marsi.

“Nuk ka patur ftesë zyrtare për asnjë parti për konsultime. Për të zgjidh këtë çështje ju i dini iniciativat e mia zyrtare si me KQZ , si me qeverinë dhe kuvendin dhe në të gjitha veprimet që kam bërë . Do ketë një komunikim zyrtar sot, nëse do të kisha ftese për partitë , nuk kishte ftesë të as për PS , se do ja kisha çuar kryetarit, por ka patur një kërkesë informale, për një konsult me kryetarin e shumicës në Kuvend, zoti Balla, meqë kemi pat disa dilema të interpretimit të datës së zgjedhjeve. Në gjykimin tim , besoj duhet të jepja një sqarim me Ballën si përfaqësues i shumicës në kuvend për një mendim të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që çdo ditë më shumë për ta do të ishte ndihmuese”, tha ai.

Më tej, Presidenti theksoi se mori garanci nga Balla se socialistët janë gati në çdo kohë për zgjedhje dhe se e mirëkuptojnë këtë gjë.

“Nuk ka pasur konsultim me partitë , por me përfaqësuesin e shumicës në kuvend që të mos kishim polemika me shumicën. Tani ose 27 shkurti ose 6 marsi, janë si data, KQZ është e rëndësishme se ajo të merret me këtë proces“, tha Meta.

Dy ditë më parë, Meta i dërgoi një shkresë zyrtare Kryeministrisë, duke i kërkuar informacion mbi numrin e Bashkive të mbetura pa kryetar.

Kjo letër vjen pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

“Kush janë saktësisht ato njësi vendore në të cilat përgjatë kësaj periudhë 30 qershor 2019-janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkisë u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, nënvizon Presidenca.

KQZ-ja, përmes një shkrese zyrtare, i ktheu më herët përgjigje presidentit Meta, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Meta kishte kërkuar informacion nga KQZ-ja në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të Bashkive.

Në përgjigje, KQZ shkruan se, Bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se, nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar janë ato të Shkodrës, Vorës, Durrës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjës.

Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Continue Reading

Lajme

Prindërit e çuan me urgjencë në spital, zbulohet shkaku u vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

Published

on

By

Prindërit e çuan me urgjencë në spital, zbulohet shkaku u vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, një vajzë rreth 3 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Burime bëjnë me dije se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët.

Kujtojmë se në një prononcim për media, babai i të miturës, Agim Islami, tregoi se vajza kishte ditë që ishte sëmurë. Në një vizitë që i kishin bërë para disa ditësh mjeku i kishte thënë se ishte virozë dhe i kishte dhënë ilaçe. Sipas babait, mbrëmë 3-vjeçarja ishte bërë keq dhe e çuan me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë./albeu.com

Continue Reading

Aktuale