Connect with us

Lajme

Elvis Naçi i thotë në sy Ramës: Nëse nuk ka transparencë, unë dhe Marin Mema ikim nga tryeza

Published

on

Imami Elvis Naçi ishte në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

Por, nga ana tjetër, imami u shfaq i prerë se nëse kjo fjalë dhe të tjerat dhënë në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit nuk do të mbahen, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

Më tej, duke zbuluar shumën që është mbledhur deri më tani prej tij, ai theksoi se ka dëshirë të shohë edhe fondin e qeverisë.

Naçi: Kemi mbledhur rreth 2 milionë euro, dhe besoj që shifra do të rritet. Kam qejf të shoh sa janë mbledhur nga fondi i qeverisë.

Rama: Meqë më sfidove, po të përgjigjem. Natyrisht, do ishte mirë që fondet të bashkohen. I gjithë ky fond është një, pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme.

 

Balkanweb

Continue Reading

Lajme

Nën frikën e rrëzimit, Krivokapiq merr kompetencat ministrore

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më 24 janar mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, hoqi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq nga kreu i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe largoi nga drejtuesi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ministrin e Jashtëm, Gjorgje Radulloviq.

I pyetur se çfarë dëshiron që të arrijë me shkarkimin dhe heqjen e kompetencave të ministrave, Krivokapiq tha se është “e papranueshme që Qeveria të rrëzohet nga brenda”.

Teksa mori pjesë në një panel diskutimi për mediat në Podgoricë më 25 janar, ai tha se në Mal të Zi po zhvillohet një “grusht-shtet”, por nuk dha më shumë detaje për këtë temë.

Më vonë, Krivokapiq deklaroi për gazetarët se ministri i Jashtëm, Radulloviq për një kohë të gjatë kishte punuar kundër Qeverisë aktuale.

“Unë nuk e kam ngritur çështjen e shkarkimit të asnjë ministri, edhe pse tani shihet shumë qartë se kush ka punuar për kë”, tha Krivokapiq, duke shtuar se pret që ministra të tillë të japin dorëheqje.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, heqjen e kompetencave të ministrave dhe shkarkimet e mundshme i vlerësoi si reflektim të pafuqisë.

“Me Qeverinë do të përfundojë gjithçka në datën 4 shkurt. Nëse mendojnë se ndryshimet i kontribuojnë situatës, nuk ka asnjë problem për mua. Por, nëse dikush do të prekë rendin kushtetues, veçanërisht atë të sigurisë, të provokojë trazira në Mal të Zi apo shpërthen nacionalizmin, do të ketë përgjigje adekuate në të njëjtën sekondë”, tha Abazoviq.

Partia e Abazoviqit, Lëvizja Qytetare URA, së bashku me parti të tjera, ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Krivokapiqit. Për këtë mocion do të votohet në Kuvend më 4 shkurt.

Në përgjigje të mocionit, Krivokapiq i ka kërkuar Kuvendit që të mbajë seancë më 3 shkurt për shkarkimin e Abazoviqit nga posti i zëvendëskryeministrit, por edhe për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, që t’i hapet rruga shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviq ka propozuar krijimin e një qeverie të pakicës. Ndërkaq mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e partisë pro-serbe Fronti Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, që mban postin e zëvendëskryeministrit./REL/

Continue Reading

Bota

“Nuk i harrojmë traditat tona, jemi Iuftarak!”/ Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë (Video)

Published

on

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një Iufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Continue Reading

Lajme

Kroacia kundër Biden: Nuk do të dërgojmë asnjë ushtar në Ukrainë!

Published

on

Presidenti kroat ka habitur opinionin, duke dalë me qëndrim për situatën në Ukrainë, që nuk korrepsondon me qndrimin e shumë vendeve tjera anëtare të NATO-s. Në një pres konferencë, presidenti Zoran Millanoviq ka thënë se në rast se fillon konflikti në Ukrainë, ai d të japë urdhër për tërheqjen e gjithë ushatërve kroatë.

I pyetur se si e komenton konfliktin në Ukrainë, Milanoviq madje është përgjigjur se nuk din për konflikt të tilë.

“NATO po e përforcon prezencën e vetë, ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë. Nëse vjen deri te eskalimi, do të tërhiqmi deri në ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me Ukrainën, por ka të bëjë me politikën e Bajdenit, unë shoh sjellje joparimore dhe të rrezikshme. Ekzistojnë mënyra se si mund të shpëtohet Ukraina, së paku 99 ër qind, e ajo është ndhma ekonomike”, tha Millanoviq.

Continue Reading

Aktuale