Connect with us

Lajme

Doris Pak: Vendimi i Makronit, i pakuptimtë

Published

on

Doris Pak për MIA-n: Pas gabimit të Makronit, nevojitet diçka konkrete për njerëzit nga Ballkani Perëndimor

Ish eurodeputetja gjermane Doris Pak, në deklaratë për MIA-n thotë se presidenti francez Emanuel Makron ka bërë gabim në kundërshtimin e tij për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se njerëzve nga Ballkani Perëndimor duhet t’u ofrohet diçka konkrete, që ata të ndjehen si evropianë.

Doris Pak, e cila konsiderohet si njohëse e mirë e rrethanave në Ballkan, vlerëson se “jo” franceze, më saktë vendimi i presidentit francez Emanuel Makron, ka qenë i pakuptimtë.

“Ajo ishte ‘jo’ e pakuptimtë, ajo ishte ‘jo’ nga dikush që nuk e njeh rajonin. Nuk e di pse zotëri Makroni e ka bërë atë. Çdoherë them se kjo është si: ‘Unë jam mbreti dhe atë që e them është e vërteta’. Por, me këtë ai la mundësi që forca tjera të vijnë në rajon, dhe ata janë veçmë këtu. Ata janë pas perdes, por ata  janë këtu. Ata janë rusët, kinezët, Erdogani…Ata nuk dëshirojnë demokraci aty, ata dëshirojnë të fitojnë para ose të krijojnë probleme për Bashkimin Evropian. Ky vendim ishte me të vërtetë i marrë. Për fat të keq ai është president i vendit të madh dhe sipas meje ai menjëherë kuptoi se ka gabuar me vendimin e tij dhe për këtë shkak ai e ka bërë dokumentin me shtatë pikat për ndryshim të procedurës së negociatave”, thotë Doris Pak.

Ajo është kundër dokumentit francez prej shtatë pikave dhe kërkon zgjidhje të re, të cilën qytetarët e vendeve nga Ballkani Perëndimor do t’u mundësojë të ndjehen si evropianë.

Ish deputetja gjermane shton se për këtë do të flasë me kryetaren e sapozgjedhur të Komisionit evropian.

“Në do të flasim me Ursula fon der Lejen dhe jemi të vendosur të gjejmë mundësi të re, t’u jepet mundësi e re Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bëj dallim mes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, pasi në Shqipëri politika është katastrofike dhe duhet të bëhet shumë. Për këtë shkak Bundestagu e solli vendimin e vet”, tha Doris Pak.

Megjithatë, ajo kërkon që edhe politikanët nga vendet e rajonit të punojnë në interes të qytetarëve të tyre.

“Mbetet edhe shumë të bëhet, por njerëzit në Shqipëri, Serbi, si dhe në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për politikë, e cila i ka si prioritet qytetarët dhe interesat e tyre, e jo xhepat e tyre personale”, thotë Doris Pak në deklarata dhënë për MIA-n.

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale