Connect with us

Foto

Aksion i FRASH ndaj Bujar Osmanit/ Ja kujtojnë “Plakun e Llojanit” (FOTO)

Published

on

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët apo siç njihen ndryshe me emrin FRASH, kanë realizuar sot një aksion në vendkalimin kufitar Llojan – Miratoc. Sipas tyre, zëvendëskryeministri Bujar Osmani kishte premtuar se ky kufi do të fillojë të funksionojë prej datës 28 Nëntor. Por më tej, i njëjti kishte thënë se nga ana e Maqedonisë së Veriut është bërë gati gjithçka, ndërsa vonesat ndodhin për shkak se shteti i Kosovës nuk është gati në këtë drejtim. 

Sipas Osmanit kanë qënë problemet me lidhjen e internetit që e kanë vonuar këtë proces, ndaj ai kërkoi mirëkuptim edhe për ca ditë, me qëllim që autoritetet e Kosovës të kryejnë të gjitha përgatitjet teknike, përcjell in7.

Me këtë deklaratë ka ironizuar Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët, duke thënë se ditët e BDI-së dhe Bujar Osmanit, bëhen muaj dhe vite.

“Edhe pak ditë – tha Bujar Osmani, mirëpo si zakonisht ditët e tyre bëhen muaj e vite. Përgjigja më adekuate ndaj premtimeve boshe të BDI-së vazhdon të mbetet ajo e plakut të Llojanit. Rrofsh sa malet bacë e poshtë demagogët”, shkruhet në faqen zyrtare të FRASH-it, mbi fotografitë e publikuara nga aksioni i sotëm.

Të rinjtë e Aleancës kanë ngjitur fotografi me mbishkrime nga “plaku i Llojanit”, personazh i njohur në rrjetet sociale./in7.tv/

Facebook :  Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët – FRASH 

 

Facebook :  Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët – FRASH 

 

Facebook :  Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët – FRASH

 

A.H

Continue Reading

Foto

U akuzua për tradhti, Alvisa del me një reagim të gjatë – ja çfarë thotë për Bashkimin

Published

on

By

Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarjen me Bashkimin, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram, ajo ka mohuar një gjë të tillë, sipas saj koha do të vërtetojë çdo gjë.

Ndërsa thekson se e vlerëson Bashkimin dhe s’do ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç ka deklaruar edhe Bashkimi për Alvisën.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Foto

“Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – Sot 22 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Published

on

By

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi.

Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – shkruante Yllka.

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale