Connect with us

Lajme

Zaev: Kemi arritur shkallën më të ulët të papunësisë

Published

on

Zaev: Gjatë dy viteve e gjysëm të fundit kemi rritje më të lartë të rrogave dhe numër rekord të vendeve të punës

Pas dy viteve e gjysmë politikë të fuqishme dhe me përgjegjësi, qytetarët filluan t’i ndjejnë përfitimet – janë rritur rrogat, janë zvogëluar harxhimet, ndihmë për kategoritë e rrezikuara, rriten investimet e huaja, ndërsa papunësia është në shkallën historike më të ulët prej 17,4 për qind, thekson mes tjerash kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e sotëm deri te qytetarët. Ai paralajmëron se Qeveria do të vazhdojë të investojë në ekonomi stabile dhe në kapitalin njerëzor.

MIA në vazhdim e transmeton në mënyrë integrale kumtesën dhe videon nga fjalimi i kryeministrit Zaev.

A mund dy vjet e gjysmë të jetë më shumë dhe më mirë se 11?

Po, mund, posaçërisht nëse për dy vite bëni më shumë dhe më mirë për ekonominë e brendshme, në krahasim me 11 vitet e kaluara.

Për dy vite e gjysmë, qytetarët filluan t’i ndjejnë përfitime në ekonomi përmes rritjes së pagave, përmes uljes së shpenzimeve, përmes masave për kthim të mjeteve dhe përmes ndihmës që e siguruam për kategoritë e rrezikuara.

Ekonomia matet me numra!

Për dy vite, kjo Qeveri nënshkroi 34 marrëveshje të reja për investime të huaja dhe të brendshme. Prej tyre, 12 fabrika janë ndërtuar dhe 22 fabrika janë proces të ndërtimit.

Kjo është shumë më tepër se periudha ‪2013-2017‬, kur u nënshkruan 7, përkatësisht 9 marrëveshje për përkrahjen e ndërtimit të fabrikave, ndërsa janë hapur 6, respektivisht 7 fabrika.

Rriten investimet e huaja!

Në periudhën mes vitit ‪2017-2019‬ kemi 741 milionë investime të drejtpërdrejta të huaja. Për dallim nga ky rekord në investime të huaja, në periudhën ‪2013-2015‬ kishim 457 milionë investime të huaja, ndërsa nga ‪2015-2017‬ kishim 555 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja

Këto investime janë rezultat i disa faktorëve si tejkalimi i krizës politike, zgjidhja e kontesteve me fqinjët dhe politikë përgjegjëse ekonomike.

Kushtet e mira për investitorët e huaj dhe të brendshëm si dhe masat aktive për punësim kanë hapura 54.000 vende të reja të punë. Në periudhën ‪2013-2015‬ ka pasur vetëm 21.000 vende të reja të punës.

Sot kemi arritur shkallën më të ulët historike të papunësisë prej 17,4 për qind.

Vlerësoj se më e rëndësishmja për të rinjtë është të sigurojmë punë mirë të paguar dhe cilësore, e cila do të nxit të mbeten në shtëpi.

Paga mesatare u rrit për 2.297 denarë gjatë këtyre dy viteve, për dallim nga rritja prej vetëm 821 denarë gjatë Qeverisë së kaluar.

Nisëm rritje të re të pagës prej 14.500 denarë. Gjatë kohës së Qeverisë së kaluar paga minimale ishte vetë 9.000 denarë.

Në fillim të këtij viti arsimtarët kanë rritje të pagave, mjekët dhe personeli mjekësor kishin rritje të pagave ashtu si ushtarët, policët dhe zjarrfikësit.

Më në fund kemi vend stabil dhe të sigurtë me ekonomi të zhvilluar, e cila mund të shkojë vetëm përpara!

Rezultatet janë të dukshme dhe për këtë shkak do të vazhdohet të investohet në ekonomi të fuqishme dhe stabile, si dhe në kapitalin njerëzor.

Kur ekonomia është e fuqishme, përfitojnë qytetarët!

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale