Connect with us

Komente

Lëvizja Anti – Bixhoz letër Zaevit: Me KUMAR nuk shkohet ne Europë

Published

on

Letra e plotë që Lëvizja Anti – Bixhoz i ka dërguar sot Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

“Jeta nuk është lojë”
Nga kartoni i kuq që morëm nga Bashkimi Europan si duket nuk nxori mësim Qeveria e RMV -së, përkundrazi ditën që duhej të marrim datën bëhen propaganda pompoze për hyrjen e zinxhirit të bastoreve
të reja,hapjen e kazinos në sheshin e Shkupit,të gjitha këto me kapital të huaj.
R.M.V. shndërohet në Las Vegas të Ballkanit me standard të ulët dhe bixhoz të theksuar,ky është turp!!
Në momentin që Europa na i shuajti dritat do të ndizen dritat e zinxhirit të atyre bastoreve;dritat nga hapja solemne e kazinos në shesh të Shkupit të gjitha këto me kapital të huaj.
RMV shndërohet në Las Vegas të Ballkanit,me standard të ulët dhe bizhoz të theksuar,kjo është turp!
Zotri Kryeministër këto bastore dhe lojra fati nuk bien nga qielli por ju dhe Ministria e Financave e cila është nën ombrellen tuaj u jep leje andaj mos habitemi pse ngelëm në Gadishullin Ballkanik, pasi ky zinxhir i bastoreve është në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe në Kontinentin e Afrikës.
Paramendoni moton e tyre “Jeta është lojë” nëse edhe ju ashtu e mendoni po ju themi që e keni shumë gabim, pasi shumë herë ju kemi thënë që me KUMAR nuk shkohet ne Europë, por si duket nuk i keni marrë seriozisht fjalët tona.Për ne si lëvizje Anti Bixhoz dhe për popullatën jeta nuk është lojë pasi shume familje e paguan shtrenjtë, për një pjesë të madhe është tragjedi – jeta për një pjesë bukur të madhe u bë një ferr i vërtetë.
Jemi të indinjuar thellë dhe me të drejtë dyshojmë për një bashkëpunim ndërmjet institucioneve që duhet t’i luftojnë këto dukuri dhe kompanive të lojrave të fatit.
Ne si Lëvizje Anti Bixhoz presim nga ju dislokimin apo mbylljen e objekteve ekzistuese, pasi ashtu premtuat,e jo të mundësoni hyrjen e kompanive të reja.
Bastet janë krim, krimi nuk tolerohet. Mos lejoni shkatërrimin e harmonive familjare.

Me respekt
Lëvizja Anti Bixhoz

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Komente

Fetai: Bujar Osmani i bllokoi integrimet dhe iku në MPJ.

Published

on

By

Postimi i plotë i Arben Fetai në facebook:

Bujar Osmani i bllokoi integrimet dhe iku në MPJ.

Bojan Mariçiç e sakatoi drejtësinë dhe iku te integrimet.

Ljupço Nikollovski e zyrtarizoi korrupsionin si formë e qeverisjes dhe iku te bujqësia.

Venko Filipçe e shkatërroi shëndetësinë dhe ia la kilen Alternativës së mjerë.

Qeveri e dështakëve, prevarantëve, idiotëve të dobishëm dhe e Kastros që vështirë se do të arrijë 100 ditëshin.

Continue Reading

Aktuale