Connect with us

Lajme

Lëshohet në përdorim TANAP, trans – gazsjellësi anadolian

Published

on

Angjushev, Bekteshi dhe Rexhepi në lëshimin në përdorim të Trans-gazsjellësit anadolian – TANAP

Me ftesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Resurseve energjetike kombëtare, Bajram Rexhepi do të marrin pjesë në solemnitetin ku do të shënohet lëshimi në përdorim i Trans-gazsjellësit anadolian – TANAP (Trans Anatolian Natural Gas Pipeline – TANAP), në lokacion në afërsi të vendkalimit kufitar mes Turqisë dhe Greqisë.

TANAP së bashku me gazsjellësin jugor kaukaz dhe gazsjellësin trans-adriatik (TAP) është pjesë e Korridorit jugor të gazit, i cili do të përçojë gaz nga Azerbajxhani, të prodhuar në rajonin Shah Deniz dhe në rajonet tjera në jug të Detit Kaspik deri te tregjet evropiane. Komponenta më e madhe TANAP do të fillojë të përçojë gaz deri te pjesa evropiane e korridorit jugor të gazit – TAP në kufirin turko-grek, i cili fillon në Greqi dhe shkon drejt Italisë dhe së shpejti duhet të përfundojë.

“Përcaktimi strategjik i Qeverisë është lidhja me gaz e shtetit pikërisht me TAP, përmes gazsjellësit interkonektiv me Republikën e Greqisë, për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz në vend dhe mundësimin e stabilitetit në furnizim, e me këtë edhe çmime më konkurrente të gazit për industri dhe qytetarët”, thonë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Në ceremoninë e lëshimit të gazit në TAP, thonë, do të marrin pjesë presidentit e Turqisë dhe Azerbajxhanit, Rexhep Taip Erdogan dhe Ilham Aliev, kryeministri bullgar Bojko Borisov, kryesuesi i ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, kryeministri gjeorgjian Giorgi Gaharia…

“Presidentët e Republikës së Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit pritet ta transmetojnë porosinë se vendet e tyre janë të gatshme të përçojnë gaz deri në Evropë, me çka do të sigurohet furnizimi me gaz në kontinent”, thonë nga Qeveria.

TANAP nuk e zgjedh vetëm sigurinë e furnizimit me gaz në Turqi me diversifikimin e burimeve, por po ashtu, do ta përmirësojë sigurinë e furnizimit në Evropë, me çka do të pasurohet kanali për resurse energjetike për shtetet kontinentale, ndërsa në të njëjtën kohë do t’i mundësojë Azerbajxhanit të fillojë të punojë në destinacione të reja eksportuese. Me këtë, projekti në të vërtetë prej në fillim e formon gjeopolitikën rajonale dhe globale në sferën e energjetikës.

TANAP kalon nga kufiri turk me Gjeorgjinë në fshatin turk Turkozu në rajonin Posof, Ardahan dhe përmes 20 provincave, mes të cilave Kars, Erzurum, Erzinxhan, Bejburt, Gumushune, Giresun, Sivas, Jozgat, Kirshehit, Kirikale, Ankara, Eskishehir, Bilexhik, Kutahja, Bursë, Belikesir, Çanakale, Tekirdag dhe Edrene, ndërsa përfundon në kufirin grek në rajonin Ipsala, Edrene në Traki. Prej kësaj pike, TANAP lidhet me TAP që të përçojë gaz natyror deri te kombet evropiane.

Linja kryesore e projektit përfshin shtatë stacione të kompresorit, katër stacione matëse, 11 instalime për pastrimin e gypave,  46 stacione për bllokim dhe dy stacione nisëse për furnizim të rrjetit gazsjellës kombëtare të Turqisë. Projekti, po ashtu, përfshin dy pika dalëse, që do të përçojnë gaz deri te sistemi evropian përmes sistemit turk. Pikat janë locuar në Eskishehir dhe Trakinë turke. Me 17,6 kilometra nën Detin Marmara, gazsjellësi kryesor në Turqi përfshin gjithsej 1.850 kilometra, së bashku me me stacionet nisëse dhe instalimet mbitokësore. 

Continue Reading

Lajme

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

Published

on

Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europaine”, u shpreh përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrel./Dosja.al/

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Aktuale