Connect with us

Qëndrime

Nga e hëna opozita shqiptare duhet ta ngrejë fuqishëm zërin, për të PENGUAR ,,TRIUMFIN E MAFIAS POLITIKE ,, !

Published

on

Shkruan Qenan Aliu

Opozita shqiptare në RMV duhet me vëmendje të ndjekë procedimin për vlerësimin e kushtetustshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit 11-a tëLigjit për falje të vitit 2016.

Kushtetuesja ka sjellur AKTVENDIM për qasje në vlersëimin e kushtetutshmërisë në pajtim me inicijativën e drejtuar .

Janë 5 vota ,,PËR,, për sjelljen e këtij aktvendimi (nga gjithsejt 9) që të shtojnë dilemën se kjo gjykatë ka të ngjarë që të abrogojë aktvendimet për anulimin e e aktvendimeveme me të cilat shpalli abolime për 56 persona në funksione të larta shtetërore.

(Prejudikojmë) Nëse ndodhë kjo, atëherë kjo do të ishte rënim i të gjitha proceseve të PSP dhe aktgjykimeve, e që nënkupton triumf i mafias politike dhe AMNISTI për abuzuesit e formatit të lartë me fuqinë e pushtetit.

P.S-Nga java e ardhshme ju shkruaj në detaje për këtë proces.

Continue Reading

Komente

Mehmeti: Pa Kosovën, laboratorët për PCR teste në Shkup do mbylleshin!

Published

on

Nga Kim Mehmeti

Thuajse as një autobusë qytetarësh të Kosovës nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID19, por kjo nuk i pengon ‘ekspertët’ e atjeshëm, që këtë ta kërkojë nga shqiptarët që duan t’i vizitojnë familjarët e vet andej kufirit?!

Në ndërkohë, OBSH-ja rekomandon heqjen e masave mbyllëse mes shteteve dhe thotë se ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie!

Tani shtrohet pyetja logjike: çka është ajo qe e dinë ekspertët e Kosovës, e që nuk e dinë ata të OBSH-së, e që i detyroi këta të Prishtinës t’i ndajnë shqiptarët andej kufirit nga ne këtej kufirit!

Ku ta dish, mbase ata kanë parasysh efektet pozitive nga vendimi i tyre në ruajtjen e harmonisë ndëretnike në Maqedoni, e ku pronarët të laboratorëve për PCR teste janë maqedonas, e të vetmit që kanë nevojë për këtë test dhe që udhëtojnë për në Kosovë, janë shqiptarët!

Më në fund, kjo nuk është hera e parë kur forcën e “Shqipërive” tona e dëshmojmë duke i bërë të pakalueshëm për shqiptarët kufijtë shqiptaro-shqiptarë, siç nuk është e rrall që nga budallakit shqiptare, të përfitojnë të huajt.

Continue Reading

Kolumna

Një teatër profesional për aktorët shqiptarë

Published

on

By

Letër nga Kumanova

NJË TEATËR PROFESIONAL PËR AKTORËT SHQIPTARË

Zona e Kumanovës gjithnjë është vlerësuar si “djep” i aktorëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, prej nga kanë dalë artistë të përkryer. Dashuria për skenat teatrale është kultivuar ndër breza dhe sot kemi një numër aktorësh nga kjo zonë, të cilët lirisht mund të përbëjnë një trupë teatrale shumë solide. Aktualisht, aktorët shqiptarë nga rrethi i Kumanovës talentin dhe punën e tyre këmbëngulëse prej aktori e shprehin përmes “Njësisë organizative teatrale shqiptare në kuadër të Shtëpisë për Kulturë të Kumanovës”! Pra, jo sektor, aq më pak institucion më vete, por një shprehje “unikate në botë” sa për t’u tallur me artistët shqiptarë! Njësi organizative teatrale!

Ky emërtim i përçudshëm tashmë është “institucionalizuar”, i përkrahur nga partitë tona dhe i subvencionuar me dy-tri premierë në vit nga Ministria e Kulturës! Dhe kështu është absorbuar çdo pakënaqësi dhe kërkesë e artdashësve, është neutralizuar çdo përpjekje kombëtare për një institucion nacional të mirëfilltë, është paralizuar çdo “kërkesë nacionaliste” që do ta brengoste “pronarin”- komunitetin maqedonas të kulturës (një shqetësim më pak për ”pronarin e kulturës” nga “nacionalizmi shqiptar”)!

Duhet të nënvizohet se angazhimet e para për një teatër shqiptar në Kumanovë kanë qenë shumë serioze, me një elaborat që ka zbërthyer të gjitha nevojat profesionale dhe kulturore të shqiptarëve të kësaj ane! Partitë politike shqiptare, me qëllim që mos ta mbështesin për muri partnerin qeveritar maqedonas (sepse mund të hidhërohet elektorati i tyre), kanë parapëlqyer më tepër që të “hidhërohen” me artistët shqiptarë, t’i ofendojnë ata me një “institucion fiktiv”, ku mund ta shprehin gjithë talentin e tyre.

A mbrohet në këtë mënyrë identiteti kulturor kombëtar?! Pse aktorëve të mrekullueshëm kumanovarë t’u ofrohet një “njësi teatrale” dhe jo një institucion nacional: Teatri Shqiptar në Kumanovë! Në këtë qytet funksionojnë dy institucione nacionale maqedonase: Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” dhe Institucioni Nacional “Muzeu”! Pse mos të themelohet dhe të funksionojë edhe një institucion nacional, Teatri Shqiptar i Kumanovës, me emër, për shembull, “Sefedin Nuredini”?

Potenciali kadrovik ekziston dhe është ndër më të fuqishmit në vend, potenciali financiar ekziston, sepse shqiptarët e këtij qyteti paguajnë taksa të majme, nevoja komunitare ekziston, sepse shqiptarët, publiku artdashës dëshiron që të ketë një institucion që do t’i nderojë dhe që do t’ua respektojë tërë atë angazhim që shqiptarët e këtushëm e kanë bërë për teatrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mundi, angazhimi dhe dëshira e shqiptarëve të Maqedonisë është përtej një “njësie teatrale” si seksion në kuadër të një shtëpie të kulturës! Mbase, partitë tona edhe ia kanë dalë që në këtë njësi organizative të ketë të punësuar profesionalë me rroga aktori! Por, aktorit shqiptar nuk i intereson as punësimi e as rroga, por ekzistimi i një Institucioni Nacional Shqiptar!

Janë miratuar e hedhur mbi 500 milionë dollarë, janë miratuar edhe me pëlqimi e partnerëve shqiptarë të koalicioneve qeveritare! Këto para janë shpenzuar për anije idiotike, për luana e dema, për shelgje në lumë e për ura me skulptura nga kultura dhe religjioni ortodoks maqedonas! Pse mos të arrihet edhe një konsensus qeveritar për një buxhet prej 5-6 mlionë dollarë (aq sa kanë kushtuar dy-tri përmendore të cubave maqedonas) për ta ndërtuar një objekt të denjë teatral për aktorët dhe teatër-dashësit shqiptarë të Kumanovës! Apo, këta “të shkretë” akoma nuk janë bërë për teatër, sepse edhe më tej nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit, ujësjellësit, rrugët, ndriçimin publik… Jemi në rrugë e sipër, na duhet vetëm të na mandatoni edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë… – do të thoshin “politikanët” tanë! Një shfaqje kjo tragjiko-komike si shumë e gjatë (gati e amshueshme!) ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!/HEJZA/

Continue Reading

Komente

Buzhala: “Mirë jau kemi ngulë shqiptarëve të Maqedonisë, le t’i hapin sytë te kufini”

Published

on

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ku pa tre vaksina nuk mund t’a kalojnë kufirin shtetasit e huaj që dëshirojnë të hynë në Kosovë kanreaguar edhe gazetari Berat Buzhala, ai shkruan:

“ Mire jau kemi ngule shqiptareve te Maqedonise, te Shqiperise dhe te Lugines me qet vendimin e fundit mos me i lane me ardhe ne Kosove pa tri doza te vaksines. Le t’i hapin syte te kufini.”

Continue Reading

Aktuale