Connect with us

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut përkrah Shqipërisë në ditë të vështira

Published

on

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarë të bashkësive tjera etnike, kanë ndërmarrë aksione të shumta për grumbullimin e ndihmave për banorët e goditur nga tërmeti shkatërrues në disa zona të Shqipërisë.

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh, ndërsa më shumë se 100 mijë të tjera janë ndarë nga komunat dhe Kryqi i Kuq, që ka nisur edhe ekipe të shpëtimit në rajonet e goditura në Durrës e Thumanë.

“Bashkë me kontingjentin e ndihmave humanitare për në zonat e goditura nga tërmeti kanë shkuar edhe dy ekipe vullnetare që do të jenë në dispozicion të Kryqit të Kuq Shqiptar. Kështu që, ne do të jemi një kohë të gjatë atje, koha do t’i tregojë nevojat që do të ketë popullata atje”, thotë Sait Saiti nga Kryqi i Kuq.

Ekipe të emergjencës janë dërguar edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, nga njësitet e zjarrfikësve dhe të organizatave humanitare, ndërkohë që në të gjitha qytetet po zhvillohen aksione të grumbullimit të ndihmave, nga shoqatat humanitare, unionet studentore, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

“I ftojmë të gjithë qytetarët që duan të ndihmojnë, që të dhurojnë aq sa kanë mundësi, që me këto fonde e ndihma të mbledhura, t’ju sigurojmë familjeve shqiptare tenda, batanije, ushqime dhe mjete të ndryshme, për të cilat kanë nevojë”, ka deklaruar një studente nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.

Ndihma po grumbullohen edhe në Kumanovë, nga të gjitha bashkësitë etnike, pa përjashtim.

“Ka një mobilizim të mirë, njerëzit sjellin edhe mjete materiale, gjëra tjera ushqimore e veshmbathje. Ka edhe qytetarë të palës maqedonase që janë solidarizuar, na vjen mirë për këtë, ndërsa ka edhe nga bashkësitë tjera etnike”, thotë një aktivist nga Kumanova.

Ndihma kanë ofruar edhe objektet hotelierike në qytetin e Strugës dhe të Ohrit.

“Jemi në kontakt të vazhdueshme me miq e njerëz të tjerë në Shqipëri, sigurisht që dyert tona janë të hapura gjithmonë për ta, sidomos në këtë rast dhe halli me ta mund të ndahet duke qëndruar fizikisht këtu te ne”, thotë Xheladin Poshka, hotelier në Strugë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me ministrat e partisë së tij në qeveri, drejtues të pushtetit lokal dhe zyrtarë të tjerë, është nisur drejt Shqipërisë. Ahmeti tha se shqiptarët në këtë nëntor të festave të kombit, do të arrijnë ta kapërcejnë edhe këtë tragjedi natyrore.

“Ky është një nëntor ku ne sot, me ndjenja kremtojmë, por edhe shfaqim solidaritetin me të gjithë ata njerëz që humbën jetën në këtë tragjedi. Shprehim ngushëllimet tona, por edhe përkrahjen morale për ata që mbetën gjallë”, ka deklaruar Ahmeti.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale