Connect with us

Kolumna

Kush e rrënoi Durrësin?

Published

on

Shkruan Artur Ajazi

Ajo që ka ngjarë me Durrësin, duke krijuar një situatë të rëndë humanitare, pa asnjë dyshim ishte produkt i forcës së natyrës, me të cilën njerëzit janë përballur dhe do të përballen në çdo rast. Dhimbja dhe solidariteti, ishin virtytete të përshfaqura të shqiptarëve, grekëve, italianëve, turqve, malazezëve, francezëve, maqedonasve, izralitëve, amerikanëve, gjermanëve, arabëve, duke treguar se bota është e madhe, siç janë edhe ndjesitë njerëzore.

Edhe pse halli është i madh, edhe pse trishtimi ka mbërthyer zemrat e shqiptarëve, edhe pse ndihmat po vërshojnë lumë drejt të prekurve nga kjo fatkeqësi, askush nuk ka mbetur pa pyetur, kush e rrënoi Durrësin, kush e toleroi dhe u bë palë me ata që e rrënuan me dashje Durrësin ? Qytetin e turizmit, qytetin e historisë, qytetin e plazhit të shqiptarëve, qytetin e Amfiteatrit 3 mijëvjeçar, qytetin e peshkimit dhe portit më të madh të vendit.

Durrsakët nuk janë trembur, shumica e tyre mbeten stoikë në vendimin se “nuk e braktisim qytetin” por shumë ka prej tyre që po dynden drejt qyteteve të tjera të vendit, në veri dhe jug, Kosovë dhe Maqedoni, për të qetësuar vehten dhe fëmijët. Kush e rrënoi Durrësin , qytetin mikpritës të mbi 1.5 milion pushuesve gjatë verës, kush e rrënoi Durrësin, qytetin e ekskursioneve dhe konferencave europiane dhe botërore për arkeologjinë, kush e mbushi Durrësin me pallate shumëkatëshe, kush i toleroi dhe i firmosi lejet e ndërtimit në gjithë këto vite për mekanikun që u bë “pronar firme ndërtimi” apo për injorantin me 4 klasë që u bë milioner nga trafiku dhe kontrabanda, dhe që ndërtoi për 20 e ca vjet pallate për durrsakët?

Kush i mbushi sheshet e lagjeve dhe ish-Kënetën me 15 katëshe duke u bërë milioner me para emigrantësh, kush i ka shitur lejet e ndërtimit, dhe përfitoi miliona nga pronarët mediokërr të firmave ndërtuese, nga ku sot shohim tragjedinë që ka ndodhur. Askush, dhe e them me bindje, askush nuk ka verifikuar dhe kontrolluar asnjë kat apo pallat të plotë, për të gjetur dhe verifikuar shkeljet dhe cilësinë e punimeve në pallatet e ndërtuara. Gjithçka shitej dhe blihej, shitej leja e ndërtimit, blihej procesi kolaudimit të pallatit, dhe gjithçka bëhej duke shkelur ligjin hapur, pasi mbushnin xhepat me milionat e fakirëve.

Në Durrës është bërë krim, krim njerëzor, dhe mjedisor, ndaj duhet ndëshkim. Ata që në mbi 25 vjet, dhanë në mënyrë të paligjshme dhe shitën lejet e ndërtimit, ata që mbushën xhepat dhe thasët me milionat e qytetarëve, ata që kanë fallcifikuar dosjet në Urbanistikë nga projekti pallatit deri tek kolaudimi tij, ata që guxuan të shesin pallatet e tyre, pa përmbushur asnjë kriter dhe kusht teknik dhe sigurie, sot ka ardhur koha të japin llogari. Ata që kapardisen majë vilave dhe kullave në qytetet e Europës me para të zhvatura, kur tragjedia ka ndodhur tashmë dhe ka marrë jetë të pafajshme duke rrënuar Durrësin, ka ardhur dita ti jepen drejtësisë. Sot më shumë se kurrë, drejtësia e re duhet të flasë, duhet të nxjerrë pa asnjë ditë vonesë përgjegjësit e katrahurës humanitare para ligjit, pasi çdo vonesë është fatale për ndëshkimin e tyre.

Pas çdo premtimi, paralajmërimi, angazhimi dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me këtë ngjarje të dhimbshme, ajo që do të qetësonte shqiptarët dhe veçanarisht çdo qytetar që ka patur humbje të mëdha, do të ishte përgjigja e pavonuar nga drejtësia e re e këtij vendi, kush e rrënoi Durrësin ? Kjo tragjedi kërkon një “Nuremberg” që të bëhet shembull për cilindo që guxon të luajë me ligjin dhe jetën e qytetarëve, ndryshe nuk kemi bërë asgjë .

Continue Reading

Kolumna

Padrejtësia maqedone

Published

on

Shkruan: Bedri Ajdari

Pa drejtësia maqedone,

me spektrin, bishtin apo me seirgjitë politik shqiptar,

po u’a marrin shpirtin në mënyrën më mizore, mirë të organizuar dhe të koordinuarmes vete duke i tretur dhe duke i kalbur nëpër burgje dal ngadal shqiptarët dhe familjet e tyre!

Nji ndër metodat e Luftes Speciale per zhdukjen, shporrjen dhe ç’farosjen e identitetit tonë kombëtar nga trojet e veta, nuk ka se si të emërohet ndrysh, që shqipëtarët me ç’do kusht te jenë fajtorë për gjithcka. Burgosja e tyre politike, detyrimi i tyre për mbulimin e rasteve të montuara politike si dhe zbatimi i ligjit të fortit për mbulimin e shpenzimeve që do të krijoheshin në disa dekada zvarritje nëpër kasaphane për shqiptarët të ashtuquajtura gjykata ne te ardhmen, i’a morren lirinë e pastaj edhe shpirtin një njeriu, ku faji i vetëm i tij dhe i shumë të tjerëve është se janë shqipëtar!

#Rexhail_Opaja – Qerimi, Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhennet për vuajtjet dhe torturat që i përjetove, familjes, të afërmëve, shqiptarëve dhe mbarë shoqërisë ngushllimet më të sinqerta nga un dhe familja ime, hallexhinj sikurse ti dhe familja yte,
rahmet shpirti të pastë!

P.S. Drejtësinë e vërtetë do ta gjesh në jetën e Amshueshme, para Gjykatësit të vërtetë, Suprem dhe të Drejtë. Atje ku askujt nuk i bëhet padrejtësi!

Continue Reading

Kolumna

Frikacakët e Rijasetit

Published

on

Se, Institucionin tonë të vetëm fetar, BFI-në, e ka kapluar një mjegull e trishtueshme, që nuk të lejon të shohësh as brenda dhe e as përtej “Institucionit”, kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim! BFI-ja jeton në mjegull dhe përhap mjegull! Shpëtimi nga kjo situatë e mjerë është vetëm debati publik, sqarimi para opinionit i gjithçkafit që ka ndodhur e që po ndodhë! E kemi shumë të lehtë të dalim para opinionit! Si do të dalim para Zotit?

Shkruan: Mulla Nazmi Jashari

Deri para dy viteve, opinioni “bombardohej” nga kritikat opozitare kundër mënyrës së organizimit dhe funksionimit të BFI-së! Ish-reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi nuk kishte ditë që nuk kritikohej.

Çuditërisht, ndonëse ishte i rrethuar me shumë “miq” asnjëherë nuk ngriti zërin asnjëri për ta mbrojtur nga kritikat sa të arsyeshme aq edhe tendencioze! Gjithashtu, ekzistonte edhe një frikë e madhe në mesin e anëtarëve të Rijasetit, të drejtuesve të organeve të BFI-së si dhe të shumë imamëve që të takohen me oponentët, sepse, për një kafe, apo për një shtrëngim islamikisht të duarve me oponentët, “të shkonte koka”, largohej njeriu nga puna!

Që të gjithë “anëtarët” e Rijasetit kishin frikë por edhe e urrenin opozitën e BFI-së, atë strukturë që po e mërziste shumë reisin e tyre! Këta “anëtarë” të Rijasetit ishin shndërruar në mburojë e Sulejman Rexhepit, “kësaj figure markante”, këtij “luani të kombit e të fesë”, kësaj “figure historike që kishte bërë shumë për fenë e për kombin”, këtij “lideri historik fetar” që i taksoheshin të gjitha sukseset historike të BFI-së! Mërzitë dhe shqetësimet e reisit “miqtë” e tij po i përjetonin si dhembje të trishta. Haxhi Sulejman ef. Rexhepi kishte shumë “miq”, sepse shumëkë e kishte lënë që të kullosë sa të dëshirojë në BFI, kishte lejuar që të shfrytëzohet BFI për pasurime personale e familjare, i kishte hapur dyert e BFI-së për t’u punësuar gratë, motrat, vëllezërit, nipat e “miqve” të tij, kishte sjellë në krye të Myftinive persona të cilët, ndonëse nuk e kishin merituar, i kishin premtuar me gjithë shpirt që do të jenë lojalë deri në frymën e fundit të jetës. Nuk e kishin frikë, sepse po ta kishin frikë nuk do të bënin të pabërat për një teolog të sinqertë! E respektonin? E respektuan aq shumë sa, kurrë nuk do të jetë i kuptueshëm as puçi dhe as komploti që ia bënë! Ishin vetë ata apo prapa tyre fshihej dikush që vepronte në emër të tyre?

Ata mendojnë se kjo do të mbetet përjetë një “mister” i pandriçuar, ndonëse të gjitha veprimet e tyre janë aq lehtësisht të lexueshme! Që të gjithë parapëlyqen që të shkëputen për një çast nga të qenurit i sinqertë dhe në shërbim të Sulejman Rexhepit dhe, që të gjithë të vihen në shërbim të strukturave antiislame dhe antikombëtare në vend dhe më gjërë!

Pra, në fund, këta miq, brenda natës, sikur t’i kishte kapluar epidemia e papërjetuar hala, brenda natës, mblidhen dhe merren vesh që t’ia ngulin thikën pas shpine njeriut që ia kishin borxh jetën, shëndetin (shumë persona i shëroi nëpër botë duke ua mbuluar shpenzimet), pasurinë, mirëqenien, dashurinë, karrierën – H. Sulejman ef. Rexhepi! Ata që nga respekti i madh që e kishin ndaj “reisit të tyre”, iknin prej çdo “armiku” të tij, më në fund, vetë ata e “vranë”, e tradhëtuan, e varën, e poshtëruan, e eliminuan, e harruan!
Po çfarë u bëri efendi Rexhepi këtyre mjeranëve? Pse e tradhëtuan! Ata kurrë keq nuk i kishin bërë! Si lejuan që të gabojnë vetëm një herë dhe ta qëllojnë mu në “lule të ballit”! Dakord, njeriu edhe mund të gabojë një herë! Gabimi edhe falet! Por, a falet mosmirënjohja?

Pse as sot e kësaj dite, këta që e tradhëtuan “liderin” e tyre (Sulejman ef. Rexhepin) as nuk e shajnë eventualisht “për të bëmat e tij”, por as nuk e lavdrojnë, qoftë për një punë të hajrit që e ka bërë ish-reisul ulema i BFI-së. Pa dyshim, janë qindra punë të hajrit që i ka bërë, janë qindra të mira që ua ka bërë bashkëpunëtorëve të vet që do ta tradhëtojnë, janë qindra suksese që ia ka radhitur BFI-së. Mazallah se e thonë një fjalë! Edhe tani nuk guxojnë as ta kritikojnë por as edhe ta lavdërojnë!

Në mesin e hoxhallarëve që janë të moshës së tij, asnjëri nuk ka përmendur se i ka telefonuar, se e ka pyetur për shëndet, se e kanë vizituar, se i kanë shkuar për një kafe! Thonë, nuk guxojmë se Shaqir Fetai na dëbon nga puna! Edukata, morali, virtytet njerëzore, porositë e shenjta kuranore, Sunneti i Pejgamberit tonë, janë miliona herë më të rëndësishme se sa puna e Shaqir Fetait që ta ofron, e aq më të rëndësishme se sa largimi nga puna që ta bën “reisi”!

Nëse në të kaluarën punëtorët e BFI-së nuk guxonin ta takojnë oponentin e Sulejman ef. Rexhepit, sot është edhe më trishtueshëm: sot këta të punësuar nuk guxojnë t’i takojnë as oponentët e efendi Rexhepit që i trashëgoi Shaqir Fetai, por nuk guxojnë ta takojnë as Sulejman ef. Rexhepin!

Kush është ky farë reisi, Shaqir Fetai, që ua ka zënë frymën hoxhallarëve! Të gjithë qenkan në rrezik nëse e hidhërojnë Shaqir Fetain?

Atëherë, që këtu shihet se nuk kemi të bëjmë me një “udhëheqës” por me një njeri me mision të caktuar! Mjer për ne! Zot, na shpëto nga ky turp ku jemi mbërthyer, të kemi frikë nga respekti, nga mirënjohja? Kurse këtë frikësim Shaqir Fetai nuk e bën për të mirën e hoxhallarëve por, për interes të vetin. Dhe kjo sjellje joislame është shumë açik sa për mos t’u parë nga hoxhallarët e mjerë! Kuku për ne!

Continue Reading

Kolumna

Një teatër profesional për aktorët shqiptarë

Published

on

By

Letër nga Kumanova

NJË TEATËR PROFESIONAL PËR AKTORËT SHQIPTARË

Zona e Kumanovës gjithnjë është vlerësuar si “djep” i aktorëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, prej nga kanë dalë artistë të përkryer. Dashuria për skenat teatrale është kultivuar ndër breza dhe sot kemi një numër aktorësh nga kjo zonë, të cilët lirisht mund të përbëjnë një trupë teatrale shumë solide. Aktualisht, aktorët shqiptarë nga rrethi i Kumanovës talentin dhe punën e tyre këmbëngulëse prej aktori e shprehin përmes “Njësisë organizative teatrale shqiptare në kuadër të Shtëpisë për Kulturë të Kumanovës”! Pra, jo sektor, aq më pak institucion më vete, por një shprehje “unikate në botë” sa për t’u tallur me artistët shqiptarë! Njësi organizative teatrale!

Ky emërtim i përçudshëm tashmë është “institucionalizuar”, i përkrahur nga partitë tona dhe i subvencionuar me dy-tri premierë në vit nga Ministria e Kulturës! Dhe kështu është absorbuar çdo pakënaqësi dhe kërkesë e artdashësve, është neutralizuar çdo përpjekje kombëtare për një institucion nacional të mirëfilltë, është paralizuar çdo “kërkesë nacionaliste” që do ta brengoste “pronarin”- komunitetin maqedonas të kulturës (një shqetësim më pak për ”pronarin e kulturës” nga “nacionalizmi shqiptar”)!

Duhet të nënvizohet se angazhimet e para për një teatër shqiptar në Kumanovë kanë qenë shumë serioze, me një elaborat që ka zbërthyer të gjitha nevojat profesionale dhe kulturore të shqiptarëve të kësaj ane! Partitë politike shqiptare, me qëllim që mos ta mbështesin për muri partnerin qeveritar maqedonas (sepse mund të hidhërohet elektorati i tyre), kanë parapëlqyer më tepër që të “hidhërohen” me artistët shqiptarë, t’i ofendojnë ata me një “institucion fiktiv”, ku mund ta shprehin gjithë talentin e tyre.

A mbrohet në këtë mënyrë identiteti kulturor kombëtar?! Pse aktorëve të mrekullueshëm kumanovarë t’u ofrohet një “njësi teatrale” dhe jo një institucion nacional: Teatri Shqiptar në Kumanovë! Në këtë qytet funksionojnë dy institucione nacionale maqedonase: Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” dhe Institucioni Nacional “Muzeu”! Pse mos të themelohet dhe të funksionojë edhe një institucion nacional, Teatri Shqiptar i Kumanovës, me emër, për shembull, “Sefedin Nuredini”?

Potenciali kadrovik ekziston dhe është ndër më të fuqishmit në vend, potenciali financiar ekziston, sepse shqiptarët e këtij qyteti paguajnë taksa të majme, nevoja komunitare ekziston, sepse shqiptarët, publiku artdashës dëshiron që të ketë një institucion që do t’i nderojë dhe që do t’ua respektojë tërë atë angazhim që shqiptarët e këtushëm e kanë bërë për teatrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mundi, angazhimi dhe dëshira e shqiptarëve të Maqedonisë është përtej një “njësie teatrale” si seksion në kuadër të një shtëpie të kulturës! Mbase, partitë tona edhe ia kanë dalë që në këtë njësi organizative të ketë të punësuar profesionalë me rroga aktori! Por, aktorit shqiptar nuk i intereson as punësimi e as rroga, por ekzistimi i një Institucioni Nacional Shqiptar!

Janë miratuar e hedhur mbi 500 milionë dollarë, janë miratuar edhe me pëlqimi e partnerëve shqiptarë të koalicioneve qeveritare! Këto para janë shpenzuar për anije idiotike, për luana e dema, për shelgje në lumë e për ura me skulptura nga kultura dhe religjioni ortodoks maqedonas! Pse mos të arrihet edhe një konsensus qeveritar për një buxhet prej 5-6 mlionë dollarë (aq sa kanë kushtuar dy-tri përmendore të cubave maqedonas) për ta ndërtuar një objekt të denjë teatral për aktorët dhe teatër-dashësit shqiptarë të Kumanovës! Apo, këta “të shkretë” akoma nuk janë bërë për teatër, sepse edhe më tej nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit, ujësjellësit, rrugët, ndriçimin publik… Jemi në rrugë e sipër, na duhet vetëm të na mandatoni edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë… – do të thoshin “politikanët” tanë! Një shfaqje kjo tragjiko-komike si shumë e gjatë (gati e amshueshme!) ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!/HEJZA/

Continue Reading

Aktuale