Connect with us

Shqipëri

Histori e dhimbshme /“Mos më nxirrni, jeta ime s’ka më vlerë”

Published

on

Shkoi te mami bashkë me vajzën për të qenë më e sigurt, por humbi jetën. Diena Meçja (Karanxhaj), pas tërmetit të parë të lehtë, ishte larguar nga banesa e saj ku jetonte me qira bashkë me vajzën e mitur, për të qëndruar bashkë me prindërit, duke menduar se atje do të ishte më e sigurt.

Por, për fatin e keq të tyre, kjo rezultoi fatale pasi pallati 6-katësh pësoi dëmtim të rëndë nga tërmeti i fortë prej 6.4 ballësh, duke bërë që fillimisht të shemben dy katet e para dhe më pas të rrëzohet plotësisht. Bashkë me 30- vjeçaren vdiq vajza e mitur e saj dhe nëna. Ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte kryefamiljari, i cili në ato momente nuk ndodhej në shtëpi.

Pas fatkeqësisë që i ndodhi pesë vite më parë kur humbi bashkëshortin, Diena dhe vajza e saj 8-vjeçare jetonin në një shtëpi me qira, ndërsa herë pas here shkonte dhe te prindërit.

Ato e patën të pamundur të dilnin nga objekti, ndërkohë që shembej pak e nga pak për t’u rrafshuar në harkun e pak minutave. Fillimisht u gjet nën rrënoja e vdekur vajza e mitur, e cila ndodhej pranë nënës së saj. Diena Karanxhaj ndenji 12 orë e përqafuar me të bijën poshtë rrënojave dhe nuk donte të dilte nga aty.

“Mos më nxirrni, – iu tha ekipeve të shpëtimit, – jeta ime nuk ka më vlerë”. Grupet e punës së shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, por 30- vjeçarja humbi jetën pak orë më vonë për shkak të hemorragjisë, raporton panorama.

Familja e 30-vjeçares ka pësuar një tragjedi të vërtetë, duke qenë se pak kohë më parë Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa humbi vajzën dhe iu bashkua familjes edhe vetë. Diena Karanxhaj kishte pasion pikturën dhe herë pas herë nuk mungonte në ekspozitat që organizoheshin në Durrës.

I mbijetuari i vetëm është kryefamiljari, Ajet Meçja, i cili në momentin e lëkundjeve të forta nuk ndodhej në banesë. I dërrmuar shpirtërisht, ai shpresonte që nuk do të mbetej i vetëm pas kësaj tragjedie. Nuk i mban dot lotët sa herë kujton humbjen e mbesës, për të cilën u kujdes që nga ardhja e saj në jetë. Me nxjerrjen e tri trupave të familjes Meçja dhe katër të familjes Reçi, specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura ndërprenë operacionin në lagjen 18, pasi nuk ka më persona të tjerë nën rrënoja.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se është mbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit te pallati i shembur në Durrës pranë godinës së Kryqit të Kuq (lagjja 18). Pallati ku këta jetonin ishte ndërtuar pak vite më parë. Në fakt, pranë njëritjetrit qëndronin dy pallate identike të ndërtuara në të njëjtën kohë, nga i njëjti sipërmarrës. Pallati tjetër mori vetëm disa plasaritje të papërfillshme, ndërkohë ky pallat u shemb në vetëm pak sekonda. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndërhyrja në kolonat e pallatit të shembur për transformimin e dy hyrjeve në lokal.

BURIMI: Panorama

Continue Reading

Lajme

Makina i fiket në mes të rrugës në Tiranë, polici rrugor ndihmon shoferin të largojë mjetin

Published

on

By

MAKINA I FIKET NË MES TË RRUGËS NË TIRANË, POLICI RRUGOR NDIHMON SHOFERIN TË LARGOJË MJETINPublished 6 mins ago on 22/01/2022By t.i.

Një polic i ka ardhur në ndihmë një qytetari, makina e të cilit ka mbetur në mes të rrugës në Tiranë.

Në videon e mëposhte shihet polici rrugorë teksa së bashku me drejtuesin e mjetit shtyjnë makinën për ta larguar nga rruga.

Makina kishte bllokuar qarkullimin tek “Rruga e Elbasanit”, para selisë së Partisë Demokratike, ndërsa polici rrugor që ndodhej aty pasi pa makinën e fikur në rrugë menjëherë i ka ardhur në ndihmë qytetarit.

Continue Reading

Kosovë

Raporti që propozon sanksione për politikanët që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri, vjen reagimi i DASH

Published

on

By

Raporti që propozon sanksione për politikanët që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri, vjen reagimi i DASH

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në “frymën e kompromisit të nevojshëm”, që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta kenë prioritetet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të punojnë në minimizimin e tensioneve dhe të ndjekin negociatat me fleksibilitet dhe në frymën e kompromisit të nevojshëm për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse që do të mundësojë rrugën e tyre përkatëse evropiane”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Këtë përgjigje DASH-i e dha duke iu përgjigjur pyetjeve të REL-it për një raport të publikuar së fundmi nga Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson, që ia rekomandonte administratës amerikane vendosjen e sanksioneve për politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve.

“Ne e vlerësojmë këndvështrimin akademik dhe të organizatave për këto çështje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiektnike, siç parashihet në Kushtetutën e saj”, tha zëdhënësi i DASH-it, duke mos e komentuar këtë raport.

Një nga kontribuuesit në raportin e titulluara “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se e sheh si mundësi reale që SHBA-ja të sanksionojë politikanët që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shpipërisë.

“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Peci.

Por, vendosja e sanksioneve për këtë çështje nuk duket si masë reale për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi.

Continue Reading

Lajme

Do të prodhonin kriptovalutë, policia zbulon 2 laboratorë me vlerë rreth 1 mln Euro

Published

on

By

Do të prodhonin kriptovalutë, policia zbulon 2 laboratorë me vlerë rreth 1 mln Euro

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia në Durrës ka finalizuar një operacion që ka çuar në zbulimin e dy laboratorëve që përdoreshin për prodhimin e kriptovalutës. 3 persona janë vënë në pranga për këtë çështje, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se këta persona i kishin ngritur një strukturë në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe një tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës.

Autoritetet kanë sekuestruar me qindra pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, qindra panele diellore, qindra pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, e po ashtu dhjetëra pajisje kompjuterike dhe elektronike që sipas policisë deri më tani vlerësohen se kanë shkuar rreth 1 milion Euro.

Policia thotë se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe vendosjen para drejtësisë të personave të tjerë të implikuar.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”, i zhvilluar nga Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës

Evidentohen dy laboratorë për prodhimin e kriptovalutës.

Sekuestrohen qindra pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutës, të cilat ishin në gjendje pune në dy struktura.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia C për hetimin e krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore Durrës, ka kryer hetime të shpejta në lidhje me verifikimin e një aktiviteti kriminal në fushën e prodhimit të kriptovalutave si dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale” .

Në këtë kuadër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Ç, 26 vjeç dhe Rr. D, 36 vjeç, banues në Tiranë si dhe L. Xh, 23 vjeç, banues në Lushnje.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., M.Gj, E.H dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera nga “Njësia C – për Hetimin e krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike duke krijuar përfitime monetare si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave duke shfrytëzuar, keqinterpretuar dhe keqpërdorur hapësirat ligjore .

Një strukturë ishte ngritur në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe struktura tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas megjithëse nuk kanë marrë një përgjigjie pozitive nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për krijimin e këtij aktiviteti kanë zhvilluar aktivitetin e tyre i cili bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’ duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Po ashtu asnjë aspekt i veprimtarisë së këtyre shtetasve nuk është i qartë përsa i përket aseteve të kompanisë, zhvillimit të aktivitetit, deklarimit të fitimit, futjes së të dhënave kompjuterike me qëllim përfitimin monetar etj.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.

Deri më tani vlerësohet se për krijimin e këtij aktiviteti këta shtetas kanë shpenzuar rreth 1.000.000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore./tvklan.al

Continue Reading

Aktuale