Connect with us

Lajmet kryesore

Gjykatësit kushtetues ringjallin faljet e Ivanovit për 27 prillin

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e nenit 11-a të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Falje, me të cilin u detyrua që ish-Presidentit Gjorge Ivanov të rrëzojë faljet që ai u dha personave të involvuar në ngjarjen e 27 Prill, përfshirë pothuajse të gjithë kreun e atëhershëm të VMRO-DPMNE, përcjell in7.

Pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë pranuar , iniciativën e paraqitur që në vitin 2016, e me këtë ata hapën rrugën që të gjithë 56 personat që Ivanov i kishte falur, dhe më pas pezulloi vendimin e tij, të jenë të plotësisht nga ndjekja penale.

Gjykata konstaton se Ligji për ndryshimin e Ligjit për falje shkon përtej kompetencave që i janë dhënë presidentit dhe është në kundërshtim me kushtetutën sepse shkel parimin e shtetit të së drejtës dhe sigurinë juridike për qytetarët.

Sipas gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, presidenti ka të drejtë, në përputhje me Kushtetutën, të japë vetëm falje, por jo ta anulojë atë, që do të thotë se Kushtetuta nuk parashikon mundësinë e tërheqjes së faljes së mëparshme.

Nga Kushtetuesja thonë se në shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të cilëve u është kërkuar një mendim, nuk ekziston mundësi të tërhiqjes së faljes.

 

A.Sh.-in7.tv

Continue Reading

Bota

BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Published

on

By

BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Gazetar: Adrian Kerimi/ALSAT

NATO ka filluar ofensivën e shtimit të artilerisë ushtarake. Danimarka, Holanda, Spanja dhe Bullgaria i janë përgjigjur kërkesës së Aleancës për të ndihmuar me dërgimin e mjeteve luftarake përfshi aeroplanmbajtëse dhe avion luftarak, shkruan Alsat.

Franca i është përgjigjur thirrjes së aleancës me dërgimin e trupave, ndërsa SHBA-të janë duke shqyrtuar opsionin e dërgimit të trupave në ndihmë të aleancës. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca veri-atlantike nuk do të lejojë cenimin aleatëve dhe NATO është e gatshme për të mbrojtur pjesën lindore të Evropës.

“E mirëpres kontributin shtesë të aleatëve. NATO do të vazhdojë më angazhim të veçantë të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi edhe përforcimin e pjesën lindore të aleancës. Do të intervenojmë ndaj cilit do cenim të sigurisë së ambientit tonë, duke përfshi edhe përforcimin e mbrojtjes kolektive”, tha Jens Stolltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Gjatë ditës ministrat e jashtëm të BE-së kanë miratuar konkluzione lidhur me atë që e konsiderojnë si “kërcënime” të Rusisë dhe Ukrainës. Në këto konkluzione, Këshilli i Bashkimit dënon veprimet dhe kërcënimet e vazhdueshme agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe i bën thirrje Rusisë të mos përshkallëzojë situatën, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog përmes mekanizmave të vendosur ndërkombëtarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka bërë publike paketën e ndihmës financiare për Ukrainën në formën e kredive emergjente dhe granteve. Së pari, Komisioni propozon një paketë të re të ndihmës makro-financiare emergjente prej 1.2 miliardë euro.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov ka deklaruar se veprimi rus nuk varet nga ta por nga sjellja e NATO-s dhe SHBA-ve. SHBA-të dhe Britania, ndaras nga vendet e BE-së kanë njoftuar për largimin nga Ukraina të një pjese të stafit të ambasadave të tyre, një lëvizje që nga Kievi është cilësuar si “e parakohshme”, teksa janë rritur shqetësimet pas grumbullimit të mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela përkujton Arbën Xhaferin në 74 vjetorin e lindjes së tij

Published

on

By

Ziadin Sela përkujton Arbën Xhaferin në 74 vjetorin e lindjes së tij

Kryetari Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka përkujtuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kryetarin e ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e 74 vjetorit të lindjes së tij, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferit, përcjell AlbMania

Sela ka shkruar se me vete mban udhëzimet dhe këshillat e Arbën Xhaferit dhe se ato i ka frymëzim për tërë jetën.

Postimi i plotë:

“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë” – Arbën Xhaferi
Sot përkujtojmë ditëlindjen e Kryetarit Arbën Xhaferi! Na mungon kudo i nderuar! Jam vërtetë i bekuar që kam pasur një mik, një kryetar si ju. Edhe pse nuk jeni më këtu, unë mbaj me vete udhëzimet dhe këshillat tuaja dhe ato i kam frymëzim për tërë jetën! Nderim dhe mirënjohje për ju!, ka përfunduar postimin e tij në facebook kreu i ASH-së Ziadin Sela./AlbMania.info/

Continue Reading

Lajme

Mijallkov flet për Alsat, tregon recetën e milionave

Published

on

By

Mijallkov flet për Alsat, tregon recetën e milionave

Ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov u shërua nga korona dhe u paraqit në Gjykatën Penale për seancën gjyqësore “Parcelat në Vodno”.

Alsat pyeti Mijallkovin për recetën e milionave. Ai me përgjigje:

Continue Reading

Aktuale