Connect with us

Lajme

Autostrada Shkup – Bllacë premtim dhjetëvjeçar / Osmani për in7: Sot hapen ofertat (VIDEO)

Published

on

Zëvendëskryemnistri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë paraqitjes së sotme para medieve është përgjigjur edhe në pyetjen  e in7.tv në lidhje me ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë dhe për vonesat e shumta që ky projekt i ka hasur.

I premtuar që prej mbi 10 vite në disa cikle zgjedhore, kjo autostradë nuk duket askund. Nga ana tjetër, Kosova ndërtoi rreth 60 klimoetra të kësaj rruge në afat rekord prej reth vitesh. E njëjta është lëshuar në përdorim, ndërsa nuk ka nisur fare ndërtimi i rreth 13 kilometrave në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

Për vonesat në zbatimin e këtij projekti, Osmani thekson se më herët nuk ka qënë e paraqitur si nevojë urgjente sepse sipas tij është dashur fillimisht të ndërtohet pjesa e Kosovës që është më e gjatë se kjo nga Shkupi drejt Bllacës.

Nevoja për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë është paraqitur atëherë kur Kosova e ka ndërtuar pjesën Prishtinë – Bllacë. Nuk ka pasur shtytje apo presion të tillë nga qytetarët dhe nga institucionet për të krijuar një segment prej 13 kilometrave kur mungojnë 60 kilometra. Ashtuqë nevoja dhe presioni për të ndërtuar këtë pjesë është prej një viti. Unë jam koordinator i këtij projekti në 18 muajt e fundit. Ajo që e kam arritur është të siguroj konstrukt financiar prej 180 milionë eurove, të bëjmë projekt preliminar ose ideor, të bëjmë project bazë dhe të tenderojmë”, përgjigj në pyetjen e in7.tv zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Javë më parë, tenderi i shpallur për ndërtimin e kësaj rruge u anulua. Për këtë reagoi partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqptarët nga e cila thanë se tentohet të manipulohet me tenderin pssi i njëti sipas tyre është anuluar para se të përfundojë afati i dorëzimit të ofertave.

Por për anulimin e tenderit, Osmani theksoi se arseyja ka qënë diçka tjetër, gjegjësisht se nuk ka pasur ofertë cilësore.

“Tenderi i parë ka dështuar për shkak se nuk ishte oferta të mira cilësore. Është ritenderuar dhe sot është data e hapjes së ofertave. Unë shpresoj që sot në hapjen e ofertave do të ketë kompani të cilat janë cilësore për të ndërtuar një autostradë të tillë dhe do të bëjmë nënshkrimin e kontratës”, përfundoi Osmani.

Autostrada Shkup – Bllacë është pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Shkupin me Prishtinën. Nga Prishtina deri në Hanin e Elezit autostrada filloi të ndërtohet ë vitin 2014 dhe u përfundua në muajin Maj të këtij viti. Gjatësia e kësaj rruge është rreth 75 kilometra, prej të cilave mbi 60 janë në pjesën e Kosovës. Me përfundimin e kësaj rruge, kohëzgjatja e udhëtimit nga Shkupi drejt Prishtinës do të jetë rreth 45 minuta./in7.tv/

 

A.Hoxha

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale