Connect with us

Lajme

Asim Musa kërkon transfer në Klinikë / Reagon Aleanca për Shqiptarët: Këtu lirshëm ushtrohet profesioni i “korrupsionit”

Published

on

Prej ditës së Hënë, ish zëvendësministri Asim Musa pritet të fillojë me punë në Klinikën për Urologji në Shkup, shkruante ditë më parë Sloboden Pecat.

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot në lidhje me mosmarrjen e masave për përgjegjësi ndaj ish zëvendësministrit të Shëndetësisë, Asim Musa. Musa ishte pjesë e një skandali në emisionin investigativ Fiks Fare në Top Channel, ku nga pamjet e publikuara vërehëj se si merr “para për kafe” nga një pacient, që në fakt ishte gezetar i Fiskit, përcjell in7.tv .

Sipas Aleancës për Shqiptarët, ky rast është korrupsion klasik dhe e njëjta sipas tyre është dëshmuar, por sërish institucionet nuk veprojnë dhe Musa ushtron ende profesionin e tij, madje si[ thuhet i  njëjti është punësuar në Klinikën e Urologjisë në Shkup.

“Një njeri i dyshuar për korrupsion, duhet të përndiqet penalisht derisa fajësia apo pafajësia e tij të dëshmohet! Në rastin e ish zëvendës ministrit të shëndetësisë nga radhët e BDI-së, Asim Musa nuk ka vend për dyshime pasi që përfshirja e tij në korrupsion dëshmohet me anë të një videoje, si dhe vet personalisht nga Asim Musa. Kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM-BDI lëre se të gjitha këto fakte i ka anashkaluar, por z. Musa as që është përgjigjur ndonjëherë para organeve të gjyqësisë për një vepër penale siç është pranimi i ryshfetit i cili sipas Kodit Penal të vendit tonë dënohet me ligj. Vetë kryeministri Zaev është munduar edhe ta fshehë edhe ta arsyetoj veprimin e Asim Musës, me anë të lajmeve të rreme që ai shpërndante, dhe sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte i njëjti person kuadër i BDI-së tani është punësuar në Klinikën e Urologjisë në Shkup. Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj këtij vendimi, që po i njëjti person që kërkon dhe pranon ryshfet, do të vazhdojë i lirë të ushtrojë profesionin e tij “pranim-kërkimin” e ryshfetit në Klinikën e Urologjisë në Shkup”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Nga kjo parti thonë se disa herë kanë reaguar për këtë rast dhe kanë kërkuar që Musa të ndiqet penalisht sepse si[ thonë ata qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë të marrin shërbime mjekësore nga njerëz profesionistë rroga e të cilëve jepet nga taksat që vetë qytetarët i paguajnë, dhe jo nga çmimet marramendëse që njerëz të korruptuar ua kërkojnë në këmbim të shërbimeve që ligjërisht janë të detyruar t’ua japin.

 Aleanca për Shqiptarët ka reaguar edhe për faktin se si[ thonë ata me lajme të rrejshme edhe vetë kryeministri i vendit u mundua ta mbulojë këtë rast, duke thënë se Top Channeli i ka kërkuar falje Asim Musës, por e njëjta doli t jetë e pavërtetë.

Ditë më parë, in7 pyeti Kryeministrin Zoran Zaev në lidhje me informacionet që ai i dha nga foltorja e Kuvendit se gjoja Top Channel i kishte kërkuar falje ish zëvendësministrit Musa. Për këtë [ështje pyetëm edhe në redaksinë e emisionit Fiks Fare, prej ku kategorikisht e mohuan këtë informacion, duke thënë se nuk kanë kërkuar falje në asnjë moment.

“Ekipi që punon në PR ma dha këtë informacion se ka qëndrim. Për fat të keq se si ka ndodhur kjo, këtë e kam komentuar, gjithsesi nëse nuk është e vërtetë unë tërhiqem nga ajo deklaratë. Por analizat që i marr permes informacioneve të ndryshme thonë se pas rastit ka ndodhur një takim ne mes të zëvendësministrit dhe Televizionit Top Channel, ku kanë biseduar në këtë temë dhe kanë shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të përkthimit dhe në fund të fundit të gjithë e pamë se çka ka ndodhur. Do ta shikoj edhe një here nëse është ashtu dhe të jap koment tjetër. Nëse duhet ta tërheq atë që kam thënë do ta tërheq”, u përgjigj ditë më parë për in7, Zoran Zaev./in7.tv/

 

A.H

 

.

 

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Kosovë

Epidemiologu shqiptar: Qeveria Kurti t’i rishikojë masat e vendosura

Published

on

Epidemiologu nga Shqipëria, Taulant Muka, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja, e veçanërisht për kërkesën e dozës së tretë të vaksinës në pika kufitare, nuk është vendim i bazuar në evidencën shkencore për të cilën foli sot në emisionin Info Magazine.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit nuk është se ka një impakt të gjerë në parandalimin e transmetimit të sëmundjes dhe se e rëndësishme të theksohet është që vaksinat që kemi sot në përdorim parandalojnë faktorin shumë të rëndësishme, që është sëmundshmëria dhe ndërrimi i jetës.

Ai po ashtu deklaroi se sot shumë shtete dhe madje edhe OBSH-ja bëjnë thirrje që ky bllokim i kufijve nuk është një hap i shëndetshëm për shumë aspekte të shoqërisë, dhe për më tepër kur vihet një nivel kaq i lartë sa duhet të kesh dy vaksina plus edhe testin. Në këtë mënyrë ulet edhe besimi i qytetarët për efektshmërinë që ka vaksina.

“Është një hap i nxituar që duhet rishikuar. Ora policore është e pakuptueshme se pse duhet ndaluar lëvizja pas orës 22:00 se edhe grumbullimet nuk janë më të shumta se ato që ndodhin gjate ditës në kafene, bare apo restorante”.

“Nuk besoj që ora policore ka një efekt pozitiv. Masat që do mund të ndërmerreshin në klubet e natës apo edhe në aktivitete tjera, mund të ishin më shumë pozitive, por të kufizosh lëvizjen e lirë të individit pas orës 22:00 besoj që është diçka që nuk ka të bëjë fare me faktin ose karakteristikat se si ky virus infekton apo edhe më pas shkakton sëmundshmëri”.

Continue Reading

Aktuale