Connect with us

Lajme

Zbulohet sulm hibrid ndaj Zaevit para disa ditëve, pohon Zabërçanec

Published

on

Sulm hibrid ndaj kryeministrit Zoran Zaev, në të cilin ka qenë i keqpërdorur identiteti i aktivistes së re ekologjike, Greta Tunberg, është zbuluar para disa ditësh, deklaroi sot PR këshilltari i kryeministrit, Marjan Zabërçanec, në diskutimin për dezinformata në konferencën e-Shoqëri.

Ai në paraqitjen e tij kumtoi që manipuluesit kanë përdorur e-mail adresa të markuara dhe numra telefoni dhe nëpërmjet kërkesës zyrtare deri tek selinë diplomatike të Maqedonisë së Veriut, kanë arritur që të përcaktojnë dhe të realizojnë bisedë telefonike me kryeministrin Zaev, duke u paraqitur sikur Greta Tunberg dhe babai i saj.

Disa pjesë të bisedës ishin të dyshimta për kryeministrin dhe këshilltarët e tij, por sërish është marrë vendimi që biseda të shkojë deri në fund, në mënyrë që të zbulohej dyshimi.

“Menjëherë pasi përfundoi biseda, ne kemi bërë të gjitha kontrollet për të verifikuar identitetin e bashkëbiseduesve dhe sot mund të themi me siguri se kemi zbuluar një sulm hibrid ndaj zyrës së kryeministrit. Pas zbulimit, ne kontaktuam familjen e Gretës, i informuam për të gjitha hollësirat, i informuam se do ta bënim publik, ndërsa prej andej morëm përgjigje se edhe ata ishin shumë të mërzitur nga lajmi i këtillë, se do të paraqisnin për keqpërdorimin tek organet kompetente dhe se ata janë shumë mirënjohës që i kemi informuar ata rreth këtij keqpërdorimi”, shtoi Zabërçanec.

Sipas tij, ky rast i sulmit hibrid është shumë më i sofistikuar se rasti me prankerët rusë, por komunikimi i kujdesshëm ka mundësuar që të ekspozohet dhe të demaskohet.

Zabërçanec në fjalën e tij shtoi se sulme të tilla të sofistikuara hibride ndaj qeverive demokratike synojnë të mbyllin dhe frikësojnë shoqëritë e hapura, por që Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndërmend të heqë dorë nga hapja dhe transparenca për të cilën ajo përkushtohet.

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale