Connect with us

Shëndeti

Vdekja nga obeziteti, burrat më të rrezikuar se gratë

Published

on

Të qënurit mbi peshë apo obezë, i vë meshkujt më në rrezik se femrat nga vdekja e hershme ose e parakohshme.

Ky është përfundimi i një studimi të fundit, i cili thotë se pavarësisht se arsyet nuk janë shumë ta qarta, rreziku i diabetit dhe niveli i lartë i yndyrave në gjak rrezikojnë jetën e meshkujve më shumë se të femrave.

Autorët e studimit thonë se pirja e duhanit dhe obeziteti janë dy nga shkaqet e vdekjeve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Në studim janë përfshirë të dhënat e 189 shkencëtareve të cilat përfshijnë rreth 4 milionë njerëz.

Ata janë fokusuar tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan dhe që nuk kanë kaluar ndonjë sëmundje të gjatë apo të rëndë. Pas testeve ata panë se rreziku i vdekjes ishte më i lartë tek njerëzit mbi peshë dhe veçanërisht tek meshkujt krahasuar me gratë.

Ata vlerësojnë se rreziku i vdekjes para moshës 70 vjec është rreth 29 për qind tek njerëzit e shëndoshë  apo mbi peshë, kurse tek ata ne peshë normale 19 përqind. Kurse mes grave të shëndosha dhe atyre normale diferenca është më e vogël, repsketivisht 14.6 përqind me 11 përqind.

Tashmë obeziteti dhe mbipesha shkaktojnë 1 në 7 vdekjet e parakohshme në Evropë dhe 1 në 5 në SHBA. Në krahun tjetër të dhënat janë shqetësuese edhe për ata që janë nën peshë.

Megjithatë studiuesit theksojnë se e nuk e kanë të thjeshtë ta përcaktojnë me saktësi se sa është numri pasi në përllogaritje nuk përfshihen përdoruesit e duhanit dhe ata që kanë sëmundje kronike, duke e vështirësuar qartësisht përcaktimin se sa është numri i personave obezë apo edhe nënpeshë që vdesin për shkak të problemeve me kontrollin e peshës trupore.

Studiuesit kërkojnë mbështetje në mënyrë që një pengesë e tillë mos të ekzistojë në të ardhmen.

Continue Reading

Shëndeti

OBSH: Kufizimet e udhëtimit dhe provat e vaksinimit nuk nevojiten më

Published

on

Ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht. Sipas rekomandimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH ka publikuar një deklaratë nga takimi më i fundit i Komitetit të Emergjencave këtë javë – i dhjeti i tij që nga fillimi i pandemisë – duke diskutuar efikasitetin e ndalimeve të përgjithshme të udhëtimit dhe nëse ato duhet të anulohen.

Ndalimet e udhëtimit “nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në të. Si rezultat, këshilla e re është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të disa vendeve.

Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit. Shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit ndërsa ne përpiqemi të ringjallim industrinë tonë të udhëtimit, shkruan scan.

Por tani OBSH po pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar. Ajo rekomandon një “qasje të bazuar në rrezik” në vend të kësaj e cila do të përfshinte “heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi dhe/ose kërkesat e karantinës, kur është e përshtatshme”.

Continue Reading

Shëndeti

OBSH paralajmëron se Omicron nuk do të jetë varianti i fundit

Published

on

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi shtetet që mendojnë se kishin kaluar më të keqen e Covid-19 pasi shkalla e infeksionit u ul pas variantit Omicron.

Maria van Kerkhove, duke folur me Sophie Raworth në BBC One, tha: “Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Britania e Madhe, që ka një nivel të lartë të imunitetit të popullsisë nga infeksioni dhe përhapja e vaksinave, do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jeni në një fazë tjetër të pandemisë.”

“[Megjithatë] nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot, ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e parë. Ne kemi ende një popullsi shumë të ndjeshme, edhe nëse ka disa shtete që kanë bërë hapa para, pjesa tjetër e botës jo. Është një çështje globale, duhet ta trajtojmë me zgjidhje globale.”

Ajo shtoi: “Nuk do të përfundojë [pandemia] me këtë valë të fundit të Omicron dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”.

Continue Reading

Shëndeti

4 arsye pse mund të ndiheni të përgjumur gjatë ditës

Published

on

A ndiheni të lodhur në mëngjes, edhe kur keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës? Nëse ju ndodh shpesh ndoshta ka një shpjegim të thjeshtë nuk bëni gjumë të mirë. Gjumi jo i mirë mund të dëmtojë tretjen, nivelin e sheqerit në gjak, të përkeqësojë humorin të shkaktojë dhimbje koke.

Në këtë artikull janë disa arsye që ju shkaktojnë gjendjen e përgjumur.

Të ngrënit shumë afër kohës së gjumit

Studimet kanë treguar se ngrënia e ushqimit në orët e vona të natës mund të ngadalësojë tretjen dhe metabolizmin, gjë që çon në përgjumje, refluks acidi dhe shtim në peshë.

Caktoni një orar të përshtatshëm për darkën të paktën 3-4 orë para gjumit.

Përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit

Ekspozimi ndaj dritës blu prish gjumin sepse bllokon një hormon të quajtur “Melatonin” i cili është përgjegjës për gjendjen e përgjumur. Drita blu ose drita natyrale mund të ndikojnë në këtë gjendje që ndryshe quhet “ritmi cirkadian”. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos përdorni pajisje elektronike si telefon, laptop, TV të paktën 1 orë para gjumit.

Stërvitje intensive gjatë natës

Stërvitjet me intensitet të lartë ose energjike mund të stimulojnë sistemin tuaj nervor duke liruar adrenalinën dhe duke mos lënë kohë që temperatura e trupit të ftohet. Kjo mund të vonojë gjumin për shumicën e njerëzve. Nëse bëni pjesë në këtë kategori, është mirë që të shmangni stërvitjet të paktën 1-2 orë para gjumit. Shëtitjet e relaksuara ose joga e butë janë opsione më të mira nëse doni të jeni në lëvizje.

Konsumimi i alkoolit

Alkooli në sasi të vogla ka efekte qetësuese, por konsumimi i tepërt shkakton cilësi të dobët të gjumit. Konsumimi i alkoolit shumë afër kohës së gjumit gjithashtu rrit rrezikun e apneas së gjumit me 25%. Njerëzit me apnea të gjumit janë të prirur të jenë gërhitës gjatë natës.

Përveç këtyre gjërave, gjumi i mirë i natës ndikohet edhe nga ajo që bëni kur jeni zgjuar. Sigurohuni që të keni një mënyrë jetese aktive dhe të merrni pak dritë dielli në mëngjes.

Kafeina pas orës 15:00 duhet të shmanget për ata që vuajnë nga apnea e gjumit dhe pagjumësia. Përdorimi i disa produkteve si vajrat esencialë të livandës, çaji i kamomilit dhe suplementet e magnezit ose melatoninës mund të jenë të dobishme për çrregullimet e rënda të gjumit, por jo zgjidhja kryesore.

Continue Reading

Aktuale