Connect with us

Shqipëri

Tërmeti/ Pacolli dhuroi 1 milion euro, Rama: Rrofsh e qofsh

Published

on

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, ka njoftuar që familja e tij do të kontribuoj 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.” shkruan Pacolli në rrjete sociale.

Ndërkohë, pas aktit të Pacollit ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar për ndihmën që po jep për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Reagimi i Ramës

RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏/Opinion.al

Continue Reading

Lajme

Avioni i ‘Air Albania’ bllokohet në Stamboll, shkak stuhia e dëborës

Published

on

Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion. Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.

Continue Reading

Lajme

Deputetja e PS kundër vendimit të Albin Kurtit: Shqipëria edhe në karantinë nuk i ndaloi qytetarët e Kosovës të hynin në vendin tonë

Published

on

Deputetja e PS në Kukës, Gerta Duraku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të ndaluar qytetarët shqiptarë që të hyjnë në Kosovë, nëse nuk kanë bërë tre doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe.

Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe llogjike”, shkruan ajo.

Vendimi i marrë nga Albin Kurti është në kufijtë e skandalit, pasi asnjë vend në botë nuk të kërkon tre doza vaksine për të hyrë në vend.

Ironia është se njeriu që premtonte vite më parë se do të bashkonte kufijtë, në fakt që kur ka ardhur në pushtet, është kthyer në njeriun që ka bllokuar kufijtë dhe po përçan shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Mbyllet sektori i vizave deri më 28 janar, ambasada gjermane tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

Published

on

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë me dije se sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më 28 janar.

Përmes një njoftimi në Facebook sqaron se do të njoftohen me e-mail të gjithë aplikuesit, të cilëve u anulohet takimi.

“Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktuale