Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shkup, për 24 orë 7 aksidente me 3 të lënduar

Published

on

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tre persona lëndime të lehta në katër prej gjithsej shtatë aksidenteve që kanë ndodhur ditën dhe natën e fundit në territorin e Qytetit të Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB- Shkup, policia ka përjashtuar një shofer i cili ka lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt është shqiptuar një dënim, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 82 automjete.

Janë dënuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha dhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Continue Reading

Lajme

DASH: Betohet ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV/ Taravari e uron për detyrën në Twiter

Published

on

By

DASH: Betohet ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV/ Taravari e uron për detyrën në Twiter

Dje është caktuar dhe ka bërë betimin në Departamentin e Shtetit në SHBA ambasadorja e re e caktuar e SHBA shkelqesia e saj Angela Aggeler.Me një postim në Twiter ate e ka uruar edhe u.d Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.Me poshtë ju sjellim pp stimin e tij në Twiter:

“Urime Angela Aggeler për betimin tuaj si Ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut! Unë dhe Aleanca për Shqiptarët do te jemi partnerët tuaj më të fortë për të materializuar përballjen tuaj të vendosur me korrupsionin dhe forcimin e besimit të publikut në qeverisjen dhe gjyqësorin. Mirë se vini përsëri në Maqedoninë e Veriut!”

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsiusë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale