Connect with us

Lajmet kryesore

Rashidi: Xhaferi bie nën ndikimin e atyre që politikën e shohin si “loja me qibrita” (VIDEO)

Published

on

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban seancë për parashtrim të pyetjeve të deputetëve.

Kryeministri dhe ministrat çdo të enjte të fundit të muajit përgjigjen në pyetje të deputetëve. Sipas praktikës, të parët parashtrojnë pyetje deputetët e opozitës, pastaj edhe ata të pushtetit.

Por, gjatë kësaj seance, nuk kanë munguar edhe akuzat e opozitës shqiptare për anashkalim nga ana e kuvendit, të deputetëve të tyre dhe pamundësim të të drejtës për të parashtruar pyetje ministrave.

Kështu deputeti nga rradhët e ASH-së, Syrja Rashidi, ka akuzuar kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, i cili, sipas Rashidit, nën ndikimin e disa politikanëve, politikën e sheh si ajo loja me shkrepsa, rrugicave të Bit Pazarit, përcjell in7.

“Të nderuar ministra, deputetë, përfaqësues të mediave, mua më vjen keq që për here të dytë, për të njëjtën çështje do të marr reagim procedural, po dua të them se kjo nuk është për nënkryetarin e Kuvendit, duke e ditur se ai nuk ka ndikim në përpilimin e listave për pyetje deputetësh. Më vjen keq se kam ushqyer shpresën për një kohë të gjatë se Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit, ka pasur momente ku kam pas edhe bindje se është i tillë, po ja që vijnë situate të tilla, ku ai shihet që nuk është më shumë se një deputet i BDI-së. Më vjen keq gjithashtu që ai bie në ndikim të disa politikanëve, të cilët politikën e kuptojnë si ajo loja me qibrita rrugicave të Bit Pazarit dhe kur kthehen në mbrëmje në shtëpi krenohen para familjarëve se I kanë mashturar fukarenjtë”, ka thënë Rashidi.

 

A.Sh.in7.tv

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale