Connect with us

Lajme

Llaskarca, arrest shtëpiak për pronarin e “Durmo Turs”

Published

on

Pronari i Durmo Turs, i cili është i akuzuari i parë për aksidentin tragjik të autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku si pasojë jetën humbën 16 persona është lëshuar në arrest shtëpiak.
Durmish Beluli është liruar me kusht, ndërsa në fillim të gjykimit të sotëm gjyqtari tha se ai do të mbrohet në liri.

Bellulit i është marrë pasaporta, ndërsa do të duhet të paraqitet në gjykatë, nuk duhet të kontaktoj me të dëmtuarin dhe ka ndalesë për kryerjen veprmtarisë së transportit.

Përveç pronarit arrest shtëpiak është caktuar edhe për Igor Gorgievski, i punësuar në stacionin e kontrollit teknik.

Për rastin e aksidentin të autobusit në Lllaskarcë, që ndodhi më 13 shkurt, gjithsej janë të akuzuar gjashtë persona.

Continue Reading

Kosovë

Kliko këtu për ta llogaritur faturën e rrymës me tarifat e reja (Linku)

Published

on

By

Kliko këtu për ta llogaritur faturën e rrymës me tarifat e reja (Linku)

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për disa kategori.

Sipas vendimit, shumicën e subvencionimit nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset, derisa energji elektrike pa rritje të çmimit do të paguajnë vetëm ato familje që arrijnë të mos shpenzojnë mbi 600 kwh në muaj, shkruan Reporteri.net.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar edhe kalkulatorin për llogaritjen e faturës me tarifat e reja.

Në këtë link mund të ngarkoni të dhënat e faturës së fundit të energjisë elektrike dhe të llogarisni se sa do të jetë vlera e faturës me tarifat e reja.

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Sipas raportit të ZRRE-së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Continue Reading

Bota

Gjermania, Finlanda dhe Hong Kongu me protokolle të reja për Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Gjermania, Finlanda dhe Hong Kongu me protokolle të reja për Maqedoninë e Veriut

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Republika Federale e Gjermanisë e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve me rrezik. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet regjistrim elektronik dhe posedim i certificatës së vaksinimit ose kalimit të sëmundjes ose PCR negativ. Për ata që nuk janë infektuar me Covid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa e karantinës dhjetëditore, teksa mund të lirohen në ditën e pestë me PCR test negativ. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë vjeç, për të cilët megjithatë vijon karantinë deri në pesë ditë.

Covid protokolli i ri vlen edhe për Finlandën. Të gjithë personat, përfshirë edhe shtetasit tanë, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër Covid 19 për arsye shëndetësore, mund të hyjnë në Finlandë nëse kanë një certifikatë mjekësore që e dëshmon një gjë të tillë, së bashku me një vërtetim për test negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 48 orë. Të gjithë të tjerëve (përveç atyre me vendbanim të rregulluar) që mbërrijnë në Finlandë edhe më tej u kërkohet certifikatë e vaksinimit të plotë ose shërimit nga Covid 19 (në gjashtë muajt e fundit) së bashku me një test negativ për Covid (jo më të vjetër se 48 orë).

Në të njëjtën kohë, Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, solli vendim për ndryshimin e kushteve për hyrje në Hong Kong, sipas të cilit Republika e Maqedonisë së Veriut është në mesin e vendeve të Grupit A, ku janë detektuar raste të omikronit. Për shkak të kësaj, është e kufizuar hyrja e shtetasve tanë dhe e të huajve (të cilët nuk janë banorë të Hong Kongut) e të cilët në 21 ditët e fundit kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, hyrja u lejohet banorëve të Hong Kongut, por me një karantinë të detyrueshme 21-ditore dhe 6 teste PCR.

Continue Reading

Lajme

Policia vazhdon me dënime në Shkup, 138 gjoba brenda një dite

Published

on

By

Policia vazhdon me dënime në Shkup, 138 gjoba brenda një dite

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (18.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Siç njoftojnë nga MBP, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba, nga të cilat 21 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 16 kundërvajtje janë kryer nga këmbësorët.

“Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, pesë për tejkalim të paligjshëm të automjeteve, shtatë për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), 45 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Aktuale