Connect with us

Lajmet kryesore

Kurti: 28 Nëntori bashkoi shqiptarët, këtë herë edhe ndaj tragjedisë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, i cili me këtë rast theksoi se 28 nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin, datë kjo e gjithë shqiptarëve që bënë bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti theksoi se festa kombëtare që i bashkon gjithë shqiptarët, këtë herë bashkoi edhe ndaj tragjedisë në zonën e Durrësit, që sipas tij, tronditi mbarë kombin shqiptarë ku do që janë.

“28 nëntori është data, e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemajlin dhe Adem Jashari. Pra, kjo datë është gur themel i yni që bën bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UÇK-së. Është festa jonë kombëtare, e cila na bashkon, e kësaj radhe na bashkoi edhe kundrejt një fatkeqësie tragjike në zonën e Durrësit që tronditi mbarë kombin tonë, jo vetëm në Ballkan, por ku do që janë shqiptarët. Solidariteti që po tregojmë tani për njeri tjetrin është dëshmi se kur është nevoja jemi një popull në këmbë, të gjithë për secilin, secili për të gjithë dhe bashkë do t’ia dalim”, theksoi Kurti.

Ai tha se flijimi i familjes Jashari ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë dhe çlirimit e lirisë sonë. Kurti theksoi se në Prekaz kanë rënë gjithsejtë 59 dëshmorë, në një betejë të pa parë jo vetëm në historinë e popullit shqiptarë kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë.

“Pas nderimeve te përmendorja e Ismail Qemalit në Prishtinë erdhëm këtu në Prekaz për të bërë nderime tek Jasharajt. Këtu kanë rënë gjithsejtë 59 dëshmorë prej të cilëve 15 kanë qenë gra e 15 fëmijë, në një betejë të pa parë jo vetëm në historinë tonë kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë. Por, ky flijim ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë dhe çlirimit e lirisë sonë. Shaban e Zahide Jashari, Hamëz e Feride Jashari, Adem e Adile Jashari dhe Zarife Jashari me gjithë familjen e farefisin u flijuan për lirinë tonë , për pavarësinë tonë, për bashkimin tonë”, tha ai.

 

BURIMI: ekonomiaonline

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale