Connect with us

Shqipëri

Djaloshi që i buzëqeshi vdekjes: Ku do e pimë kafen kur të dal (batutat me ekipin e shpëtimit)

Published

on

“Ku do e pimë kafen kur të dal?”, këto kanë qenë disa nga fjalët e fundit të Klement Çupit, i riu nga Mati që sfidoi vdekjen duke qeshur teksa qëndronte nën rrënojat e njërit prej pallateve të shembura të Thumanës.

Plot 17 orë, djali i familjes Çupi që kishte ardhur nga Anglia për të fejuar vëllain i tij, jetoi me shpresën se do të dilte gjallë nga aty.

Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe me gjithë dhimbjet e shumta që i thernin shpirtin, tentonte të mbante me batuta forcat operacionale të shpëtimit. Grekët kanë mbetur të habitur nga vendosmëria e tij për të jetuar, i cili nuk u dorëzua në asnjë moment. Në gjuhën helene, djaloshi 32-vjeçar i kishte thënë: “Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni nga aty?”

Edhe pse kishin kaluar plot 17 orë nën gërmadha, sytë e tij ishin plot shpresë. Njëri nga familjarët i ka qëndruar aty Klementit deri në minutat e fundit të jetës së tij.

Ka komunikuar për çdo gjë me të. Madje pas tërmetit, ai ka kërkuar një telefon ku ka folur me të gjithë të afërmit. Fillimisht ka komunikuar me të fejuarën në Angli, më pas më familjarët e tjerë, të cilët tregojnë që ishte Keli ai që i jepte kurajo se do të dilte mirë nga rrënojat.

“Mos u lodhni kot për babain. Është sipër meje i vdekur. Edhe mami nuk jeton. E pashë kur i ra pllaka në kokë dhe mbeti në duart e Colit (Vëllai i shpëtuar, Nicole Çupi)”.

Edhe pse fatkeqi kishte parë tmerr me sy, edhe pse ishte në dijeni se prindërit e tij nuk jetonin më, ai s’u dorëzua deri në momentin e fundit. Kur grekët po luftonin për ta nxjerrë nga rrënojat, Keli duket se e kishte parandjerë fundin e dhimbshëm.

“Bert (i afërm i tij), unë do të vdes. Këmbët nuk i ndjej fare. Që në mëngjes kam parë gjak që pikon poshtë. Të lutem, do vdes se do vdes, më jipni pak ujë. Ma jepni dhe një cigare”, kanë qenë fjalët e fundit të tij.

Të dy djemtë kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer nga emigrimi. Coli kishte mbërritur para 5 ditësh, ndërsa Keli vetëm një natë para tragjedisë. Për t’u çmallur me bijtë e tyre, të dy prindërit kishin vendosur të flenin me ta.

Babai, i ndjeri Hajredin Çupi, në natën e tragjedisë kishte fjetur me një shtrat me Klementin duke konsumuar së bashku edhe disa cigare.

Ndërsa djali tjetër, Coli ishte shtrirë me të ëmën, Luten. Kishin qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

Madje tërmetin e orës 2 të mëngjesit e kishin ndjerë. Por, nuk kishin lëvizur me shpresën që nuk do të kishte të tjerë.

Siç duket Zoti kishte vendosur që ata mos të ndaheshin kurrë nga shtratet e njëri-tjetrit.

Një fund tragjik dhe mjaft i dhimbshëm, me vetëm Colin i cili tashmë duhet të mbledhë forcat për të përballuar tragjedinë e madhe. Së bashku me motrën e tij, Donikën, të kthyer dje dhe ajo nga Greqia, kanë organizuar ceremoninë mortore për të përcjellë në orën 12:00 të mesditës, për në banesën e fundit, prindërit me vëllanë e tyre.

Continue Reading

Lajme

E rëndë në Elbasan, humb jetën 32-vjeçari, ishte vaksinuar dje me “Pfizer”

Published

on

Një 32-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme.

Sipas “FaxNews” Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku.

32-vjeçari ditën e djeshme kishte marrë dozën e vaksinës “Pfizer”, për tú mbrojtur nga Covid.

Sipas informacioneve paraprake i riu mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Continue Reading

Lajme

Meta: Mora garancinë nga Balla, më tha se janë gati për zgjedhje në çdo kohë

Published

on

Presidenti i Republikës Ilir Meta të mërkurën u takua në Presidencë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me Ballën, Meta tha se mori garancinë se Partia Socialiste është gati për zgjedhjet e pjesshme vendore në çdo kohë.

Presidenti sqaroi se nuk ka pasur ftesë nga ana e tij për asnjë parti për tu konsultuar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore, por se takimi me zotin Balla u zhvillua pasi ai është përfaqësuesi i shumicës në Kuvend, dhe ai duhej të sigurohej se shumica nuk do i bojkotonte zgjedhjet.

Meta tha se dy janë mundësitë kur mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore,27 shkurti ose 6 marsi.

“Nuk ka patur ftesë zyrtare për asnjë parti për konsultime. Për të zgjidh këtë çështje ju i dini iniciativat e mia zyrtare si me KQZ , si me qeverinë dhe kuvendin dhe në të gjitha veprimet që kam bërë . Do ketë një komunikim zyrtar sot, nëse do të kisha ftese për partitë , nuk kishte ftesë të as për PS , se do ja kisha çuar kryetarit, por ka patur një kërkesë informale, për një konsult me kryetarin e shumicës në Kuvend, zoti Balla, meqë kemi pat disa dilema të interpretimit të datës së zgjedhjeve. Në gjykimin tim , besoj duhet të jepja një sqarim me Ballën si përfaqësues i shumicës në kuvend për një mendim të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që çdo ditë më shumë për ta do të ishte ndihmuese”, tha ai.

Më tej, Presidenti theksoi se mori garanci nga Balla se socialistët janë gati në çdo kohë për zgjedhje dhe se e mirëkuptojnë këtë gjë.

“Nuk ka pasur konsultim me partitë , por me përfaqësuesin e shumicës në kuvend që të mos kishim polemika me shumicën. Tani ose 27 shkurti ose 6 marsi, janë si data, KQZ është e rëndësishme se ajo të merret me këtë proces“, tha Meta.

Dy ditë më parë, Meta i dërgoi një shkresë zyrtare Kryeministrisë, duke i kërkuar informacion mbi numrin e Bashkive të mbetura pa kryetar.

Kjo letër vjen pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

“Kush janë saktësisht ato njësi vendore në të cilat përgjatë kësaj periudhë 30 qershor 2019-janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkisë u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, nënvizon Presidenca.

KQZ-ja, përmes një shkrese zyrtare, i ktheu më herët përgjigje presidentit Meta, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Meta kishte kërkuar informacion nga KQZ-ja në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të Bashkive.

Në përgjigje, KQZ shkruan se, Bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se, nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar janë ato të Shkodrës, Vorës, Durrës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjës.

Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Continue Reading

Lajme

Prindërit e çuan me urgjencë në spital, zbulohet shkaku u vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

Published

on

By

Prindërit e çuan me urgjencë në spital, zbulohet shkaku u vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, një vajzë rreth 3 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Burime bëjnë me dije se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët.

Kujtojmë se në një prononcim për media, babai i të miturës, Agim Islami, tregoi se vajza kishte ditë që ishte sëmurë. Në një vizitë që i kishin bërë para disa ditësh mjeku i kishte thënë se ishte virozë dhe i kishte dhënë ilaçe. Sipas babait, mbrëmë 3-vjeçarja ishte bërë keq dhe e çuan me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë./albeu.com

Continue Reading

Aktuale