Connect with us

Shqipëri

Historia e efektivit të RENEA-s me djalin e tij: Më fal, më duhet të ndihmojë të tjerë fëmijë!

Published

on

Një nga heronjtë, efektivi i repartit RENEA, në llogarinë e tij Instagram ka publikuar një video ku shihet duke kryer misionin e shenjtë, duke shpëtuar jetë, për t’iu ardhë në ndihmë banorëve të goditur nga tërmeti në Shqipëri.

Madje ka shkruar edhe një status tejet emocional, ku tregon se si djali i tij e kishte lutur të kthehet në shtëpi sepse kishte frikë, dhe ai ia kishte kthyer: ”O dashuri, o zemra ime, nuk mund të vij se më duhet të ndihmoj disa fëmijë të tjerë..”.

Ky është postimi drithërues i komandatit shqiptar:

Tërmet pas termeti,lekundjet nuk kane te ndalur.E dhimbshme per gjithe njerezit dhe frika qe ka pushtuar cdo qenie te gjalle ne toke eshte e papershkrueshme.Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken,por kisha harruar te mesoj veten se si te mos kem frike per ta,ne momente te veshtira.

Nuk munda sepse asnjehere nuk munda te jem me ta per shkak sepse gjithmone me eshte dashur te jem ne detyre ne ndihme te te tjereve(komunitetit)Miqte e mi vendosa ta ndaj me ju kete histori pasi u ndjeva shume i pafuqishem ne tragjedine e fundit kur degjoja pertej telefonit te qarat e djalit tim 2 vjecar,Semit i cili me therriste:

Babi kam frike,hajde ke pija(shtepia)ka fantazma ne pi(shpi)etj etj me ate zerin e tij te pafajshem dhe me çiltersine e nje femije krejtsisht i pafajshem.Dhe pergjigjia ime dhe pse me gjysme zeri ishte;

O dashuri o zemra ime nuk mund te vi sepse me duhet te ndihmoj disa femije te tjere,njerez te tjere qe jane ne veshtirsi e ndoshta fatkeqsisht me pak shprese per jeten e tyre.

Edhe pse e di qe sme kuptonte dhe as qe do tja dije qe te me kuptoj sepse fundja une duhet te permbush detyren time si prind por gjithmone te pamundur per shkak te profesionit tim.

Dua ti kerkoj te falur birit tim Semit dhe familjes time qe per shkak te profesionit une shumicen e rasteve nuk jam prane tyre as kur kane nevoje per mua dhe as kur duan te gezojne me mua.

Me kete rast dua te pershendes te gjithe femijet,familjet e kolegeve te mi qe ndihen si une.RESPEKT.Jam i sigurte qe nese ne nuk jemi prane jush, Zoti eshte gjithmone me ju.Ju dua pafund familja ime,Zoti ju bekofte. Amin

 

View this post on Instagram

 

Termet pas termeti,lekundjet nuk kane te ndalur.E dhimbshme per gjithe njerezit dhe frika qe ka pushtuar cdo qenie te gjalle ne toke eshte e papershkrueshme.Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken,por kisha harruar te mesoj veten se si te mos kem frike per ta,ne momente te veshtira.Nuk munda sepse asnjehere nuk munda te jem me ta per shkak sepse gjithmone me eshte dashur te jem ne detyre ne ndihme te te tjereve(komunitetit)Miqte e mi vendosa ta ndaj me ju kete histori pasi u ndjeva shume i pafuqishem ne tragjedine e fundit kur degjoja pertej telefonit te qarat e djalit tim 2 vjecar,Semit i cili me therriste:Babi kam frike,hajde ke pija(shtepia)ka fantazma ne pi(shpi)etj etj me ate zerin e tij te pafajshem dhe me çiltersine e nje femije krejtsisht i pafajshem.Dhe pergjigjia ime dhe pse me gjysme zeri ishte;O dashuri o zemra ime nuk mund te vi sepse me duhet te ndihmoj disa femije te tjere,njerez te tjere qe jane ne veshtirsi e ndoshta fatkeqsisht me pak shprese per jeten e tyre.😥Edhe pse e di qe sme kuptonte dhe as qe do tja dije qe te me kuptoj sepse fundja une duhet te permbush detyren time si prind por gjithmone te pamundur per shkak te profesionit tim.Dua ti kerkoj te falur birit tim Semit dhe familjes time qe per shkak te profesionit une shumicen e rasteve nuk jam prane tyre as kur kane nevoje per mua dhe as kur duan te gezojne me mua.Me kete rast dua te pershendes te gjithe femijet,familjet e kolegeve te mi qe ndihen si une.RESPEKT.Jam i sigurte qe nese ne nuk jemi prane jush,Zoti eshte gjithmone me ju.Ju dua pafund familja ime,Zoti ju bekofte.Amin🙏

A post shared by Alb🇦🇱Cowboy_Lifestyle🤠 (@daja.77) on

Continue Reading

Lajme

Duka lexon LIVE mesazhin që mori në telefon para shpërthimit

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banën e tij.

Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FSHF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur n donjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. “Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë. /Opinion

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Lajme

Avioni i ‘Air Albania’ bllokohet në Stamboll, shkak stuhia e dëborës

Published

on

Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion. Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.

Continue Reading

Aktuale