Connect with us

Lajme

Bogovina dhe Vrapçishti mobilizim maksimal për të prekurit nga tërmeti

Published

on

Komuna e Bogovinës dhe ajo e Vrapçishtit në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Dy komunat rurale në rajonin e Pollogut, Bogovina dhe Vrapçishti u janë bashkuar shumicës së komunave shqiptare dhe jo vetëm, për tu solidarizuar me dhimbjen dhe vuajtjet e shqiptarëve të Durrësit, Thumanës e Lezhës.

Edhe Vrapçishti edhe Bogovina kanë shpallur sot ditë zie në komunat e tyre, ndërsa kanë anuluar edhe aktivitetet e parapara për festen e 28 Nëntorit.

Për in7, nga Komuna e Vrapcishtit me në krye Isen Shabanin, thanë se tashmë kanë nisur një kontigjent me ndihma për në Durrës, ndërsa theksuan se aksioni vazhdon edhe në ditët në vijim. Përveç ndihmës së siguruar nga institucionet komunale, në ndihmë të tyre janë vënë edhe bizneset lokale dhe qytetarët nga gjithë territori i komunës.

Ndërkaq, nga Komuna e Bogovinës thonë se kanë shpallur ditë zie dhe kane ndarë një sasi të konsiderueshme të hollash nga buxheti i komunës. Vetë Albon Xhemaili, kryetari i kësaj komune është angazhuar që bashkë edhe me diasporën shqiptare nga kjo komunë të grumbullojnë ndihma nga më të ndryshmet. Organizimit i janë bashkuar edhe organizatat civile, ndërsa ndihmat do te arrijnë së shpejti tek të prekurit nga fatkeqësia.

Ditë zie është shpallur në të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni, ndërkaq me ndihma financiare, ushqime, zjarrfikësa, ekipe mjekësore kanë dërguar komunat më të mëdha si Gostivari e Tetova. /in7.tv/

 

A.H

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale