Connect with us

Shqipëri

“As amerikani, as italiani, vetëm gjaku im”: Rezarta Shkurta emocionon me postimin e veçantë (FOTO)

Published

on

Pa dyshim mbështetja e Kosovës ka qenë shumë e madhe në këto ditë të vështira për Shqipërinë pas tërmetit me bilanc tragjik, Kosova ka hapur dyert e saj për shumë familje shqiptare që kanë nevojë për strehim.

Kjo gjë i ka prekur të gjithë, ndaj këto fjalë të Rezartës do i kuptoni mirë.

Ajo ka publikuar një foto ku duket një bebe i veshur me ngjyrat e Kosovës që fle në super e shqiponjave dhe pas duket flamuri shqiptar. Këto fjalë të bëjnë të reflektosh për të kuptuar sa të bashkuar janë shqiptarët dhe kosovarët.

“Une jam femija me i vogel i familjes sime. Kam nje vella dhe nje moter me te medhenj! Dhe gjate gjithe jetes sime, duke filluar nga femijeria, jam mesuar se nese kisha nje problem ishin heronjte e mi , vellai dhe motra qe me shpetonin. Ashtu edhe ne keto dite tmerri per te gjithe Shqiptaret, kur pashë vellezerit e mi nga Kosova qe kishin pushtuar rrugen e kombit, m’u mblodh nje grusht lotesh ne gjoks, trishtimi per cfare na gjeti, dhe gezimi qe nuk jemi vetem! Vellai po vinte per vellain. Le te vinte Italiani, Gjermani dhe le te vinte dhe Amerikani, asnjeri sdo ma mbushte shpirtin se vete gjaku im! Ska politike, e as kufi qe ndan keto rrenje gjaku. Prandaj kjo foto e realizuar nga #HeraCompany sot per mua ka nje vlere akoma dhe me te madhe! Ju dua Rezarta Shkurta 👐🏻”, shkruan në rrjetin social Instagram, Rezarta Shkurta.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Lajme

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

Published

on

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre. /Abcnews/

Continue Reading

Lajme

I riu gjendet me këmbë të ngrira në oborrin e xhamisë

Published

on

Mesditën e së enjtes, është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd një shtetas nga Maroku.

Raportohet se ai u pa aty në gjendje kritike për jetën nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha i cili menjëherë ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit.

Policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin e xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezultonte të ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin e Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore.

Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Edhe pse në gjendje kritike emigranti maroken ka arritur t’iu shprehë mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së Spitalit të Librazhdit.

Ndërkohë rreth orës 15:30 emigranti maroken që u gjend i ngrirë është transportuar për në Repartin e djegieve në Tiranë./Balkan Web/

Continue Reading

Aktuale