Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Edhe për zbatimin e gjuhës shqipe, BDI punëson “shefa” maqedonas

Published

on

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot përmes një kumtese për shtyp në lidhje me konkursin e shpallur nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, ku kërkohen të punësohen 3 maqedonas dhe vetëm një shqiptar, përcjell in7.

Sipas kësaj partie, ky institucion i krijuar pas votimit te Ligjit për gjuhët, si detyrë ka kontrollimin e zbatimit të ligjit për gjuhët, e në veçanti zbatimin e gjuhës shqipe, prandaj sipas tyre, ky institucion duhet të ketë të punësuar më shumë shqiptarë.

Ja reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët:

Përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të nëpërkëmbet edhe në institucionet ku udhëheqin shqiptarët. Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili kontrollon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend. Institucioni në fjalë ka për obligim të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe sidomos gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë më e folur në nivel territorial. Për këtë arsye Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky institucion shumicën e të punësuarve duhet ta ketë shqiptarë. Parashtrohet pyetja se si kuadri i BDI-së me anë të punësimeve të nacionaliteteve tjera do të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, kur në vendet kyçe udhëheqëse punësohen maqedonas.

Në konkursin me numër: 242/2019 për punësimin e 5 të punësuarve, gjithsej janë punësuar 3 të nacionalitet maqedonas, një i punësuar shqiptar dhe një i nacionalitetit rom.

1. Këshilltar shtetërore për lekturim – të nacionalitetit maqedonas.

2. Këshilltar shtetëror për bashkëpunim qeveritar dhe marrëdhënie me publikun – të nacionalitetit maqedonas.

3. Shefi i Njësisë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, Sektori për mbështetje të Drejtorit – të nacionalitet maqedonas.

4. Shefi i njësisë për lekturim, Sektori i përkthimit dhe lekturimit – shqiptar.

5. Bashkëpunëtor për monitorimin, promovimin dhe mbrojtjen e përdorimit të gjuhës, Sektori për Planifikim, Koordinim dhe Zhvillim – të nacionalitetit rom.

Është e vërtetë se përfaqësimi dhe denigrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon.

Continue Reading

Lajme

Kroacia kundër Biden: Nuk do të dërgojmë asnjë ushtar në Ukrainë!

Published

on

Presidenti kroat ka habitur opinionin, duke dalë me qëndrim për situatën në Ukrainë, që nuk korrepsondon me qndrimin e shumë vendeve tjera anëtare të NATO-s. Në një pres konferencë, presidenti Zoran Millanoviq ka thënë se në rast se fillon konflikti në Ukrainë, ai d të japë urdhër për tërheqjen e gjithë ushatërve kroatë.

I pyetur se si e komenton konfliktin në Ukrainë, Milanoviq madje është përgjigjur se nuk din për konflikt të tilë.

“NATO po e përforcon prezencën e vetë, ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë. Nëse vjen deri te eskalimi, do të tërhiqmi deri në ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me Ukrainën, por ka të bëjë me politikën e Bajdenit, unë shoh sjellje joparimore dhe të rrezikshme. Ekzistojnë mënyra se si mund të shpëtohet Ukraina, së paku 99 ër qind, e ajo është ndhma ekonomike”, tha Millanoviq.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Aktuale