Connect with us

Shqipëri

Thirrje për ndihmë, shembja e banesës bëri që të shuheshin zërat e familjes Lala (VIDEO)

Published

on

Tridhjetë orë pas tërmetit vazhdojnë kërkimet për 6 anëtarë të familjes Lala ku dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja edhe dy fëmijë të vegjël bashkë me nënën e tyre.

Pas tërmetit, edhe pse me dëme të konsiderueshme, banesa e tyre nuk ishte shkatërruar tërësisht.

Në këto momente ekipet e shpëtimit arrinin të dëgjonin zërat e banorëve nga brenda që kërkonin ndihmë.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se pas shembjes së dytë të banesës zërat u shuan.

Për fat të mirë gjatë mbrëmjes së djeshme është nxjerrë 17 vjeçari Ramë Lala, i cili kishte ngecur në një xhep mes kolonës dhe derës që e ka mbrojtur.

Deri më tani, Sadete Lala, gjyshja 80 vjeçare ka dalë pa jetë nga rrënojat.

Continue Reading

Lajme

Makina i fiket në mes të rrugës në Tiranë, polici rrugor ndihmon shoferin të largojë mjetin

Published

on

By

MAKINA I FIKET NË MES TË RRUGËS NË TIRANË, POLICI RRUGOR NDIHMON SHOFERIN TË LARGOJË MJETINPublished 6 mins ago on 22/01/2022By t.i.

Një polic i ka ardhur në ndihmë një qytetari, makina e të cilit ka mbetur në mes të rrugës në Tiranë.

Në videon e mëposhte shihet polici rrugorë teksa së bashku me drejtuesin e mjetit shtyjnë makinën për ta larguar nga rruga.

Makina kishte bllokuar qarkullimin tek “Rruga e Elbasanit”, para selisë së Partisë Demokratike, ndërsa polici rrugor që ndodhej aty pasi pa makinën e fikur në rrugë menjëherë i ka ardhur në ndihmë qytetarit.

Continue Reading

Kosovë

Raporti që propozon sanksione për politikanët që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri, vjen reagimi i DASH

Published

on

By

Raporti që propozon sanksione për politikanët që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri, vjen reagimi i DASH

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në “frymën e kompromisit të nevojshëm”, që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta kenë prioritetet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të punojnë në minimizimin e tensioneve dhe të ndjekin negociatat me fleksibilitet dhe në frymën e kompromisit të nevojshëm për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse që do të mundësojë rrugën e tyre përkatëse evropiane”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Këtë përgjigje DASH-i e dha duke iu përgjigjur pyetjeve të REL-it për një raport të publikuar së fundmi nga Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson, që ia rekomandonte administratës amerikane vendosjen e sanksioneve për politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve.

“Ne e vlerësojmë këndvështrimin akademik dhe të organizatave për këto çështje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiektnike, siç parashihet në Kushtetutën e saj”, tha zëdhënësi i DASH-it, duke mos e komentuar këtë raport.

Një nga kontribuuesit në raportin e titulluara “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se e sheh si mundësi reale që SHBA-ja të sanksionojë politikanët që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shpipërisë.

“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Peci.

Por, vendosja e sanksioneve për këtë çështje nuk duket si masë reale për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi.

Continue Reading

Lajme

Do të prodhonin kriptovalutë, policia zbulon 2 laboratorë me vlerë rreth 1 mln Euro

Published

on

By

Do të prodhonin kriptovalutë, policia zbulon 2 laboratorë me vlerë rreth 1 mln Euro

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia në Durrës ka finalizuar një operacion që ka çuar në zbulimin e dy laboratorëve që përdoreshin për prodhimin e kriptovalutës. 3 persona janë vënë në pranga për këtë çështje, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se këta persona i kishin ngritur një strukturë në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe një tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës.

Autoritetet kanë sekuestruar me qindra pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, qindra panele diellore, qindra pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, e po ashtu dhjetëra pajisje kompjuterike dhe elektronike që sipas policisë deri më tani vlerësohen se kanë shkuar rreth 1 milion Euro.

Policia thotë se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe vendosjen para drejtësisë të personave të tjerë të implikuar.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”, i zhvilluar nga Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës

Evidentohen dy laboratorë për prodhimin e kriptovalutës.

Sekuestrohen qindra pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutës, të cilat ishin në gjendje pune në dy struktura.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia C për hetimin e krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore Durrës, ka kryer hetime të shpejta në lidhje me verifikimin e një aktiviteti kriminal në fushën e prodhimit të kriptovalutave si dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale” .

Në këtë kuadër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Ç, 26 vjeç dhe Rr. D, 36 vjeç, banues në Tiranë si dhe L. Xh, 23 vjeç, banues në Lushnje.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., M.Gj, E.H dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera nga “Njësia C – për Hetimin e krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike duke krijuar përfitime monetare si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave duke shfrytëzuar, keqinterpretuar dhe keqpërdorur hapësirat ligjore .

Një strukturë ishte ngritur në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe struktura tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas megjithëse nuk kanë marrë një përgjigjie pozitive nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për krijimin e këtij aktiviteti kanë zhvilluar aktivitetin e tyre i cili bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’ duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Po ashtu asnjë aspekt i veprimtarisë së këtyre shtetasve nuk është i qartë përsa i përket aseteve të kompanisë, zhvillimit të aktivitetit, deklarimit të fitimit, futjes së të dhënave kompjuterike me qëllim përfitimin monetar etj.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.

Deri më tani vlerësohet se për krijimin e këtij aktiviteti këta shtetas kanë shpenzuar rreth 1.000.000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore./tvklan.al

Continue Reading

Aktuale