Connect with us

Maqedonia e Veriut

Tetovë/Marshi mbarëkombëtar shtyhet për në dhjetor

Published

on

Këshilli Organizativ për festat e nëntorit përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije për opinioni se manifestimet që ishin planifikuar që të mbaheshin në Tetovë janë anuluar për shkak të tërmetit katastrofal që goditi Shqipërinë ditën e djeshme më 26 nëntor, njëherit ata apelojnë për ndihmë vëllezërve të gjakut.

Gjithashtu ata njoftojnë opinioni se koncerti dhe marshi mbarëkombëtar,të planifikuar për më 27 nëntor nuk do të mbahet,  i njëjti do të shtyhet për më 27 dhjetor dhe se do të shëndrohet në marsh solidariteti, ndërkaq koncerti do të shëndrohet në ditë për grumbullimin e ndihmave për banorët e dëmtuar nga tërmeti, përcjell in7.

“Të nderuar miq, më lejoni t’ju informoj se pas konsultimeve me këshillin organizativ vendosëm që në këto ditë tragjedie të kombit tonë të jemi në vendgjarje për t’i ndihmuar vëllezërit tanë aq sa kemi mundësi, ndërsa për këtë arsye vendosëm që marshin mbarkombtarë dhe koncertin e shtymë në date 27.12.2019 ku do ta shëndrojmë në marsh SOLIDARITETI dhe Koncertin ne grumbullim ndihmash per vëllezërit tanë…
Me respekt nga kshilli organizativ. Të lutemi për mëmëdheun si dhe vëllezërit tanë në Shqipëri.”

 

 

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale