Connect with us

Lajme

Sa gjatë mund të qëndrohet nën rënoja?

Published

on

Një vajzë gjashtë muajshe u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

Majin e vitit 2013 një grua u nxor nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, ku kishte qëndruar për 17 ditë. Punëtorët e dëgjuan teksa bërtiste:

“ Ju lutem, më nxirrni”, dhe përdorën pajisje gjurmimi video dhe audio për të gjetur pozicionin e saj të saktë. Pas tërmetit të Haitit në Janar 2010, një burrë mbijetoi për 12 ditë nën rrënojat e një dyqani. Të paktën 200,000 vetë vdiqën në atë katastrofë.

Kombet e Bashkuara zakonisht vendosin të heqin dorë nga përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit duke nisur nga pesë deri në shtatë ditë pas një katastrofe, pasi rrallë ndodh që dikush të gjendet i gjallë pas një apo dy ditëve.

E megjithatë, është e ditur tashmë se njerëzit mbijetojnë mund të shumë më gjatë se aq. Rasti më i jashtëzakonshëm është ndoshta ai i një 40 vjeçareje në Kashmirin e administruar nga Pakistani; zona u godit nga lëkundje të dhunshme sizmike dhjetorin e vitit 2005, dhe gruaja u arriti të shpëtohej pas më shumë se dy muajsh në gërmadhat e shtëpisë së vet.

Naqsha Bibi kishte arritur të shpëtonte falë ujit të shiut dhe ushqimeve të kalbura që arrinte të tërhiqte, ndërsa vendi ku kishte ngecur ishte aq i ngushtë sa nuk lëvizte dot. Ajo që ndodhi me Bibin, u cilësua një mrekulli. Por si mund të mbijetohet nën gërmadha pas një tërmeti?

Julie Ryan, koordinatore pranë Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se mbijetesa në masë të madhe varet nga ajo çfarë ndodh në momentin kur bie tërmeti dhe kur ndërtesa shembet.

“Situata ideale është kur, ndërsa jeni të bllokuar, por keni një lloj furnizimi me oksigjen nga jashtë, nuk jeni të lënduar, e mundësisht, keni dhe një lloj aksesi tej uji. Mirë është kur ekziston një lloj hapësire, një lloj boshëllku mes jush dhe masës inerte që ju rrethon”.

Ryan kujtoi sesi një ekip IRC arriti të shpëtonte një herë tre djem të varrosur praktikisht për pesë ditë nen rrënojat e shkollës së tyre për pesë ditë pas tërmetit të 2005-sës në Pakistan. Ata ishin të shtrirë në kurriz pranë njëri-tjetrit; tavani u kishte rënë sipër e prekte hundën, por nuk I kishte lënduar.

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Aktuale