Connect with us

Spektakël dhe Yje

Rina Balaj ofron shtëpinë e saj në Istog për të prekurit nga tërmetet

Published

on

Ajo i takon një prej gjeneratave më të reja të artisteve në estradë, por që pëlqehet mjaft shumë nga publiku për zërin e saj.

Fjala është për këngëtaren Rina Balaj, e cila aktualisht është vetëm 20-vjeçe, por në kohën kur lindi ishte pikërisht lufta në Kosovë dhe për këtë i gjithë vendi ynë ishte strehuar në Shqipëri.

Ndërsa tani, pas kaq shumë vitesh kur populli shqiptar përjetoi një tragjedi tejet të madhe, familja e Rinës ka vendosur që të ofrojë strehim për dy familje në Istog.

FOTO: Rina Balaj Instagram

Në njoftimin e këngëtares të publikuar në InstaStory, thuhet se familja e saj është e gatshme t’i mirëpret dy familje të prekura nga tërmetet.

Pos Rinës, strehim për banorët e Thumanës dhe Durrësit kanë ofruar edhe artistë të tjerë si: Genc Prelvukaj, Ledri Vula, Capital T etj.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Shpat Kasapi zbulon kuptimin e emrit të djalit: Pelenat s’ja ndërroj se nuk i shkon burrit

Published

on

Shpat Kasapi është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij Selvije janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roel.

I ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, Shpati ka zbuluar domethënien e emrit të djalit.

“Emrin e vendosëm të dy së bashku. Roel do të thotë gur i çmuar në anglisht dhe gjuhën franceze. Mendoj t’i dedikoj një këngë djalit, ndërkohë po punoj me dy këngë të reja.”

Ndër të tjera tha se nuk e ka problem që të kujdeset për djalin kur nuk ka mundësi partnerja, ndërsa për ndërrimin e pelenave u shpreh: “Nuk i shkon burrit tani të flasim drejt.”

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

“Na kanë bërë me faj”, Beatrix i dedikon këngë lidhjes me Donaldin (Video)

Published

on

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.

“Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix Ramosaj ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë.

“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim Instastory.

Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin. Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.

Ndër të tjera, ajo tregoi se kusgte nevojë edhe për pak kohë për veten. Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të marrë fitoren e reality shoë, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish./tch/

Continue Reading

Lajme

Publikojnë projektin e ri, Mozzik dhe Elvana Gjata kaluan çdo pritshmëri (VIDEO)

Published

on

By

Sikurse kishin bërë me dije mbrëmë në mesnatë Mozzik dhe Elvana kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Ata janë bërë për herë të parë bashkë, por pas kimisë që kanë patur dhë që është vënë ré nga fansat, besojmë se do vijojnë me bashkëpunime të tjera.

Kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”. Teksti është shkruar nga vetë reperi, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.

Kënga bën fjalë për një histori dashurie të shkurtër që ka mbaruar shumë shpejt. “S’ka s’ka më bindje, shkurt e pat kjo lidhje. Pa ty kjo ditlindje. Unë u ktheva në vendlindje!”- thuhet në refren që tashmë është hit në rrjete sociale e me siguri do na shoqërojë gjatë.

Continue Reading

Aktuale