Connect with us

Komente

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Published

on

Shkruan, Ervin KASAJ

Gjatë trajnimit në Gjermani kam përjetuar atё se çfarë do të thotë një tërmet vërtet i madh. Një nga hapat e trajnimit në Berlin ishte koha që duhet të kalonim në një dhomë specifike për tërmetet, ku specialistët “u detyruan” të përjetonin një tërmet me magnitudë mbi 6 të shkallës Rihter.

Mendoj se shumë njerëz tek ne nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979, në Shkodër. Ndaj, ky shkrim flet përse tërmeti vret dhe shkatërron.

 

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino – mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik – Korçë – Pogradec, ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje – Elbasan – Peshkopi. Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi. Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve. Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë. Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë – Ulqin.

 

Panik nga tërmeti…

Qytetarët duhet të dinë se, pas një aktiviteti sizmik, veçanërisht me magnitudë mbi 5, në 99 % të rasteve shoqërohen me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në Itali më 24 gusht 2016 me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter. Kjo do të thotë, se edhe pasgoditjet janë në të shumtat e rasteve po aq të rrezikshme sa tërmeti i parë, por që vijnë duke ulur intesitetin e tyre. Gjatë një tërmeti, si fillim duhet ruajtur qetësia, të uleni menjëherë në dysheme duke mbledhur duart dhe krahët përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline apo mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, por dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

Shqipëria, e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet

Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë, që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur të bëjë parashikime të mundshme duke minimizuar dëmet, të paktën të kursehen jetë njerëzish. Tërmetet nuk mund të parashikohen, por duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos patur katastrofa të mundshme. Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike të rajonizimit të sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme tërmetesh, ose për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të tërmeteve.

Continue Reading

Komente

Omer Ajdini: Funksionarët e BDI nga Likova, asnjë fjalë të vetme ngushëllimi për Rexhail Qerimin

Published

on

Omer Ajdini, kryetar i forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pas ceremonisë së varrosjes së të burgosurit të rastit “Alfa” Rexhail Qerimi, përcjell in7

Ajdini shkruan se një banor të komunës së Likovës e varrosëm sot i cili vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burg nga ky sistem i padrejtësisë ndërsa funksionarët e BDI nga Likova, asnjë fjalë të vetme ngushëllimi për Rexhail Qerimin.

Postimi i plotë:

Ne sot vorrosëm një banor të komunës së Likovës i cili vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burg nga ky sistem i padrejtësisë, ndërsa këto janë përfaqësuesit kryesorë të komunës tonë në këtë shtet, nga të cilët ASNJËRI sot nuk e tha as edhe një fjalë të vetme ngushëllimi për familjen e Rexhail Qerimit dhe për banorët e komunë tonë të cilët u tronditën nga kjo ngjarje! Asnjë fjalë sot, si asnjë fjalë gjatë gjithë këtyre viteve që Rexhaili mbahej në burg padrejtësisht!!

Sadulla Duraku në 20 vitet e fundit ka qenë njeriu më me ndikim në komunën tonë, dhe sot një banor i komunës së tij varroset nga vdekja në burg dhe ai nuk gjen kohë as edhe për 1 fjalë të vetme ngushëllimi. 20 vite pushtet absolut, 13 vite kohë për ndërhyrje dhe sot sikur për rresht 13 vite asnjë fjalë për një të ndjerë. A e pranoi fajin dhe nuk pati guxim të kërkoj falje, apo edhe sot si gjithmonë nuk i interesoi çfarë ndodhi me vëllezërit e tij?! Cila është unë nuk e di, por njëra duhet të jetë e vërteta!
Erkan Arifi për çdo ditë poston mesatarisht nga 2.5 postime, ndërsa sot nuk e pa të arsyeshme ta thotë ASNJË fjalë të vetme për Rexhailin. A nuk vlenë jeta e Rexhailit sa një rrugë e shtruar me begatonka që të shprehet të paktën një fjalë ngushëllimi për familjen?! Apo edhe ai sikur gjithë të tjerët e dinte dhe e pranoi fajin dhe nuk pati guxim ta thotë as edhe një fjalë të vetme?!
Arbër Ademi gjatë gjithë këtyre viteve për çdo ditë ka kaluar para shtëpisë së Rexhail Qerimit meqë vie nga i njëjti fshat, dhe për 14 vite asnjëherë nuk mori guximin që ta thotë 1 fjalë të vetme në parlament për bashkëfshatarin e tij që dergjej në burg padrejtësisht. Si do të kalosh pranë dyerve të familjes së Rexhailit nga sot e tutje kur as një fjalë të vetme nuk e the sot për vëllaun tënd që të vdiq në burg?! Mos qofsha në lëkurën tënde!

Rexhail Ismaili poashtu përfaqësoi komunën e Likovës në parlament për shumë vite, dhe pati guxim që të rrihej pa kurfar turpi në parlament me vllaun e tij, por kurr nuk pati guxim t’i pyes institucionet e këtij shteti pse e mbanin në burg bashkëfshatarin e tij padrejtësisht. Ai kishte grushta për vëllaun në parlament, por nuk kishte dëshirë ta nxirrte një vlla tjetër nga burgu ku mbahej padrejtësisht, dhe sikur 14 vitet e kaluara edhe sot nuk e tha asnjë fjalë të vetme për Rexhailin që e vorrosëm në varrezat e fshatit të tij!

Berat Ajdari i bëri më shumë se 1 vit që kur u bë deputet, dhe asnjëherë nuk u kujtua ta thotë një fjalë të vetme për bashkëluftëtarin e tij të cilin ja kishin dënuar padrejtësisht. Berat, po të kishe pasur nevojë për Rexhailin në luftë jam i bindur që ai në zjarr do të kishte hyrë e s’do të kishte lënë të vetëm, por ti lëre që e le atë të vetëm të vdes në duart e sistemit të padrejtë që ti e përkrah, po sot nuk pate guximin ta thuash as edhe një fjalë të vetme ngushëllimi për familjen e tij. Nuk e bën këtë ushtari për ushtarin, vllau për vllaun, dije Berat!

Po çfarë të bëjmë! Këto vëllezër të dashur janë përfaqësuesit e komunës së Likovës të cilët i kemi zgjedhur dhe po i mbajmë në pushtet ne; përfaqësues të cilët në zgjedhje na i shurdhojnë veshët me premtime, e sot (sikur 13 vite deri tani) nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kur vorrosëm një vëlla që u mbajt dhe na vdiq në burg padrejtësisht.
Mos mbetshim në duart e tyre sepse fundin dihet si do ta kemi!, ka shkruar Ajdini./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë Shtetformues!

Published

on

Nga Skender Karaçica

Në emisonin politik,,Top Open,,të drejtuar nga Eni Vasili,ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar Edi Rama,tema bosht kishte të bëj me aktualitetin në Shqipëri në dritën e mandatit të tretë dhe kahet e zhvillimit të shtetit shqiptar.
Duke folur për çështjen shqiptare në RVM-së,Edi Rama e tha kalimthi se ,,shqiptarët janë shtetformues,,dhe e ardhmja e këtij shteti multietnik,në relacionet sipas projektit tre palësh(Serbi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

Për çështjen shqiptare në RVM-së Tirana zyrtare,nuk e kemi të qartë pse me kaq nguti dhe pa argumente,flasin për shqiptarët në hapësirën etnike se,ata paskëshin marrë avancimin e kodit kushtetues në ,,shtetformues,,(sic!).
Edia Rama,shqiptarët si popull i dytë shumicë,qysh se nga viti 1945 e deri më sot,ata e kanë statusin kushtetues të pakicës kombëtare dhe jo(shtetformues)!

Për informimin e qeverisë shqiptare në Tiranë,me insistimin e Sofjës zyrtare tash e tutje,përmes qeverisë në Shkup, pakica bullgare ka hyrë në Kushtetutën e RVM-së me kodin shtetformues.

Tirana zyrtare e ka të drejtën kushtetuese të flasë e të mbrojë çështjen shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë,duhet të jetë në dijeni të plotë për pozitën kushtetuese të pakicës kombëtare të shqiptarëve dhe jo shtetformues në RVM-së(sic!).
Për këtë çështje,do të ishte mirë të bisedohet në relacioanet në mes Tiranës dhe Shkupit,kur bashkëpunimi në mes të dyja vendeve po thellohen në të gjitha fushat e jetës.
Çikago,27 janar 2022

Continue Reading

Komente

Labinot Tahiri për Rexhail Opajën: Isha në protesta për Rastin Alfa, të kujdesemi për familjen e tij!

Published

on

Këngëtari i njohur shqiptar Labi ka reaguar në rrjetin Facebook pas vdekjes së Rexhail Qerimit

Reagimi i plotë:
”Nëse një ushtar i Lirisë, ndrron jetë edhe pasi të jemi në Liri, ne jemi përgjegjës të kujdesemi për familjen e tij”.

Edhe në rastin Alfa isha në protesta dhe nē të gjitha rastet për tê cilat akoma nuk ka drejtesi!
Kam marr pjesë disa herë, për faktin se ndjejë një përgjegjesi morale e kombetare duke e ditur se të gjitha familjet shqiptare ne Maqedoni, na i strehuan; prindërit, motrat e vllezerit tanë , duke u’a hapur dyert gjatë kohërave të renda e deri te lufta e fundit Kosovë- Serbi.

Të nderuar ushtar të Lirisë , ju të lartêsuar nga Zoti dhe populli UÇK-ja jonë , nga do që jeni, juve dhe familjes së të ndjerit , ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e shokut tuaj të luftës.

Lavdi!

Me respekt dhe konsiderat të lartë, një artist nga Kosova e Shqipërisë.

Labinot Tahiri
28 janar 2022, ka shkruar Labinot Tahiri.

Continue Reading

Aktuale