Connect with us

Bota

Erdogan: E gjitha bota islame të ndihmojë Shqipërinë

Published

on

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka deklaruar se e gjithë bota islame duhet të mbështesë Shqipërinë.

Lidhur me tërmetet shkatërruese, Erdogan bën të ditur se i ka telefonuar kryeministrit Edi Rama dy herë për tu përditësuar në lidhje me operacionet e kërkim shpëtimit të të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë.

Presidenti turk theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.

“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim.

Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, tha ai.

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Bota

Motoçiklisti i ndjekur nga policia përplaset për vdekje në transmetim direkt (Video)

Published

on

Një motoçiklist në një ndjekje të shpejtë nga policia e Los Angeles në SHBA, është përplasur për vdekje teksa filmohej dhe transmetohej direkt nga mediat dhe helikopteri i policisë.

Drejtuesi ende i paidentifikuar kishte arritur shpejtësinë 220 km/orë në Roscoe Boulevard në Kaliforni pasditen e sotme, para se të përplasej tragjikisht me të gjithë fuqinë në një mjet tjetër që u kthye majtas, raporton Fox News.

Policia që nisi të bënte kontrollet e targës zbuloi fillimisht se motoçikleta ishte e vjedhur, sipas zëdhënësit Sgt. Bruce Borihanh.

Më pas ata thirrën njësinë e helikopterit dhje nuk vijuan ndjekjen me makina.

Por shfaqja e kamerave ajrore u kthye në një tragjedi të rëndë për këdo që ndiqte pamjet e transmetuara.

Rrjeti vendas CBS transmetoi direkt ndjekjen katastrofike madje me lexuesen e lajmeve që vijoi të komentonte deri në momentin e përplasjes, kur dhe nisi heshtja e zymtë.

“Oh Zot!” tha lezuesja duke mbajtur fytyrën me duar. “Më vjen keq që dëshmuan këtë përplasje të motoçikletës me një makinë”.

Autoritetet thanë se motoçiklisti u shpall i vdekur në vendngjarje.

Continue Reading

Bota

Bombardimi i burgut në Jemen, ndërrojnë jetë rreth 100 persona

Published

on

Të paktën 100 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të koalicioni të drejtuar nga Arabia Saudite në një burg në Jemen.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në rajonin e Saada, një strehë e sigurt për rebelët houthi.

Sulmi vjen si një kundërpërgjigje ndaj një operacioni vdekjeprurës së rebelëve houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i Arabisë Saudite.

Disa orë pas sulmit ajror, ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e të mbijetuarve, por shpresat janë shumë të vogla.

Arabia Saudite prej vitit 2015 ka drejtuar një koalicion të shteteve arabe në luftën kundër rebelëve që ka sjellë shkatërrim në Jemen. Mijëra civilë kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë braktisur banesat e tyre.

Continue Reading

Aktuale