Sport
Zidan: E dua Mbapen
Zidani i sinqertë: I dashuruar jam te Mbapeja
Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Paris Sen Zhermenit, në konferencë për shtyp deklaroi se ka një kohë që është “i dashuruar”, në sulmuesin kundërshtar, Kilian Mbape.
Me këtë ai edhe më tepër i përforcoi spekulimet për transferin e mundshëm të tij në “Santiago Bernabeu”.
“Mbape vjen si kundërshtar. Do të bëj gjithçka që varet prej meje për ta ndaluar. E dimë se PSZH do të jetë optimalisht e përgatitur. Ndeshja është e rëndësishme për të gjithë. Duhet të luajmë shkëlqyeshëm si ekip. Ata do të jenë të mobilizuar në mënyrë ekstreme. Po ashtu edhe ne. Duam të arrijmë rezultat të mirë dhe do të jetë interesant. Ka një kohë që jam i dashuruar në Mbapen, fillimisht si person. Mendoj se të dytë, me Nejmarin, do të luajnë. Ndërsa, ne jemi mirë të përgatitur. Duhet të jemi të guximshëm”, theksoi Zidan.
Sport
Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë
Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.
Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.
Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.
Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.
Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.
Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.
Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.
Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.
Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.
Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.
Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/
Nahhh Messi was in absolute disbelief after Mbappe body checked him 😭😭😭 pic.twitter.com/rborS2d2E3
— Albi 🇽🇰 (@albiFCB7) August 14, 2022
Kylian Mbappe really had the audacity to ask Neymar to give him the second penalty after he he missed his first one 😐
pic.twitter.com/DxFML8jxqf— LSPN FC (@LSPNFC_) August 14, 2022
Sport
Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës
Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.
Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.
‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.
Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.
Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt
Sport
Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Messi mund të rikthehet në Barcelonë
Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.
Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.
Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.
Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.
Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.
Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.
Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare