Connect with us

Shqipëri

Xhaçka: Jo panik, qytetarët të mos hynë në banesat e dëmtuara

Published

on

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilësoi tërmetin e kësaj të marte që goditi territorin shqiptar si më të fortin që ka përjetuar vendi që prej vitit 1979.

Në një deklaratë për mediat, nga ku u bërri thirrje qytetarëve që të rruajnë qetësinë, ministrja Xhaçka bëri me dije së dëmet janë të mëdha dhe se nga goditja e mëngjesit janë regjistruar dhe 250 pasgoditje.

“Është e pamundu ne kete moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve. Dëmet janë të mëdha, këtë e dimë. Ky ishte tërmeti më i forte që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike. Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesite e specializuara. Në respekt të qytetarëve dua të bëj një pasqyrë të situatës së deritanishme por theksoj edhe një herë se, informacioni përditësohet çdo minutë e shifrat mund të ndryshojnë. “

Ministrja pohoi gjithashtu se deri në orën 18:30 janë regjistruar 21 viktima në prefekturën Durrës.

“Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse te shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove te ekspertizës perfundimtare. Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës.”

Xhaçka njoftoi më tej se janë shpëtuar 45 persona ndërsa janë plagosur rreth 600 të tjerë.

“Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lenduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore. Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër nderkohe qe qeveria pak minuta me pare e shpalli 27 nentorin dite zie kombetare ne respekt te jetëve te humbura.”

Ministrja theksoi se rreth 2 mijë efektivë të FA janë angazhuar në terren si dhe rreth 1900 policië.

“2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit jane ne terren dhe gatishmëri te plote, bashke me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.”

Continue Reading

Lajme

Veliaj pret kryebashkiakun e Lundit, Philip Sandberg: Ura bashkëpunimi mes të rinjve

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti homologun e Lundit, Philip Sandberg, me të cilin diskutoi për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me të rinjtë e të dyja qyteteve, sidomos gjatë këtihj viti kur Tirana mban titullin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë.

“Është kënaqësi që të ndajmë eksperiencën tonë për organizimet e këtij viti, si dhe të shohim se si të çojmë përpara shumë prej kauzave rinore dhe punëve të mira që bëhen në qytete si Lundi. E informova kryetarin sesi qyteti i Tiranës ka financuar një pafundësi aktivitetesh rinore – deri tani kanë ndodhur rreth 500 aktivitete dhe deri në fund të vitit kemi edhe 500 të tjera – por, titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë nuk është vetëm një titull simbolik. Në Këshillin Bashkiak kemi shumë të rinj të angazhuar dhe duam që kjo të vazhdojë edhe me përfaqësimin në Parlament apo institucionet e tjera”, nënvizoi Veliaj. Kryebashkiaku tha se Tirana dhe të rinjtë e saj kanë shumë interes për të mësuar nga Lundi, që cilësohet si “Kryeqyteti i Evropës” për digjitalizimin.

“Lundi vërtet është një nga qytetet më të rëndësishme të Suedisë, por është gjithashtu Kryeqytet i Europës për digjitalizimin. Është kënaqësi e veçantë të kemi grupe të rinjsh që kanë mundësi të takojnë njëri-tjetrin, të krijojnë disa ura bashkëpunimi që zgjasin sa një jetë. Më vjen shumë mirë që edhe ne po bëjmë hapa përpara në fushën e digjitalizimit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët po trajnohen te qendra TUMO”, u shpreh Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Lundit, Philip Sandberg tha se ai dhe grupi i të rinjve që e shoqërojnë, kanë ardhur në Tiranë për të mësuar më shumë nga Kryeqyteti Evropian i Rinisë. “Ne jemi një qytet që e duam rininë dhe të rinjtë dhe jemi shumë të impresionuar të shohim se si ju po punoni si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duam të mësojmë nga Tirana, por gjithashtu edhe të ndajmë eksperiencat tona. Rinia jonë është e ardhmja e vendeve tona. Ne duhet të investojmë për të”, theksoi Sandberg.

Continue Reading

Lajme

Edi Rama paraqitet me atlete në Samitin e NATO-s

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur me atlete në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid.

Në një video të publikuar në Facebook nga vetë ai, shihet teksa qëndron në mesin e liderëve më të fuqishëm botërorë, si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i veshur me kostum, derisa mbathur ka atlete të bardha.

Kjo nuk është hera e parë që Rama shfaqet me atlete në ngjarje të rëndësishme botërore.

Samiti i NATO-s përfundon të enjten, derisa gjatë dy ditëve sa është zhvilluar, në fokus ishte lufta në Ukrainë.

Continue Reading

Lajme

Deputetët e PD-së i bashkohen protestës së 7 korrikut

Published

on

Pjesa dërrmuese e deputetëve të Partisë Demokratike konfirmojnë pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 7 Korrik, por njëherazi kërkojnë që të nisin konsultimet me ta për strategjinë që duhet ndjekur për tubimin e së enjtes.

“Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja”, tha Grida Duma.

“Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve”, u shpreh Alizoti.

“Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë”, theksoi Ina Zhupa.

“Unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta”, u shpreh Salianji.

“Do marr pjesë në protestë, po organizohemi”, tha Xhelal Mziu.

“Po do marr pjesë”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

“Ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike”, u shpreh Hoxha.

“Do jem në 7 Korrik në protestë”, tha Korreshi.

Thirrjes i janë bashkuar edhe aleatët, teksa të tjerë pritet që vendimin ta marrin ditët në vijim.

“Po ne do marrim pjesë, PAA”, tha Agron Duka.

“Do mblidhemi ta vendosim”, u shpreh Mesila Doda.

Të vetmit që kanë refuzuar thirrjen e Sali Berishës janë Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët së bashku me Lulzim Bashën u lanë jashtë grupeve të punës për organizimin e protestës nga Partia Demokratike.

“Jo protestë për non gratat. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk është ai shpresa e njerëzve”, tha Alibeaj.

“Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave”, tha Gazment Bardhi.

Pati nga ata deputetë që nuk i përkasin asnjë grupimi, por për shkak të angazhimeve mos qenia në Shqipëri ua pamundëson ardhjen në protestë.

“Nëse do të jem në Shqipëri do marr pjesë në protestë”, tha Gjekmarkaj.

Nga ata që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës disa patën kurajon ta pranonin publikisht mungesën, ndërsa të tjerë thanë se atë ditë ishin jashtë vendit.

Për organizimin e protestës së 7 Korrikut, Partia Demokratike ka angazhuar pothuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar, me qëllim pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve në shesh./Tv Klan/

Continue Reading

Aktuale