Connect with us

Shqipëri

“Thellësisht të prekur”, DW: Valë solidariteti me Shqipërinë nga Evropa

Published

on

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë vjen një valë solidariteti nga Europa. Kancelarja Merkel i ka ofruar ndihmë emergjente Shqipërisë. Shumë vende të tjera fqinje e europiane tregohen solidare me Shqipërinë.

Pas fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri, Bashkimi Europian ka reaguar zyrtarisht përmes Federica Mogherinit, zëvendëspresidente e BE dhe e ngarkuara në largim për Politikën e Jashtme si edhe komisionerit të BE, Christos Stylianides duke shprehur tronditjen për tërmetin shkatërrues që ka shkaktuar viktima në Shqipëri. “Shprehim ngushëllimin e thellë për njerëzit dhe auoritetet e shtetit. BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është gati të ofrojë ndihmën e saj.” Mekanizmi Europian për Mbrojtjen e Civilëve dhe Qendra Koordinuese për Rastet e Emergjencave të BE ( ERCC) kanë ofruar ndihmë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.

Kërkohen njerëz në rrënoja në Thumanë

Ndihmat e para janë nisur ndërkohë drejt Shqipërisë. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia kanë nisur avionët me ndihma në Shqipëri. Edhe Kosova po ndihmon. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkruan, se “Kosova ka dërguar njësitë e saj për të ndihmuar autoritetet në këto momente të vështira”. Autoritete të larta nga Kosova kanë bërë të ditur dërgimin e forcave të ushtrisë dhe emergjencës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas njoftimeve, ka vënë në përdorim mekanizmin e ndihmës së emergjencës. Njoftimi vjen nga zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Edhe Mali i Zi dhe Serbia janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë. Nga Mali i Zi dhe nga Serbia janë nisur dy ekipe të specializuara për shpëtimin në raste katastrofash. Nga Rumania janë nisur ndërkohë dy aeroplanë ushtarakë shpëtimi, pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe ndihmat nga Turqia.

Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Europa është solidare me vendin dhe njerëzit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre.”Solidaritet me Shqipërinë ka treguar edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Austri, dhe ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz. “Mendimet e lutjet e mia janë me shqiptarët, veçanërisht me familjet e viktimave të tërmetit. Ne jemi të gatshëm për ndihmë.”
Edhe kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, i cili ka telefonuar kryeministrin Rama për të ofruar ndihmë, shkruan në twitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këtë ditë të vështirë dhe shprehim shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale. Jemi gati të ndihmojmë.” Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po ashtu ka ofruar ndihma në një telefonatë me kryeministrin Rama. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë.”

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Lajme

FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën /VIDEO

Published

on

By

FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj, duke ofenduar Armando Dukën, kryetarin e kësaj federate.

Sipas audio-incizimit të publikuar, Veliaj duket i përkushtuar ta rrëzojë në çdo mënyrë nga “froni” kryetarin Duka.

Ndër të tjera, Veliaj thotë se “futbolli është i vetmi ishull” që nuk e ka në kontroll dhe dëshiron ta marrë edhe atë.

Po ashtu, dëgjohet duke thënë se “jo UEFA dhe FIFA të zbresin, po Jezusi dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin luftën time”.

Ndryshe, një shpërthim me tritol ka ndodhur në shtëpinë e Dukës të hënën mbrëma. Shpërthimi ndodhi pas disa ditëve me retorika të ashpra ndërmjet tij dhe Veliajt, i cili a ka quajtur Dukën “beu” i futbollit shqiptar, duke e akuzuar si pjesë e një grupi mafioz, i cili ka marrë peng federatën dhe gjithë futbollin shqiptar./Insajderi.com

Continue Reading

Aktuale