Connect with us

Lajme

Shqipëri, dy jetë lindën 20 minuta pas tërmetit (VIDEO)

Published

on

20 minuta pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë, lindën dy foshnja binjake.

Këtë e bëri të ditur në rrjetin social Facebook së bashku me një video gjinekologja Anika Dokla.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë”, shkruan Anika Dokla në Facebook.

https://www.facebook.com/adokle/videos/10221651127566673/

 

Continue Reading

Lajme

Kroacia kundër Biden: Nuk do të dërgojmë asnjë ushtar në Ukrainë!

Published

on

Presidenti kroat ka habitur opinionin, duke dalë me qëndrim për situatën në Ukrainë, që nuk korrepsondon me qndrimin e shumë vendeve tjera anëtare të NATO-s. Në një pres konferencë, presidenti Zoran Millanoviq ka thënë se në rast se fillon konflikti në Ukrainë, ai d të japë urdhër për tërheqjen e gjithë ushatërve kroatë.

I pyetur se si e komenton konfliktin në Ukrainë, Milanoviq madje është përgjigjur se nuk din për konflikt të tilë.

“NATO po e përforcon prezencën e vetë, ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë. Nëse vjen deri te eskalimi, do të tërhiqmi deri në ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me Ukrainën, por ka të bëjë me politikën e Bajdenit, unë shoh sjellje joparimore dhe të rrezikshme. Ekzistojnë mënyra se si mund të shpëtohet Ukraina, së paku 99 ër qind, e ajo është ndhma ekonomike”, tha Millanoviq.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Aktuale