Connect with us

Lajme

Qeni nuk largohet nga trupi i pronarit qe ndodhet nën gërmadha

Published

on

Një fotografi prekëse po qarkullon nëpër rrjetet sociale sot. E përderisa e njëjta u shpërnda në orët pas tërmetit në Shqipëri, fillimisht u dyshua se fotoja ka qënë e bërë pikërisht nga fatkeqësia në Durrës.

Por më vonë është kuptuar se fotografia ka qënë e vjetër dhe dikush e ka shpërndarë në rrjetete sociale. Nën e euforinë e të raportuarit nga terreni dhe për t’ua ardhur në ndihmë qytetarëve që kërkonin të gjenin të afërmit nën rrënoja, mediet kanë publikuar të njëjtën.

Gabimin e njëjtë, por pa kurrfarë qëllimi të keq e ka bërë edhe redaksia e in7.tv . Prandaj, kërkojmë ndjesë nëse dikush është mashtruar apo është ndjerë i fyer nga ky publikim.

Përndryshe, në tragjedinë që ndodhi herët në mëngjes, dikush ka kapur një fotografi pikëlluese.

Një qen që po qëndronte pranë dorës së pronarit i cili ndodhej nën gërmadhat e objektit që ishte shembur nga tërmeti.

Një tërmet 6.4 ballësh, pasuar edhe nga disa të tjera mjaftë të fuqishme, ka goditur Shqipërinë, teksa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Qyteti i Durrësit është ai që ka shënuar viktima, ku deri tani raportohet për rreth 4 të vdekur vetëm në këtë qytet.

Ndërkaq, tërmeti ka lënë edhe dëme të mëdha materiale, ku disa pamje tregojnë gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhen rrugët e këtij qyteti bregdetar.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale